Për hapjen e Shkollës së Lartë Universitare Private “Kampusi Universitar Mesdhetar”, Tiranë.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi relacionin e “Shkollës së Lartë Universitare Private “Kampusi Universitar Mesdhetar”, Tiranë”, bazuar në raportin e vlerësimit të Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, bazuar në kriteret dhe standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këto përfundime:
Struktura e kërkuar nga Shkolla e Lartë Universitare Private “Kampusi Universitar Mesdhetar”, është:
- Fakulteti i Shkencave Ekonomike
§ Departamenti i Menaxhimit
§ Departamenti i Financës
§ Qendra e kërkimit dhe zhvillimit (FSHE)
- Fakulteti i Shkencave Mjekësore
§ Departamenti i Lëndëve klinike dhe paraklinike
§ Departamenti i Odontologjisë
§ Qendra e kërkimit dhe zhvillimit (FSHM)
Strukturës së “Shkollës së Lartë Universitare Private “Kampusi Universitar Mesdhetar”, Tiranë”, i bashkëngjiten programet e reja të studimit:
- “Bsc në Administrim Biznesi” miratuar me VKA Nr. 372, datë 17.09.2012;
- “Bsc në Higjenë Dentare”; “Bsc në Infermieri”; “Msc i integruar në Stomatologji dhe Proteza Dentare” dhe “Msc i integruar në Mjekësi dhe Kirurgji”, të hapura me VKA Nr. 502, datë 03.06.2013.
- “Bsc në Menaxhim Turizmi” dhe “Bsc në Financë – Bankë” të hapura me VKA Nr. 519, datë 18.07.2013
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Institucioni: Fakulteti i Shkencave Ekonomike, Shkolla e Lartë Universitare Private “Kampusi Universitar Mesdhetar”
të hapet
Institucioni: Fakulteti i Shkencave Mjekësore, Shkolla e Lartë Universitare Private “Kampusi Universitar Mesdhetar”
të hapet