ascal_admin, Author at ASCAL https://dev.ascal.al/en/author/ascal_admin/ Quality Assurance Agency in Higher Education Tue, 28 Apr 2026 08:35:04 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.3 https://dev.ascal.al/wp-content/uploads/2026/04/logo-150x63.png ascal_admin, Author at ASCAL https://dev.ascal.al/en/author/ascal_admin/ 32 32 Vendimet e mbledhjes 27 Mars 2026 https://dev.ascal.al/en/vendimet-e-mbledhjes-27-mars-2026/ Tue, 28 Apr 2026 08:35:04 +0000 https://www.ascal.al/vendimet-e-mbledhjes-27-mars-2026/ REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 38, datë 27.03.2026
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “BIOLOGJI MOLEKULARE”, TË UNIV

The post Vendimet e mbledhjes 27 Mars 2026 appeared first on ASCAL.

]]>
REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 38, datë 27.03.2026

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “BIOLOGJI MOLEKULARE”, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 27.03.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Biologji Molekulare”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Biologji Molekulare”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 1225, datë 03.09.2008
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Biologjisë
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Gjuha e mësimdhënies: Shqip
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Tiranës
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Kategoritë e veprimtarive formuese të kurrikulës së këtij programi studimi, nuk janë në përputhje me parashikimet e akteve nënligjore në fuqi.
    2. Mungesa e përcaktimit në planin mësimor të këtij programi studimi, të krediteve për realizimin e praktikës profesionale, sikurse parashikohet në aktet nënligjore në fuqi.
    3. Mungesa e koordinatorit të programit të studimit, i cili është përgjegjës për ecurinë, zhvillimin dhe praktikën profesionale të programit të studimit, në përputhje me objektivat e tij.
    4. Në një pjesë të konsiderueshme të lëndëve të programit të studimit evidentohet literaturë bazë e detyrueshme e kufizuar dhe e papërditësuar, e shoqëruar me mungesën e një përditësimi sistematik të syllabuseve me literaturë bashkëkohore të detyrueshme dhe të rekomanduar, duke përfshirë burime në gjuhën shqipe dhe angleze nga shtëpi botuese prestigjioze të botuara në pesë vitet e fundit.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Biologji Molekulare”, të Universitetit të Tiranës.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 26.03.2030.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 38, datë 27.03.2026, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Biologji Molekulare”, të Universitetit të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që kategoritë e veprimtarive formuese të kurrikulës së këtij programi studimi, të jenë në përputhje me parashikimet e akteve nënligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të përcaktojë në planin mësimor të këtij programi studimi, ngarkesën në kredite të dedikuara për realizimin e praktikës profesionale.
  3. Institucioni, të marrë masa për përcaktimin e koordinatorit të programit të studimit, i cili është përgjegjës për ecurinë, zhvillimin dhe praktikën profesionale të programit të studimit, në përputhje me objektivat e tij.
  4. Institucioni, të rishikojë dhe të përditësojë në mënyrë sistematike syllabuset e këtij programi studimi, me qëllim pasurimin dhe aktualizimin e literaturës bazë të detyrueshme dhe asaj të rekomanduar, duke përfshirë burime bashkëkohore në gjuhën shqipe dhe angleze nga shtëpi botuese prestigjioze të botuara brenda pesë viteve të fundit, si dhe të shmangë mbështetjen në një numër të kufizuar tekstesh për çdo lëndë.
  5. Institucioni, të vërë në dispozicion një platformë të licensuar për kontrollin e plagjiaturës, të aksesueshme nga personeli akademik dhe studentët e këtij programi studimi.
  6. Institucioni, të përdorë një sistem elektronik për kontrollin e dijeve, me synim rritjen e transparencës dhe minimizimin e abuzimeve gjatë procesit të vlerësimit, në funksion të këtij programi studimi.
  7. Institucioni, të hartojë dhe zbatojë një kuadër të unifikuar udhëzuesish që të përfshijë si zhvillimin dhe përdorimin e metodave të ndryshme dhe inovative të mësimdhënies të përshtatura me programet e studimit, ashtu edhe standardizimin e praktikave të vlerësimit nëpërmjet një udhëzuesi të unifikuar, duke garantuar sigurimin e një kontrolli të vazhdueshëm të njohurive, në funksion të identifikimit dhe përmirësimit në kohë të mangësive të studentëve.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 39, datë 27.03.2026

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “BIOLOGJI MJEDISORE”, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 27.03.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Biologji Mjedisore”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Biologji Mjedisore”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 1225, datë 03.09.2008 dhe Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 110, datë 04.03.2022
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Biologjisë
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Gjuha e mësimdhënies: Shqip/Anglisht
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Tiranës
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Kategoritë e veprimtarive formuese të kurrikulës së këtij programi studimi, nuk janë në përputhje me parashikimet e akteve nënligjore në fuqi.
    2. Mungesa e përcaktimit në planin mësimor të këtij programi studimi, të krediteve për realizimin e praktikës profesionale, sikurse parashikohet në aktet nënligjore në fuqi.
    3. Mungesa e koordinatorit të programit të studimit, i cili është përgjegjës për ecurinë, zhvillimin dhe praktikën profesionale të programit të studimit, në përputhje me objektivat e tij.
    4. Në një pjesë të konsiderueshme të lëndëve të programit të studimit evidentohet literaturë bazë e detyrueshme e kufizuar dhe e papërditësuar, e shoqëruar me mungesën e një përditësimi sistematik të syllabuseve me literaturë bashkëkohore të detyrueshme dhe të rekomanduar, duke përfshirë burime në gjuhën shqipe dhe angleze nga shtëpi botuese prestigjioze të botuara në pesë vitet e fundit.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Biologji Mjedisore”, të Universitetit të Tiranës.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 26.03.2030.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 39, datë 27.03.2026, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Biologji Mjedisore”, të Universitetit të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që kategoritë e veprimtarive formuese të kurrikulës së këtij programi studimi, të jenë në përputhje me parashikimet e akteve nënligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të përcaktojë në planin mësimor të këtij programi studimi, ngarkesën në kredite të dedikuara për realizimin e praktikës profesionale.
  3. Institucioni, të marrë masa për përcaktimin e koordinatorit të programit të studimit, i cili është përgjegjës për ecurinë, zhvillimin dhe praktikën profesionale të programit të studimit, në përputhje me objektivat e tij.
  4. Institucioni, të rishikojë dhe të përditësojë në mënyrë sistematike syllabuset e këtij programi studimi, me qëllim pasurimin dhe aktualizimin e literaturës bazë të detyrueshme dhe asaj të rekomanduar, duke përfshirë burime bashkëkohore në gjuhën shqipe dhe angleze nga shtëpi botuese prestigjioze të botuara brenda pesë viteve të fundit, si dhe të shmangë mbështetjen në një numër të kufizuar tekstesh për çdo lëndë.
  5. Institucioni, të vërë në dispozicion një platformë të licensuar për kontrollin e plagjiaturës, të aksesueshme nga personeli akademik dhe studentët e këtij programi studimi.
  6. Institucioni, të përdorë një sistem elektronik për kontrollin e dijeve, me synim rritjen e transparencës dhe minimizimin e abuzimeve gjatë procesit të vlerësimit, në funksion të këtij programi studimi.
  7. Institucioni, të hartojë dhe zbatojë një kuadër të unifikuar udhëzuesish që të përfshijë si zhvillimin dhe përdorimin e metodave të ndryshme dhe inovative të mësimdhënies të përshtatura me programet e studimit, ashtu edhe standardizimin e praktikave të vlerësimit nëpërmjet një udhëzuesi të unifikuar, duke garantuar sigurimin e një kontrolli të vazhdueshëm të njohurive, në funksion të identifikimit dhe përmirësimit në kohë të mangësive të studentëve.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 40, datë 27.03.2026

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “FINANCË”, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 27.03.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Financë”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Financë”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 359, datë 21.09.1991 dhe Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 110, datë 04.03.2022
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Financës
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Gjuha e mësimdhënies: Shqip/Anglisht
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Tiranës
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Ngarkesa mësimore e disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, është e lartë.
    2. Programi i studimit nuk ka pësuar përditësime të rëndësishme të kurrikulës që prej vitit 2022 për të reflektuar zhvillimet teknologjike në fushën e financës, duke mos përfshirë tema bashkëkohore si financa digjitale dhe fintech, si dhe lëndë të tilla si financa personale dhe sistemet e kontabilitetit të kompjuterizuar, në vend të një pjese të lëndëve ekzistuese të menaxhimit.
    3. Përfshirja dhe angazhimi i studentëve të këtij programi studimi në proceset e sigurimit të brendshëm të cilësisë, është i limituar.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Financë”, të Universitetit të Tiranës.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 26.03.2031.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 40, datë 27.03.2026, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Financë”, të Universitetit të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa për uljen e ngarkesës mësimore të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, në përputhje me aktet nënligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të rishikojë e përditësojë kurrikulën e programit të studimit, me qëllim reflektimin e zhvillimeve teknologjike në fushën e financës, duke integruar tema bashkëkohore si financa digjitale dhe fintech, si dhe duke përfshirë lëndë si financa personale dhe sistemet e kontabilitetit të kompjuterizuar, në rishpërndarje ose zëvendësim të një pjese të lëndëve ekzistuese të menaxhimit.
  3. Institucioni, të marrë masa për rritjen e përfshirjes dhe angazhimit të studentëve të këtij programi studimi në proceset e sigurimit të brendshëm të cilësisë.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 41, datë 27.03.2026

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “FINANCË”, ME PROFILE “DREJTUES FINANCIAR”, “NDËRMJETËS BANKAR”, “NDËRMJETËS JOBANKAR”, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 27.03.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Financë”, me profile “Drejtues Financiar”, “Ndërmjetës Bankar”, “Ndërmjetës Jobankar”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Financë”, me profile “Drejtues Financiar”, “Ndërmjetës Bankar”, “Ndërmjetës Jobankar”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 510, datë 08.11.2010
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Financës
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Gjuha e mësimdhënies: Shqip
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Tiranës
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Kualifikimi i disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk është në përputhje me parashikimet e akteve nënligjore në fuqi.
    2. Ngarkesa mësimore e disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, është e lartë.
    3. Programi i studimit nuk ka pësuar përditësime të rëndësishme të kurrikulës që prej vitit 2022 për të reflektuar zhvillimet teknologjike dhe praktikat bashkëkohore në fushën e financës.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Financë”, me profile “Drejtues Financiar”, “Ndërmjetës Bankar”, “Ndërmjetës Jobankar”, të Universitetit të Tiranës.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 26.03.2030.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 41, datë 27.03.2026, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Financë”, me profile “Drejtues Financiar”, “Ndërmjetës Bankar”, “Ndërmjetës Jobankar”, të Universitetit të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, të jetë në përputhje me parashikimet e akteve nënligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të marrë masa për uljen e ngarkesës mësimore të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, në përputhje me aktet nënligjore në fuqi.
  3. Institucioni, të rishikojë e përditësojë kurrikulën e programit të studimit, me qëllim reflektimin e zhvillimeve teknologjike dhe praktikave bashkëkohore në fushën e financës.
  4. Institucioni, të vërë në dispozicion një platformë të licencuar për kontrollin e plagjiaturës, të aksesueshme nga personeli akademik dhe studentët e këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 42, datë 27.03.2026

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “EKONOMIKS”, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 27.03.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Ekonomiks”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Ekonomiks”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 359, datë 21.09.1991 dhe Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 110, datë 04.03.2022
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Ekonomiksit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Gjuha e mësimdhënies: Shqip/Anglisht
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Tiranës
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Mungesa e planifikimit dhe raportimit financiar në nivel të njësisë bazë apo të programit të studimit.
    2. Literatura e rekomanduar e përdorur në disa prej syllabuseve të këtij programi studimi, është e papërditësuar me botime të viteve të fundit.
    3. Mungesa e ekspertëve të jashtëm si pjesë përbërëse e Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, në funksion të këtij programi studimi.
    4. Mungesë e një raporti për cilësinë e punësimit të studentëve të diplomuar në këtë program studimi, si dhe mungesa e publikimit të raporteve institucionale vjetore, të cilat deklarohen si të aksesueshme, por nuk rezultojnë të publikuara në faqet zyrtare të internetit të institucionit.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Ekonomiks”, të Universitetit të Tiranës.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 26.03.2031.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 42, datë 27.03.2026, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Ekonomiks”, të Universitetit të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të hartojë një plan financimi i cili pasqyron kostot e programit të studimit. Si edhe të marrë masa që raportimi i realizimit të buxhetit të zbresë dhe të dokumentohet në nivelin e njësisë bazë përgjegjëse për ofrimin e programit të studimit.
  2. Institucioni, të përditësojë literaturën e rekomanduar të përdorur në syllabuset e këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit.
  3. Institucioni, të bëjë pjesë të Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë ekspertë të jashtëm si edhe të marrë masa që Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë të kryejë raportime analitike, duke standardizuar formatin e analizës dhe duke kërkuar nga njësia bazë përgjegjëse për ofrimin e programit të studimit, raporte vlerësuese me plane veprimi dhe afate konkrete.
  4. Institucioni, të hartojë raporte periodike specifike mbi cilësinë e punësimit të studentëve të diplomuar në këtë program studimi dhe këto raporte të shoqërohen me plane veprimi dhe masa konkrete për përmirësim të vazhdueshëm, si edhe që raportet e vlerësimit të brendshëm si edhe raportet vjetore, të publikohen në faqen zyrtare të internetit.
  5. Institucioni, të vërë në dispozicion një platformë të licensuar për kontrollin e plagjiaturës, të aksesueshme nga personeli akademik dhe studentët e këtij programi studimi.
  6. Institucioni, të marrë masa për zgjatjen e kohës së praktikës profesionale në kuadër të këtij programi studimi si dhe të rrisë kreditet e saj.
  7. Institucioni, të marrë masa që jo vetëm të përditësojë fondin e bibliotekës në funksion të këtij programi studimi, por të ketë një instrument që të masë cilësinë dhe efektivitetin e përdorimit, bazuar në përdorimin e tij nga studentët dhe personeli akademik.
  8. Institucioni, të rishikojë skemën e vlerësimit në kuadër të këtij programi studimi, për të ulur peshën e provimit përfundimtar dhe t’i jepet më shumë rëndësi vlerësimit të vazhdueshëm, përmes detyrave të kursit, projekteve dhe seminareve, për ta bërë procesin më të lidhur me praktikën.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 43, datë 27.03.2026

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INFORMATIKË EKONOMIKE”, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 27.03.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Informatikë Ekonomike”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Informatikë Ekonomike”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës Nr. 4250/1 Prot., datë 30.07.2003 dhe Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 110, datë 04.03.2022
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Gjuha e mësimdhënies: Shqip/Anglisht
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Tiranës
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Ngarkesa mësimore vjetore e personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk është e shpërndarë në mënyrë uniforme.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Informatikë Ekonomike”, të Universitetit të Tiranës.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 26.03.2031.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 43, datë 27.03.2026, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Informatikë Ekonomike”, të Universitetit të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që ngarkesa mësimore vjetore e personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, të shpërndahet në mënyrë uniforme.
  2. Institucioni, të vërë në dispozicion një platformë të licensuar për kontrollin e plagjiaturës, të aksesueshme nga personeli akademik dhe studentët e këtij programi studimi.
  3. Institucioni, të marrë masa për përditësimin e syllabuseve dhe planit mësimor të këtij programi studimi specifikisht duke vendosur kodet e lëndëve; përcaktuar kreditet/orët e dedikuara të detyrave të kursit/projekteve; përcaktuar temat javore me orët përkatëse në çdo javë sipas ndarjes në leksione, seminare, laboratore dhe detyra kursi.
  4. Institucioni, të hartojë raportime periodike vjetore në funksion të këtij programi studimi, duke përfshirë edhe raportin analitik të sekretarisë mësimore.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 44, datë 27.03.2026

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “STATISTIKA ZYRTARE”, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 27.03.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Statistika Zyrtare”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Statistika Zyrtare”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 687, datë 15.10.2018
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Gjuha e mësimdhënies: Shqip
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Tiranës
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush plotësisht standardet”.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Statistika Zyrtare”, të Universitetit të Tiranës.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 26.03.2032.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 44, datë 27.03.2026, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Statistika Zyrtare”, të Universitetit të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa për pasurimin dhe përditësimin e literaturës së përdorur në funksion të këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit.
  2. Institucioni, të shohë mundësinë e përfshirjes në kurrikulën e këtij programi studimi, të metodave të inteligjencës artificiale dhe analitikës së avancuar.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 45, datë 27.03.2026

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “ADMINISTRIM BIZNESI”, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 27.03.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Administrim Biznesi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Administrim Biznesi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 359, datë 21.09.1991 dhe Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 110, datë 04.03.2022
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Menaxhimit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Gjuha e mësimdhënies: Shqip/Anglisht
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Tiranës
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush plotësisht standardet”.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Administrim Biznesi”, të Universitetit të Tiranës.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 26.03.2032.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 45, datë 27.03.2026, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Administrim Biznesi”, të Universitetit të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të shohë mundësinë e përfshirjes në planin mësimor të këtij programi studimi të disa lëndëve si: Psikologjia, Sjellja Konsumatore, Media Sociale dhe Marketingu Digjital, Sipërmarrje dhe Startup.
  2. Institucioni, të rrisë numrin e marrëveshjeve të bashkëpunimit të lidhura në funksion të realizimit të këtij programi studimi.
  3. Institucioni, të vërë në funksion të këtij programi studimi një sistem të brendshëm të menaxhimit të informacionit.
  4. Institucioni, të shtojë përpjekjet për organizimin e aktiviteteve me rrjetin e studentëve të diplomuar në këtë program studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 46, datë 27.03.2026

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “DREJTIM I SME-VE”, TË UNIVERSITETIT “ALEKSANDËR MOISIU”, DURRËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 27.03.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Drejtim i SME-ve”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Drejtim i SME-ve”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr.1161, datë 25.11.2009, miratuar riorganizimi me shkresë të MASR Nr. 7243/1, datë 22.08.2018
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Menaxhimit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
  7. Kredite (ECTS): 60 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Gjuha e mësimdhënies: Shqip
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur nëntë rekomandime plotësisht dhe dy kryesisht, të lëna nga akreditimi i parë;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Institucioni, nuk ka përmbushur plotësisht dy nga rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë lidhur me lëndët karakterizuese dhe përditësimin e syllabuseve.
    2. Rregullorja e programit të studimit është e përgjithshme dhe ka disa pasaktësi lidhur me misionin apo kushtet e diplomimit të studentëve.
    3. Struktura e planit mësimor nuk përputhet plotësisht me emërtimin e programit të studimit, duke zvogëluar qartësinë e profilit profesional dhe orientimin praktik të programit të studimit.
    4. Literatura dhe formati i përdorur në disa prej syllabuseve të lëndëve të këtij programi studimi, nuk janë të përditësuara në përputhje me parashikimet e akteve nënligjore në fuqi.
    5. Numri shumë i ulët i studentëve të regjistruar në këtë program studimi, ndikon negativisht në mjedisin e mësimdhënies dhe të nxënit.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Drejtim i SME-ve”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 26.03.2029.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 46, datë 27.03.2026, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master Profesional në “Drejtim i SME-ve”, të “Aleksandër Moisiu”, Durrës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa për përmbushjen plotësisht të rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë lidhur me lëndët karakterizuese dhe përditësimin e syllabuseve.
  2. Institucioni, të përditësojë e saktësojë rregulloren e programit lidhur me misionin dhe kushtet e diplomimit të studentëve.
  3. Institucioni, të rishikojë planin mësimor të këtij programi studimi, për një lidhje më të qartë ndërmjet emërtimit të programit dhe strukturës së kurrikulës, në funksion të profilit profesional dhe orientimit praktik të programit të studimit.
  4. Institucioni, të përditësojë literaturën dhe formatin e përdorur në syllabuset e lëndëve të këtij programi studimi, në përputhje me parashikimet e akteve nënligjore në fuqi.
  5. Institucioni, të marrë masa për rritjen e numrit të studentëve të regjistruar në këtë program studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

The post Vendimet e mbledhjes 27 Mars 2026 appeared first on ASCAL.

]]>
ASCAL meeting with representatives of New York University in Tirana https://dev.ascal.al/en/ascal-meeting-with-representatives-of-new-york-university-in-tirana/ Fri, 17 Apr 2026 06:15:23 +0000 https://www.ascal.al/ascal-meeting-with-representatives-of-new-york-university-in-tirana/ As part of its ongoing commitment to strengthening quality in higher education, ASCAL held a meeting at the University of New York Tirana.The meeting focused on enhancing quality, strengthening internal quality assurance mechanisms, and exchanging go

The post ASCAL meeting with representatives of New York University in Tirana appeared first on ASCAL.

]]>
As part of its ongoing commitment to strengthening quality in higher education, ASCAL held a meeting at the University of New York Tirana.
The meeting focused on enhancing quality, strengthening internal quality assurance mechanisms, and exchanging good practices.
The importance of continuous inter-institutional cooperation was also highlighted.

2

3

The post ASCAL meeting with representatives of New York University in Tirana appeared first on ASCAL.

]]>
ASCAL takim me përfaqësues të Universitetit të New York-ut në Tiranë https://dev.ascal.al/en/ascal-takim-me-perfaqesues-te-universitetit-te-new-york-ut-ne-tirane/ Fri, 17 Apr 2026 06:11:01 +0000 https://www.ascal.al/ascal-takim-me-perfaqesues-te-universitetit-te-new-york-ut-ne-tirane/ Në vijim të angazhimit për forcimin e cilësisë në arsimin e lartë, ASCAL zhvilloi një takim në Universitetin e New York-ut në Tiranë.Takimi u përqendrua në përmirësimin e cilësisë, forcimin e mekanizmave të brendshëm të sigurimit të cilësisë dhe shkë

The post ASCAL takim me përfaqësues të Universitetit të New York-ut në Tiranë appeared first on ASCAL.

]]>
Në vijim të angazhimit për forcimin e cilësisë në arsimin e lartë, ASCAL zhvilloi një takim në Universitetin e New York-ut në Tiranë.
Takimi u përqendrua në përmirësimin e cilësisë, forcimin e mekanizmave të brendshëm të sigurimit të cilësisë dhe shkëmbimin e praktikave të mira.
U theksua gjithashtu rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërinstitucional.

2

3

The post ASCAL takim me përfaqësues të Universitetit të New York-ut në Tiranë appeared first on ASCAL.

]]>
ASCAL Meeting with representatives of “EPOKA” University https://dev.ascal.al/en/ascal-meeting-with-representatives-of-epoka-university/ Tue, 14 Apr 2026 08:55:14 +0000 https://www.ascal.al/ascal-meeting-with-representatives-of-epoka-university/ ASCAL conducted a visit to “EPOKA” University as part of efforts to strengthen inter-institutional cooperation in quality assurance in higher education.
During the meeting, the role of the Internal Quality Assurance Unit (IQAU) in monitoring and con

The post ASCAL Meeting with representatives of “EPOKA” University appeared first on ASCAL.

]]>
ASCAL conducted a visit to “EPOKA” University as part of efforts to strengthen inter-institutional cooperation in quality assurance in higher education.

During the meeting, the role of the Internal Quality Assurance Unit (IQAU) in monitoring and continuously improving academic and institutional standards was emphasized. It was underlined that the effective functioning of this unit directly contributes to enhancing the quality of study programs and ensuring compliance with higher education standards.

The meeting also served as an opportunity to highlight the importance of continuous cooperation in strengthening the culture of quality within institutions.

2.jpg

3.jpg

The post ASCAL Meeting with representatives of “EPOKA” University appeared first on ASCAL.

]]>
ASCAL takim me përfaqësues të Universitetit “EPOKA” https://dev.ascal.al/en/ascal-takim-me-perfaqesues-te-universitetit-epoka/ Tue, 14 Apr 2026 08:48:31 +0000 https://www.ascal.al/ascal-takim-me-perfaqesues-te-universitetit-epoka/ ASCAL zhvilloi një vizitë në Universitetin "EPOKA", në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë.
Gjatë takimit u theksua roli i Njësisë së Brendshme të Sigurimit të Cilësisë (NJSBC) në monitor

The post ASCAL takim me përfaqësues të Universitetit “EPOKA” appeared first on ASCAL.

]]>
ASCAL zhvilloi një vizitë në Universitetin “EPOKA”, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë.

Gjatë takimit u theksua roli i Njësisë së Brendshme të Sigurimit të Cilësisë (NJSBC) në monitorimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të standardeve akademike dhe institucionale. U nënvizua se një funksionim efektiv i kësaj njësie ndikon drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së programeve të studimit dhe në përputhjen me standardet e arsimit të lartë.

Takimi shërbeu gjithashtu si një mundësi për të vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në forcimin e kulturës së cilësisë në institucione.

2.jpg

3.jpg

The post ASCAL takim me përfaqësues të Universitetit “EPOKA” appeared first on ASCAL.

]]>
Decisions of the Accreditation Board from the meeting of March 27, 2026 https://dev.ascal.al/en/decisions-of-the-accreditation-board-from-the-meeting-of-march-27-2026/ Fri, 27 Mar 2026 21:59:47 +0000 https://www.ascal.al/decisions-of-the-accreditation-board-from-the-meeting-of-march-27-2026/ At the next meeting held on March 27, 2026, the Accreditation Board reviewed and made decisions regarding the accreditation of study programs, as follows:

UNIVERSITY OF TIRANA

TYPE OF PROGRAM
PROGRAM NAME
DECISION
DURATION

Master

The post Decisions of the Accreditation Board from the meeting of March 27, 2026 appeared first on ASCAL.

]]>
At the next meeting held on March 27, 2026, the Accreditation Board reviewed and made decisions regarding the accreditation of study programs, as follows:

UNIVERSITY OF TIRANA
TYPE OF PROGRAM PROGRAM NAME DECISION DURATION
Master of Science Molecular Biology Positive Accreditation 4 years
Master of Science Environmental Biology Positive Accreditation 4 years
Bachelor Finance Positive Accreditation 5 years
Master of Science Finance, with profiles Positive Accreditation 4 years
Bachelor Economics Positive Accreditation 5 years
Bachelor Economic Informatics Positive Accreditation 5 years
Master of Science Official Statistic Positive Accreditation 6 years
Bachelor Business Administration Positive Accreditation 6 years
“ALEKSANDËR MOISIU” UNIVERSITY, DURRËS
TYPE OF PROGRAM PROGRAM NAME DECISION DURATION
Professional Master SME Management Positive Accreditation 3 years

The post Decisions of the Accreditation Board from the meeting of March 27, 2026 appeared first on ASCAL.

]]>
Vendimet e Bordit të Akreditimit të mbledhjes 27 Mars 2026 https://dev.ascal.al/en/vendimet-e-bordit-te-akreditimit-te-mbledhjes-27-mars/ Fri, 27 Mar 2026 19:40:20 +0000 https://www.ascal.al/vendimet-e-bordit-te-akreditimit-te-mbledhjes-27-mars/ Në mbledhjen e radhës të mbajtur më 27 Mars 2026, Bordi i Akreditimit shqyrtoi dhe mori vendime për akreditimin e programeve të studimit, si vijon:

UNIVERSITETI I TIRANËS

LLOJI I PROGRAMIT
EMËRTIMI I PROGRAMIT
VENDIMI
KOHËZGJATJA

The post Vendimet e Bordit të Akreditimit të mbledhjes 27 Mars 2026 appeared first on ASCAL.

]]>
Në mbledhjen e radhës të mbajtur më 27 Mars 2026, Bordi i Akreditimit shqyrtoi dhe mori vendime për akreditimin e programeve të studimit, si vijon:

UNIVERSITETI I TIRANËS
LLOJI I PROGRAMIT EMËRTIMI I PROGRAMIT VENDIMI KOHËZGJATJA
Master i Shkencave Biologji Molekulare Akreditim Pozitiv 4 vite
Master i Shkencave Biologji Mjedisore Akreditim Pozitiv 4 vite
Bachelor Financë Akreditim Pozitiv 5 vite
Master i Shkencave Financë, me profile Akreditim Pozitiv 4 vite
Bachelor Ekonomiks Akreditim Pozitiv 5 vite
Bachelor Informatikë Ekonomike Akreditim Pozitiv 5 vite
Master i Shkencave Statistika Zyrtare Akreditim Pozitiv 6 vite
Bachelor Administrim Biznesi Akreditim Pozitiv 6 vite
UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU”, DURRËS
LLOJI I PROGRAMIT EMËRTIMI I PROGRAMIT VENDIMI KOHËZGJATJA
Master Profesional Drejtim i SME-ve Akreditim Pozitiv 3 vite

The post Vendimet e Bordit të Akreditimit të mbledhjes 27 Mars 2026 appeared first on ASCAL.

]]>
Vendimet e mbledhjes 26 – 27 Shkurt 2026 https://dev.ascal.al/en/vendimet-e-mbledhjes-26-27-shkurt-2026/ Fri, 27 Mar 2026 18:18:43 +0000 https://www.ascal.al/vendimet-e-mbledhjes-26-27-shkurt-2026/ REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 15, datë 26.02.2026
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “SHKENCA POLITIKE DHE MARRËDHËNIE NDËR

The post Vendimet e mbledhjes 26 – 27 Shkurt 2026 appeared first on ASCAL.

]]>
REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 15, datë 26.02.2026

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “SHKENCA POLITIKE DHE MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE”, TË UNIVERSITETIT “EPOKA”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 26.02.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 213, datë 25.05.2012
  4. Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 33, datë 12.03.2021
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “Epoka”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  8. Kredite (ECS): 180 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Gjuha e mësimdhënies: Anglisht
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Epoka”
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi periodik;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur dy rekomandime plotësisht dhe një kryesisht, të lëna nga akreditimi i mëparshëm;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Kualifikimi i disa prej titullarëve të lëndëve të angazhuar në këtë program studimi, nuk është në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
    2. Ngarkesa mësimore në numër lëndësh e disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, është e lartë.
    3. Formati i syllabuseve të lëndëve të këtij programi studimi nuk është në përputhje me parashikimet e akteve nënligjore në fuqi.
    4. Numri në ulje i studentëve të regjistruar në këtë program studimi, cënon qëndrueshmërinë e programit.
    5. Orari i kufizuar i funksionimit të bibliotekës, mund të mos përmbushë në mënyrë të plotë nevojat dhe kërkesat e studentëve të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare”, të Universitetit “Epoka”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 25.02.2030.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 15, datë 26.02.2026, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Bachelor në “Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare”, të Universitetit “Epoka”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i titullarëve të lëndëve të angazhuar në këtë program studimi, të jetë në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të marrë masa për uljen e ngarkesës mësimore në numër lëndësh, të anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, në përputhje me aktet nënligjore në fuqi.
  3. Institucioni, të rishikojë formatin e syllabuseve të lëndëve të këtij programi studimi, në përputhje me parashikimet e akteve nënligjore në fuqi.
  4. Institucioni, të marrë masa konkrete për rritjen e numrit të studentëve të regjistruar në këtë program e studimi, përmes promovimit më të gjerë të programit, rishikimit të përmbajtjes së tij në përputhje me kërkesat e tregut të punës dhe forcimit të bashkëpunimit me aktorë të jashtëm, me qëllim garantimin e qëndrueshmërisë së programit në vijimësi.
  5. Institucioni, të shohë mundësinë e zgjatjes së orarit të funksionimit të bibliotekës, me qëllim që të sigurohet një akses më i plotë i studentëve të programit në burimet bibliotekare dhe në hapësirat e studimit.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Epoka”, , duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 16, datë 26.02.2026

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “SISTEMET MODERNE TË TELEKOMUNIKACIONIT DHE TEKNOLOGJITË E INTERNETIT”, TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 26.02.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Sistemet Moderne të Telekomunikacionit dhe Teknologjitë e Internetit”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Sistemet Moderne të Telekomunikacionit dhe Teknologjitë e Internetit”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 1287/1 Prot., datë 15.03.2019
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Informatikës
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
  7. Kredite (ECTS): 60 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Gjuha e mësimdhënies: Shqip
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Kualifikimi i disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk është në përputhje me parashikimet e akteve ligjore në fuqi.
    2. Mungesa e angazhimit të personelit ndihmës-akademik të përshtatshëm për realizimin e orëve laboratorike dhe mirëmbajtjen e laboratorëve dhe mjediseve të tjera mësimore, në përputhje me natyrën specifike të programit të studimit.
    3. Literatura në funksion të këtij programi studimi, është e limituar dhe e papërditësuar me botime të viteve të fundit.
    4. Mungesa e përfshirjes së bashkëpunëtorëve nga biznesi dhe/ose ekspertëve të jashtëm në proceset e vlerësimit dhe sigurimit të brendshëm të cilësisë, në funksion të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Sistemet Moderne të Telekomunikacionit dhe Teknologjitë e Internetit”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 25.02.2030.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 16, datë 26.02.2026, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master Profesional në “Sistemet Moderne të Telekomunikacionit dhe Teknologjitë e Internetit”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, të jetë në përputhje me parashikimet e akteve ligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të marrë masa për angazhimin e personelit ndihmës-akademik të përshtatshëm për realizimin e orëve laboratorike dhe mirëmbajtjen e laboratorëve dhe mjediseve të tjera mësimore, në përputhje me natyrën specifike të programit të studimit.
  3. Institucioni, të pasurojë e përditësojë literaturën në funksion të këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit.
  4. Institucioni, të marrë masa për përfshirjen e bashkëpunëtorëve nga biznesi dhe/ose ekspertëve të jashtëm në proceset e vlerësimit dhe sigurimit të brendshëm të cilësisë, në funksion të këtij programi studimi.
  5. Institucioni, të marrë masa për nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet studentëve dhe personelit akademik, si dhe për promovimin e pjesëmarrjes së tyre në programet e mobilitetit.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 17, datë 26.02.2026

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “FINANCË”, TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 26.02.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Financë”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Financë”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 575, datë 20.11.2012
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Financë-Kontabilitetit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Gjuha e mësimdhënies: Shqip
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Kategoritë e veprimtarive formuese të kurrikulës së këtij programi studimi, nuk janë në përputhje me parashikimet e akteve nënligjore në fuqi.
    2. Formati i syllabuseve të lëndëve të këtij programi studimi nuk është në përputhje parashikimet e akteve nënligjore në fuqi.
    3. Literatura e përdorur në disa prej syllabuseve të lëndëve të këtij programi studimi, është e papërditësuar me botime të viteve të fundit.
    4. Mungesa e një studimit të mirëfilltë të tregut të punës, në funksion të këtij programi studimi.
    5. Kualifikimi i një prej anëtarëve të personelit akademik me kohë të plotë, të angazhuar në këtë program studimi, nuk është në përputhje me parashikimet e akteve ligjore në fuqi.
    6. Mungesa në bibliotekë e literaturës fizike bazë, në funksion të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Financë”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 25.02.2029.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 17, datë 26.02.2026, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Financë”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rishikojë kategoritë e veprimtarive formuese të kurrikulës së këtij programi studimi, në përputhje me parashikimet e akteve nënligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të rishikojë formatin e syllabuseve të lëndëve të këtij programi studimi, në përputhje parashikimet e akteve nënligjore në fuqi.
  3. Institucioni, të përditësojë literaturën e përdorur në syllabuset e lëndëve të këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit.
  4. Institucioni, të realizojë një studim të mirëfilltë të tregut të punës, në funksion të këtij programi studimi.
  5. Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i anëtarëve të personelit akademik me kohë të plotë, të angazhuar në këtë program studimi, të jetë në përputhje me parashikimet e akteve ligjore në fuqi.
  6. Institucioni, të shtojë fondin fizik të biliotekës më literature bazë, në funksion të këtij programi studimi, si edhe të shohë mundësinë e zgjatjes së orarit të shërbimit të bibliotekës.
  7. Institucioni, të marrë masa konkrete për të informuar studentët e programit të studimit, mbi përfaqësuesit e tyre në organet kolegjiale, si edhe të bëjë publike të gjitha relacionet përmbledhëse të pyetësorëve studentorë.
  8. Institucioni, të publikojë në faqen e tij zyrtare të internetit, informacionin e plotë mbi programin e studimit dhe personelin akademik të angazhuar në të, edhe në gjuhën angleze.
  9. Institucioni, të nxisë më tej angazhimin e njësisë bazë përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi, në rritjen dhe zhvillimin e aktiviteteve shkencore për personelin akademik dhe studentët, duke inkurajuar njëkohësisht publikimin e artikujve me faktor impakti dhe krijimin e mundësive për përvojë aplikative të studentëve në bashkëpunim me kompani private në rajonin e Korçës.
  10. Institucioni, të ndërmarrë përmirësime në programin e studimit, në një përqindje të konsiderueshme të krediteve (rreth 20%), duke reflektuar zhvillimet e fundit në tregun financiar dhe duke marrë në konsideratë rekomandimet e grupit të vlerësimit të jashtëm.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 18, datë 26.02.2026

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “ADMINISTRIM BIZNESI”, ME PROFILE “MENAXHIM” DHE “KONTABILITET-FINANCË”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “TBU”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 26.02.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Administrim Biznesi”, me profile “Menaxhim” dhe “Kontabilitet-Financë”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Administrim Biznesi”, me profile “Menaxhim” dhe “Kontabilitet-Financë”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr.386, datë 05.08. 2011
  4. Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 3575/3 Prot., datë 07.05.2019
  5. Akreditimi i mëparshëm: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 41, datë 12.03.2021
  6. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “TBU”
  7. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti Biznes dhe Financë
  8. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
  9. Kredite (ECTS): 60 kredite
  10. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  11. Gjuha e mësimdhënies: Shqip
  12. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “TBU”
  13. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi i mëparshëm;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të mëparshëm të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur katër rekomandime plotësisht dhe tre kryesisht, të lëna nga akreditimi i mëparshëm;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Kualifikimi i disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk është në përputhje me aktet ligjore në fuqi.
    2. Numri i ulët i personelit administrativ dhe mungesa e personelit ndihmës-mësimor, pavarësisht numrit të ulët të studentëve, ndikon në cilësinë e dokumentacionit dhe të shërbimeve të institucionit, në funksion të këtij programi studimi.
    3. Mungesa e përditësimit të plotë të kuadrit rregullator institucional në përputhje me ndryshimet e miratuara në planet mësimore të këtij programi studimi, me kërkesat më specifike për organizimin dhe vlerësimin e detyrimeve përmbyllëse, si dhe me përcaktimin e qartë të strukturave dhe ndarjes së përgjegjësive ndërmjet tyre në përputhje me ndryshimet organizative të institucionit.
    4. Mungesa e detajimit të plotë të literaturës për çdo temë në syllabuset e programit të studimit, si dhe përdorimi në disa raste i literaturës së papërditësuar me botime të viteve të fundit.
    5. Mungesa e një studimit të mirëfilltë të tregut të punës, në funksion të këtij programi studimi.
    6. Numri i studentëve në profilin Financë-Kontabilitet paraqet tendencë në rënie, ndërkohë që dallimet në përmbajtjen kurrikulare ndërmjet dy profileve të këtij programi studimi janë të kufizuara, duke u reflektuar vetëm në dy lëndë.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Administrim Biznesi”, me profile “Menaxhim” dhe “Kontabilitet-Financë”, të Kolegjit Universitar “TBU”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 25.02.2029.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 18, datë 26.02.2026, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master Profesional në “Administrim Biznesi”, me profile “Menaxhim” dhe “Kontabilitet-Financë”, të Kolegjit Universitar “TBU”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, të jetë në përputhje me aktet ligjore në fuqi, si edhe të rrisë qëndrueshmërinë e tij nga një vit akademik në tjetrin.
  2. Institucioni, të rrisë numrin e personelit administrativ dhe të punësojë personel ndihmës – akademik, për një ndarje të qartë të detyrave dhe përgjegjësive, si dhe për të rritur cilësinë e shërbimit dhe të dokumentacionit të institucionit, në funksion të këtij programi studimi.
  3. Institucioni, të përditësojë kuadrin rregullator në përputhje me ndryshimet e miratuara në planet mësimore të programit të studimit, duke përfshirë përcaktimin më të detajuar të kërkesave për organizimin dhe vlerësimin e detyrimeve përmbyllëse, si dhe qartësimin e strukturave përgjegjëse dhe të ndarjes së detyrave ndërmjet tyre, në përputhje me ndryshimet organizative të institucionit.
  4. Institucioni, të sigurojë detajimin e plotë të literaturës për çdo temë në syllabuset e programit të studimit dhe të përditësojë referencat bibliografike me botime të viteve të fundit, me qëllim garantimin e përputhjes së përmbajtjes mësimore me zhvillimet bashkëkohore të fushës.
  5. Institucioni, të realizojë një studim të mirëfilltë të tregut të punës, në funksion të këtij programi studimi.
  6. Institucioni, të rishikojë strukturën dhe përmbajtjen kurrikulare të profileve të programit të studimit, me qëllim rritjen e dallueshmërisë ndërmjet tyre dhe përmirësimin e atraktivitetit të profilit Financë-Kontabilitet, duke adresuar njëkohësisht tendencën në rënie të numrit të studentëve të regjistruar në këtë profil.
  7. Institucioni, të përcaktojë indikatorë të qartë për vlerësimin e performancës së marrëveshjeve të bashkëpunimit, si dhe të marrë në konsideratë nënshkrimin e marrëveshjeve specifike vetëm për praktikën mësimore për këtë program studimi.
  8. Institucioni, të rrisë përpjekjet për ndërkombëtarizimin e këtij programi studimi, duke filluar me krijimin ose forcimin e një njësie të dedikuar për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe projektet, si dhe duke zgjeruar bashkëpunimet ndërinstitucionale përmes nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit, zhvillimit të mobiliteteve për personelin akademik, administrativ dhe studentët, si dhe rritjes së pjesëmarrjes në projekte ndërkombëtare, përfshirë programet Erasmus+.
  9. Institucioni, të shohë mundësinë e rishikimit të përmbajtjes së këtij programi studimi, duke përfshirë lëndë që lidhen me sipërmarrjen, inovacionin, kapitalin human, digjitalizimin dhe inteligjencën artificiale, me qëllim pajisjen e studentëve me kompetencat bazë të nevojshme për drejtimin e biznesit, si financa, sistemet e informimit dhe marketingu digjital.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “TBU”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 19, datë 26.02.2026

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “ADMINISTRIM BIZNESI I AVANCUAR”, ME PROFILE “MENAXHIM”, “KONTABILITET-FINANCË”, “E DREJTË BIZNESI”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “TBU”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 26.02.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Administrim Biznesi i Avancuar”, me profile “Menaxhim”, “Kontabilitet-Financë”, “E drejtë Biznesi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Administrim Biznesi i Avancuar”, me profile “Menaxhim”, “Kontabilitet-Financë”, “E drejtë Biznesi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr.386, datë 05.08. 2011
  4. Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 3575/3 Prot., datë 07.05.2019
  5. Akreditimi i mëparshëm: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 42, datë 12.03.2021
  6. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “TBU”
  7. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti Biznes dhe Financë
  8. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  9. Kredite (ECTS): 120 kredite
  10. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  11. Gjuha e mësimdhënies: Shqip
  12. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “TBU”
  13. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi i mëparshëm;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të mëparshëm të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur katër rekomandime plotësisht dhe tre kryesisht, të lëna nga akreditimi i mëparshëm;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Kualifikimi i disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk është në përputhje me aktet ligjore në fuqi.
    2. Numri i ulët i personelit administrativ dhe mungesa e personelit ndihmës-mësimor, pavarësisht numrit të ulët të studentëve, ndikon në cilësinë e dokumentacionit dhe të shërbimeve të institucionit, në funksion të këtij programi studimi.
    3. Mungesa e përditësimit të plotë të kuadrit rregullator institucional në përputhje me ndryshimet e miratuara në planet mësimore të këtij programi studimi, me kërkesat më specifike për organizimin dhe vlerësimin e detyrimeve përmbyllëse, si dhe me përcaktimin e qartë të strukturave dhe ndarjes së përgjegjësive ndërmjet tyre në përputhje me ndryshimet organizative të institucionit.
    4. Mungesa e një studimit të mirëfilltë të tregut të punës, në funksion të këtij programi studimi.
    5. Numri jashtëzakonisht i ulët i studentëve të regjistruar në profilet e programit të studimit, cënon funksionimin dhe qëndrueshmërinë e programit.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Administrim Biznesi i Avancuar”, me profile “Menaxhim”, “Kontabilitet-Financë”, “E drejtë Biznesi”, të Kolegjit Universitar “TBU”.
  2. Akreditimin e programit të studimit vetëm për studentët e regjistruar deri në vitin akademik 2025-2026 dhe që aktualisht ndjekin këtë program studimi, deri në diplomimin e tyre.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 20, datë 26.02.2026

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “KOREOGRAFI”, TË UNIVERSITETIT TË ARTEVE

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 26.02.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Koreografi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Koreografi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 328, datë 30.07.1992
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti i Arteve
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Skenografi-Koreografi
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Gjuha e mësimdhënies: Shqip
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Arteve
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Mungesa e infrastrukturës së specializuar dhe e përshtatshme për zhvillimin optimal të lëndëve praktike dhe profesionale të këtij programi studmi, e cila ndikon në cilësinë e përvojës mësimore dhe kufizon potencialin për zhvillimin e plotë të aftësive praktike të studentëve, si dhe në përgatitjen e tyre efektive për tregun e punës.
    2. Mungesa e mundësive të mjaftueshme për mobilitet e personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi, ç’ka kufizon shkëmbimin e përvojave, njohurive dhe praktikave më të mira ndërkombëtare, të cilat janë thelbësore për avancimin profesional dhe zhvillimin personal.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Koreografi”, të Universitetit të Arteve.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 25.02.2030.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 20, datë 26.02.2026, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Koreografi”, të Universitetit të Arteve, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa për përmirësimin e kushteve të infrastrukturës për zhvillimin e lëndëve praktike dhe profesionale, të këtij programi studimi.
  2. Institucioni, të rrisë përpjekjet për promovimin dhe lehtësimin e mobilitetit të personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi, duke shfrytëzuar më mirë mundësitë që ofrojnë programet ndërkombëtare si Erasmus +, për të zgjeruar përvojën ndërkombëtare dhe për të avancuar nivelin e arsimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.
  3. Institucioni, të nxisë pjesëmarrjen e studentëve të këtij programi studimi, në projekte shkencore në të gjitha nivelet, me qëllim rritjen e angazhimit të tyre dhe përmirësimin e cilësisë së procesit mësimor dhe zhvillimit profesional.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Arteve, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 21, datë 26.02.2026

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “SKENOGRAFI-KOSTUMOGRAFI”, TË UNIVERSITETIT TË ARTEVE

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 26.02.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në Skenografi-Kostumografi, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në Skenografi-Kostumografi
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit Nr. 03, datë 05.02.1993
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti i Arteve
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Skenografi-Koreografi
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Gjuha e mësimdhënies: Shqip
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Arteve
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Kurrikula e programit të studimi nuk reflekton në mënyrë të përshtatshme raportin midis lëndëve ekzistuese dhe atyre me përmbajtje profesionalo-artistike, duke mos i dhënë theks të mjaftueshëm zhvillimit të kompetencave të synuara të programit.
    2. Mungesa e mundësive të mjaftueshme për mobilitet e personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi, ç’ka kufizon shkëmbimin e përvojave, njohurive dhe praktikave më të mira ndërkombëtare, të cilat janë thelbësore për avancimin profesional dhe zhvillimin personal.
    3. Mungesa e literaturës bazë dhe asaj të rekomanduar në disa prej syllabuseve të këtij programi studimi.
    4. Pjesëmarrje e ulët e personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, në aktivitete kërkimore-shkencore.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në Skenografi-Kostumografi, të Universitetit të Arteve.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 25.02.2030.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 21, datë 26.02.2026, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në Skenografi-Kostumografi, të Universitetit të Arteve, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa për rishikimin e strukturës së kurrikulës së këtij programi studimi, me qëllim përmirësimin e balancës midis lëndëve ekzistuese dhe atyre me përmbajtje profesionalo-artistike, duke i dhënë theks të veçantë lëndëve që zhvillojnë drejtpërdrejt kompetencat e synuara të programit. Në këtë kuadër, rekomandohet edhe përfshirja e lëndëve me karakter teorik, artistik, bashkëkohor dhe profesional, të cilat kontribuojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në formimin artistik dhe teknik të studentëve dhe rrisin koherencën e përgjithshme të kurrikulës me qëllimet e saj formuese.
  2. Institucioni, të rrisë përpjekjet për promovimin dhe lehtësimin e mobilitetit të personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi, duke shfrytëzuar më mirë mundësitë që ofrojnë programet ndërkombëtare si Erasmus +, për të zgjeruar përvojën ndërkombëtare dhe për të avancuar nivelin e arsimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.
  3. Institucioni, të rishikojë syllabuset e këtij programi studimi, me qëllim përfshirjen në to të literaturës bazë dhe asaj të rekomanduar, në përputhje me parashikimet e akteve nënligjore në fuqi.
  4. Institucioni, të marrë masa për rritjen e pjesëmarrjes së personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi në aktivitete kërkimore-shkencore, përmes nxitjes së angazhimit në projekte kërkimore, publikime dhe bashkëpunime akademike.
  5. Institucioni, të marrë masa për përditësimin e dokumentacionit të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, duke siguruar që biografitë e tyre të reflektojnë në mënyrë të plotë aktivitetin mësimor, kërkimor dhe artistik, në përputhje me kërkesat institucionale.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Arteve, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 22, datë 26.02.2026

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “REGJI FILMI DHE TELEVIZION”, TË UNIVERSITETIT TË ARTEVE

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 26.02.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në Regji Filmi dhe Televizion, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në Regji Filmi dhe Televizion
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës Nr. 5356 Prot., datë 22.08.2005
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti i Arteve
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Regji dhe Regji Filmi & TV
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Gjuha e mësimdhënies: Shqip
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Arteve
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Mungesa e raporteve analitike mbi zbatimin dhe përfitimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit të lidhura në funksion të këtij programi studimi.
    2. Mungesa e përshtatjes së pyetësorëve të realizuar me specifikat e këtij programi studimi, çka kufizon përdorimin e tyre efektiv për rishikimin dhe përmirësimin konkret të syllabuseve.
    3. Institucioni, nuk ofron mbështetje të dedikuar për studentët me aftësi të kufizuara në këtë program studimi.
    4. Infrastruktura dhe hapësirat mësimore të njësisë kryesore përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi, janë të papërshtatshme për realizimin me sukses të programit të studimit.
    5. Mungesa e një mekanizmi të strukturuar dhe sistematik për ndjekjen e punësimit të studentëve dhe për zhvillimin e bashkëpunimit me palët e treta, përfshirë edhe ish-studentët.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në Regji Filmi dhe Televizion, të Universitetit të Arteve.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 25.02.2030.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 22, datë 26.02.2026, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në Regji Filmi dhe Televizion, të Universitetit të Arteve, janë si vijon:

  1. Institucioni, të hartojë dhe të dokumentojë raporte analitike mbi zbatimin dhe përfitimet konkrete të marrëveshjeve të bashkëpunimit të lidhura në funksion të programit të studimit.
  2. Institucioni, të hartojë dhe të përdorë pyetësorë të përshtatur me specifikat e programit të studimit, me qëllim që rezultatet e tyre të shërbejnë në mënyrë efektive për rishikimin dhe përmirësimin e syllabuseve.
  3. Institucioni, të zhvillojë dhe të zbatojë politika dhe mekanizma të posaçëm për mbështetjen e studentëve me aftësi të kufizuara në këtë program studimi, duke përfshirë përshtatjen e infrastrukturës, ofrimin e shërbimeve mbështetëse dhe garantimin e aksesit të barabartë në procesin mësimor.
  4. Institucioni, të marrë masa për rikonstruksionin e godinës së njësisë kryesore përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi, me qëllim shtimin e hapësirave funksionale për mësim dhe praktikë, dhe përmirësimin e kushteve infrastrukturore.
  5. Institucioni, të krijojë dhe të zbatojë një mekanizëm të strukturuar dhe sistematik për ndjekjen e punësimit të studentëve, si dhe për forcimin e bashkëpunimit me palët e treta, përfshirë edhe rrjetin e ish-studentëve (Alumni).
  6. Institucioni, të përmirësojë mënyrën e evidentimit dhe dokumentimit të veprimtarive të realizuara në funksion të programit të studimit, duke siguruar që repertori i shfaqjeve të përmbajë informacion të plotë dhe identifikim të qartë të aktiviteteve të zhvilluara.
  7. Institucioni, të konsiderojë mundësinë e bashkimit të këtij programi studimi me programin Bachelor në “Regji”, me qëllim optimizimin e organizimit dhe zhvillimit të ofertës akademike në këtë fushë.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Arteve, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 23, datë 26.02.2026

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “AKTRIM”, TË UNIVERSITETIT TË ARTEVE

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 26.02.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në Aktrim, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në Aktrim
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 517, datë 08.08.2007
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti i Arteve
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Aktrimit dhe Teori
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Gjuha e mësimdhënies: Shqip
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Arteve
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Infrastruktura dhe hapësirat mësimore të njësisë kryesore përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi, janë të papërshtatshme për realizimin me sukses të programit të studimit.
    2. Literatura në funksion të këtij programi studimi, është e limituar dhe e papërditësuar me botime të viteve të fundit.
    3. Mungesa e mundësive të mjaftueshme për mobilitet e personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi, ç’ka kufizon shkëmbimin e përvojave, njohurive dhe praktikave më të mira ndërkombëtare, të cilat janë thelbësore për avancimin profesional dhe zhvillimin personal.
    4. Nuk parashikohet asnjë kuotë për pranimin e studentëve me aftësi të kufizuara, me arsyetimin e nivelit të lartë të performancës fizike, duke kufizuar aksesin dhe përfshirjen në program.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në Aktrim, të Universitetit të Arteve.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 25.02.2030.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 23, datë 26.02.2026, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në Aktrim, të Universitetit të Arteve, janë si vijon:

  1. Institucioni, të masa për rikonstruksionin e godinës së njësisë kryesore përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi, me qëllim shtimin e hapësirave funksionale për mësim dhe praktikë, dhe përmirësimin e kushteve infrastrukturore.
  2. Institucioni, të pasurojë e përditësojë literaturën në funksion të këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit.
  3. Institucioni, të rrisë përpjekjet për promovimin dhe lehtësimin e mobilitetit të personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi, duke shfrytëzuar më mirë mundësitë që ofrojnë programet ndërkombëtare si Erasmus +, për të zgjeruar përvojën ndërkombëtare dhe për të avancuar nivelin e arsimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.
  4. Institucioni, të rishikojë politikat e pranimit duke vlerësuar mundësinë e përcaktimit të kuotave ose mekanizmave alternativë për përfshirjen e studentëve me aftësi të kufizuara, duke garantuar akses të barabartë dhe duke marrë në konsideratë përshtatjet e arsyeshme pa cenuar standardet akademike dhe profesionale të programit.
  5. Institucioni, të zgjerojë bashkëpunimin me institucione të tjera kulturore për të krijuar mundësi bashkëpunimi, si në nivelin e personelit akademik, ashtu edhe për të rritur përfshirjen dhe angazhimin e studentëve të këtij programi studimi, në projektet dhe strukturat e tyre.
  6. Institucioni, të zhvillojë mekanizma për të mundësuar lidhjen me studentët e diplomuar në këtë program studimi, të cilët jetojnë jashtë Shqipërisë, duke e shfrytëzuar këtë si një mundësi për zhvillimin cilësor të programit të studimit.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Arteve, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 24, datë 26.02.2026

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “REGJI”, TË UNIVERSITETIT TË ARTEVE

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 26.02.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në Regji, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në Regji
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 517, datë 08.08.2007
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti i Arteve
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Regji dhe Regji Filmi & TV
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Gjuha e mësimdhënies: Shqip
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Arteve
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Mungesa e raporteve analitike mbi zbatimin dhe përfitimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit të lidhura në funksion të këtij programi studimi.
    2. Mungesa e përshtatjes së pyetësorëve të realizuar me specifikat e këtij programi studimi, çka kufizon përdorimin e tyre efektiv për rishikimin dhe përmirësimin konkret të syllabuseve.
    3. Mungesa e një mekanizmi të strukturuar dhe sistematik për ndjekjen e punësimit të studentëve dhe për zhvillimin e bashkëpunimit me palët e treta, përfshirë edhe ish-studentët.
    4. Infrastruktura dhe hapësirat mësimore të njësisë kryesore përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi, janë të papërshtatshme për realizimin me sukses të programit të studimit.
    5. Mungesa e një udhëzuesi institucional që të rregullojë dhe orientojë zhvillimin dhe përdorimin e metodave inovative të mësimdhënies, në funksion të këtij programi studimi.
    6. Evidentimi i pamjaftueshëm dhe jo informues i veprimtarive të realizuara në funksion të këtij programi studimi, pasi repertori i shfaqjeve përmban kryesisht fotografi pa identifikim të qartë të aktiviteteve të realizuara.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në Regji, të Universitetit të Arteve.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 25.02.2030.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 24, datë 26.02.2026, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në Regji, të Universitetit të Arteve, janë si vijon:

  1. Institucioni, të hartojë dhe të dokumentojë raporte analitike mbi zbatimin dhe përfitimet konkrete të marrëveshjeve të bashkëpunimit të lidhura në funksion të programit të studimit.
  2. Institucioni, të hartojë dhe të përdorë pyetësorë të përshtatur me specifikat e programit të studimit, me qëllim që rezultatet e tyre të shërbejnë në mënyrë efektive për rishikimin dhe përmirësimin e syllabuseve.
  3. Institucioni, të krijojë dhe të zbatojë një mekanizëm të strukturuar dhe sistematik për ndjekjen e punësimit të studentëve, si dhe për forcimin e bashkëpunimit me palët e treta, përfshirë edhe rrjetin e ish-studentëve (Alumni).
  4. Institucioni, të marrë masa për rikonstruksionin e godinës së njësisë kryesore përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi, me qëllim shtimin e hapësirave funksionale për mësim dhe praktikë, dhe përmirësimin e kushteve infrastrukturore.
  5. Institucioni, të hartojë një udhëzues institucional që të rregullojë dhe orientojë zhvillimin dhe përdorimin e metodave inovative të mësimdhënies në funksion të këtij programi studimi.
  6. Institucioni, të përmirësojë mënyrën e evidentimit dhe dokumentimit të veprimtarive të realizuara në funksion të programit të studimit, duke siguruar që repertori i shfaqjeve të përmbajë informacion të plotë dhe identifikim të qartë të aktiviteteve të zhvilluara.
  7. Institucioni, të konsiderojë mundësinë e bashkimit të këtij programi studimi me programin Bachelor në “Regji Filmi dhe Televizioni”, me qëllim optimizimin e organizimit dhe zhvillimit të ofertës akademike në këtë fushë.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Arteve, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 25, datë 26.02.2026

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “INFORMATIKË E APLIKUAR”, ME PROFILE “DEZINJIM DHE ZHVILLIM APLIKIMESH”, “MENAXHIM TË DHËNASH”, “SIGURIA E SISTEMEVE TË INFORMACIONIT”, “MENAXHIM DHE VLERËSIM PROJEKTESH”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 26.02.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Informatikë e Aplikuar”, me profile “Dezinjim dhe Zhvillim Aplikimesh”, “Menaxhim të Dhënash”, “Siguria e Sistemeve të Informacionit”, “Menaxhim dhe Vlerësim Projektesh”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Informatikë e Aplikuar”, me profile “Dezinjim dhe Zhvillim Aplikimesh”, “Menaxhim të Dhënash”, “Siguria e Sistemeve të Informacionit”, “Menaxhim dhe Vlerësim Projektesh”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 408, datë 22.08. 2011
  4. Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit Nr. 2484/1 Prot., datë 21.08.2023
  5. Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 41, datë 14.05.2020
  6. Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës
  7. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Informatikës dhe Teknologjisë
  8. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
  9. Kredite (ECTS): 60 kredite
  10. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  11. Gjuha e mësimdhënies: Shqip
  12. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Europian i Tiranës
  13. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi periodik;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur një rekomandim plotësisht dhe tre pjesërisht, të lëna nga akreditimi periodik;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, nuk mbulohet të paktën në masën 70% nga personeli akademik me kohë të plotë, sikurse parashikohet në aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
    2. Kualifikimi i disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk është në përputhje me parashikimet e akteve ligjore në fuqi.
    3. Literatura në funksion të këtij programi studimi, është e papërditësuar me botime të viteve të fundit.
    4. Mungesa e evidentimit dhe dokumentimit të ndikimit të projekteve dhe partneriteteve të jashtme në përmbajtjen e programit, e reflektuar në mungesën e raporteve analitike, indikatorëve të matshëm dhe evidencave të strukturuara mbi përfitimet nga bashkëpunimet.
    5. Mungesa e publikimit nga institucioni e të dhënave mbi rezultatet e vlerësimit të këtij progrmi studimi, nga studentët.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Informatikë e Aplikuar”, me profile “Dezinjim dhe Zhvillim Aplikimesh”, “Menaxhim të Dhënash”, “Siguria e Sistemeve të Informacionit”, “Menaxhim dhe Vlerësim Projektesh”, të Universitetit Europian të Tiranës.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 25.02.2029.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 25, datë 26.02.2026, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master Profesional në “Informatikë e Aplikuar”, me profile “Dezinjim dhe Zhvillim Aplikimesh”, “Menaxhim të Dhënash”, “Siguria e Sistemeve të Informacionit”, “Menaxhim dhe Vlerësim Projektesh”, të Universitetit Europian të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, të mbulohet të paktën në masën 70% nga personeli akademik me kohë të plotë, sikurse parashikohet në aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, të jetë në përputhje me parashikimet e akteve ligjore në fuqi.
  3. Institucioni, të pasurojë e përditësojë literaturën në funksion të këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit.
  4. Institucioni, të marrë masa për evidentimin dhe dokumentimin e ndikimit të projekteve dhe partneriteteve të jashtme në përmbajtjen e programit, përmes hartimit të raporteve analitike, përcaktimit të indikatorëve të matshëm dhe sigurimit të evidencave të strukturuara mbi përfitimet nga bashkëpunimet.
  5. Institucioni, të marrë masa për publikimin e të dhënave mbi rezultatet e vlerësimit të këtij programi studimi nga studentët, në funksion të rritjes së transparencës dhe përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë.
  6. Institucioni, të marrë masa për ndërtimin dhe dokumentimin e programeve të trajnimeve profesionale për të diplomuarit, në bashkëpunim me sektorin privat, në funksion të zhvillimit të vazhduar profesional dhe përputhjes me nevojat e tregut të punës.
  7. Institucioni, të shohë mundësinë e organizimit të praktikës profesionale në semestrin e dytë të programit të studimit, me qëllim që studentët të përfitojnë një përvojë praktike më efektive, bazuar në njohuritë e fituara në semestrin e parë.
  8. Institucioni, të marrë masa për rritjen e qëndrueshmërisë së personelit akademik të anagzhuar në këtë program studimi, përmes politikave të qëndrueshme të rekrutimit, zhvillimit dhe mbajtjes së personelit.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Europian i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 26, datë 26.02.2026

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “INXHINIERI NDËRTIMI”, ME PROFILE “INFRASTRUKTURË TRANSPORTI” DHE “INXHINIERI STRUKTURASH”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 26.02.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Inxhinieri Ndërtimi”, me profile “Infrastrukturë Transporti” dhe “Inxhinieri Strukturash”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Inxhinieri Ndërtimi”, me profile “Infrastrukturë Transporti” dhe “Inxhinieri Strukturash”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 630, datë 05.10.2018
  4. Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 61, datë 09.09.2022
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Arkitekturës dhe Inxhinierisë së Ndërtimit
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Gjuha e mësimdhënies: Shqip
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Europian i Tiranës
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur gjashtë rekomandime plotësisht dhe tre kryesisht, të lëna nga akreditimi i parë;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Institucioni, nuk ka përmbushur plotësisht rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë.
    2. Kualifikimi i disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk është në përputhje me parashikimet a akteve ligjore në fuqi.
    3. Literatura në funksion të këtij programi studimi, është e limituar dhe e papërditësuar me botime të viteve të fundit.
    4. Mungesa e lëndëve me zgjedhje për secilin nga profilet e programit të studimit.
    5. Mobiliteti i studentëve të këtij programi studimi, është shumë i ulët.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri Ndërtimi”, me profile “Infrastrukturë Transporti” dhe “Inxhinieri Strukturash”, të Universitetit Europian të Tiranës.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 25.02.2029.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 26, datë 26.02.2026, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri Ndërtimi”, me profile “Infrastrukturë Transporti” dhe “Inxhinieri Strukturash”, të Universitetit Europian të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa për vënien në funksion sa më shpejt të laboratorit të ngritur për këtë program studimi, duke e pajisur me pajisjet dhe infrastrukturën e nevojshme, si dhe të hartojë një plan të qartë për zhvillimin e seancave laboratorike, duke garantuar akses të rregullt për studentët.
  2. Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, të jetë në përputhje me parashikimet a akteve ligjore në fuqi.
  3. Institucioni, të pasurojë e përditësojë literaturën në funksion të këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit.
  4. Institucioni, të rishikojë planin mësimor të këtij programi studimi, duke parashikuar në mënyrë të qartë lëndët me zgjedhje për secilin profil të programit.
  5. Institucioni, të marrë masa për rritjen e mobilitetit të studentëve të këtij programi studimi, përmes zhvillimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit, nxitjes së pjesëmarrjes në programe shkëmbimi dhe krijimit të mekanizmave mbështetës për studentët.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Europian i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 27, datë 26.02.2026

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “IMAZHERI DHE RADIOTERAPI”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 26.02.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Imazheri dhe Radioterapi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Imazheri dhe Radioterapi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 648, datë 11.10. 2018
  4. Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 15, datë 25.02.2022
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Imazherisë
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Gjuha e mësimdhënies: Shqip
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Europian i Tiranës
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur gjashtë rekomandime plotësisht, një kryesisht dhe një i papërmbushur, të lëna nga akreditimi i parë;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Ngarkesa e lartë e personelit akademik, të angazhuar në lëndët profesionale të këtij programi studimi, të cilët mbulojnë mbi 70% të tyre, e shoqëruar me mungesën e një shpërndarjeje të balancuar pedagogjike dhe shkencore të lëndëve në përputhje me nivelin e këtij programi studimi, si dhe përqendrimi i një numri të madh kreditesh në ngarkesën e një pedagogu të vetëm, çon në cënimin e cilësisë së programit të studimit.
    2. Kualifikimi i disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk është në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi.
    3. Numri dhe cilësia e personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi janë të pamjaftueshme për realizimin me suskses të programit të studimit.
    4. Studentët e këtij programi studimi nuk realizojnë praktikë profesionale në fushën e Radioterapisë e cila është pjesë e këtij programi studimi, duke cënuar formimin e tyre profesional si edhe duke krijuar rrezik potencial për cilësinë e shërbimit ndaj pacientëve në të ardhmen; kjo mangësi është evidentuar edhe në akreditimin e parë të këtij programi studimi dhe nuk është adresuar nga institucioni.
    5. Aktiviteti kërkimor-shkencor i personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi është i ulët, duke ndikuar negativisht në cilësinë dhe zhvillimin e mëtejshëm të programit.
    6. Emërtimi i programit të studimit nuk është i qartë, duke krijuar mundësi për keqkuptime, veçanërisht për studentët të cilët vijnë nga jashtë institucionit.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar NEGATIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Imazheri dhe Radioterapi”, të Universitetit Europian të Tiranës.
  2. Të mos e akreditojë programin e studimit të ciklit të dytë Master i Shkencave në “Imazheri dhe Radioterapi”, Universitetit Europian të Tiranës.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin dhe publikim e këtij vendimi, brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 28, datë 27.02.2026

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “INFERMIERI”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 27.02.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Infermieri”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Infermieri”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 665, datë 12.10. 2018
  4. Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 16, datë 25.02.2022
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Infermierisë dhe Fizioterapisë
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Gjuha e mësimdhënies: Shqip
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Europian i Tiranës
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur një rekomandim plotësisht dhe tre pjesërisht, të lëna nga akreditimi i parë;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Kualifikimi i disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk është në përputhje me parashikimet e akteve ligjore në fuqi.
    2. Mungesa e personelit akademik me profil infermieror, në drejtimin e lëndëve karakterizuese të këtij programi studimi.
    3. Marrëveshjet e bashkëpunimit të lidhura në funksion të realizimit të praktikave profesionale të studentëve të këtij programi studimi, janë të pamjaftueshme dhe disa prej tyre të papërditësuara.
    4. Mungesa e personelit ndihmës-akademik, për zhvillimin e laboratorëve dhe aktiviteteve praktike, e reflektuar në pamundësinë për të siguruar mbështetje të mjaftueshme për sesionet laboratorike dhe mirëmbajtjen e ambienteve të mësimdhënies, në kushtet e rritjes së numrit të studentëve në program.
    5. Literatura në funksion të këtij programi studimi, është e limituar dhe e papërditësuar me botime të viteve të fundit.
    6. Mangësi në organizimin dhe mbikëqyrjen e praktikës profesionale të studentëve të këtij programi studimi, të reflektuara në mbulim të kufizuar të komponentit praktik dhe mospërputhje midis planit mësimor dhe syllabuseve.
    7. Mungesa e kritereve të qarta për pranimin e studentëve në këtë program studimi, e reflektuar në mos përcaktimin e fushave të diplomave të ciklit të parë të pranueshme për regjistrim.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Infermieri”, të Universitetit Europian të Tiranës.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 2 (dy) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 26.02.2028.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 28, datë 27.02.2026, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master i Shkencave në “Infermieri”, të Universitetit Europian të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, të jetë në përputhje me parashikimet e akteve ligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të marrë masa për angazhimin e personelit akademik me profil infermieror në drejtimin e lëndëve karakterizuese të këtij programi studimi.
  3. Institucioni, të marrë masa për rinovimin, formalizimin dhe shtimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit, të lidhura për zhvillimin e praktikës profesionale, me struktura universitare shëndetësore, të cilat disponojnë kapacitetin e nevojshëm akademik për ndjekjen dhe mbikëqyrjen e praktikave profesionale të studentëve të këtij programi studimi.
  4. Institucioni, të shtojë numrin e personelit ndihmës-akademik, për zhvillimin e laboratorëve dhe aktiviteteve praktike, si edhe për të siguruar mbështetje të mjaftueshme për sesionet laboratorike dhe mirëmbajtjen e ambienteve të mësimdhënies, në kushtet e rritjes së numrit të studentëve në program.
  5. Institucioni, të pasurojë e përditësojë literaturën në funksion të këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit.
  6. Institucioni, të marrë masa për rishikimin e organizimit dhe mbikëqyrjes së praktikës profesionale, duke përfshirë përditësimin e syllabuseve të lëndëve të praktikës, si dhe për harmonizimin e planit mësimor me syllabuset përkatëse.
  7. Institucioni, të marrë masa për përcaktimin e kritereve të qarta për pranimin e studentëve në këtë program studimi, duke specifikuar qartë fushat e diplomave të ciklit të parë të pranueshme për regjistrim.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Europian i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 29, datë 27.02.2026

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT ME KARAKTER PROFESIONAL NË “MENAXHIM”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 27.02.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit me karakter profesional në “Menaxhim”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program studimi me karakter profesional në “Menaxhim”
  2. Cikli i studimit: Program me karakter profesional
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 554, datë 11.09. 2018
  4. Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 13, datë 25.02.2022
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Menaxhimit dhe Marketingut
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Gjuha e mësimdhënies: Shqip
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Europian i Tiranës
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka marrë masa për plotësimin e rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit me karakter profesionalë” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Studentët e këtij programi studimi shpesh ndjekin leksione së bashku me studentët e ciklit të parë Bachelor, duke ndikuar negativisht në cilësinë e përftimit të kompetencave të përcaktuara.
    2. Mospërputhje midis përmbajtjes së lëndëve dhe syllabuseve të këtij programi studimi, me kornizën dhe nivelin akademik të këtij cikli studimi, në veçanti sa i përket nivelit të trajtimit të tematikave dhe thellësisë së përmbajtjes së tyre.
    3. Mospërfshirja e qartë dhe efektive e studentëve të këtij programi studimi, në programe mobiliteti dhe në aktivitete jashtëkurrikulare që mbështesin zhvillimin e tyre akademik dhe profesional.
    4. Formati i syllabuseve të lëndëve të këtij programi studimi nuk është plotësisht në përputhje me parashikimet e akteve nënligjore në fuqi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit me karakter profesional në “Menaxhim”, të Universitetit Europian të Tiranës.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 26.02.2029.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 29, datë 27.02.2026, “Për akreditimin periodik të programit të studimit me karakter profesional në “Menaxhim”, të Universitetit Europian të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rishikojë këtë program studimi, në mënyrë që rezultatet e të nxënit, struktura kurrikulare, përmbajtja e lëndëve dhe procesi i mësimdhënies të konceptohen dhe të zhvillohen në mënyrë të pavarur nga programet e ciklit të parë Bachelor.
  2. Institucioni, të rishikojë përmbajtjen e lëndëve dhe strukturën e syllabuseve të programit të studimit, me qëllim sigurimin e përputhshmërisë së plotë me kornizën dhe nivelin akademik të këtij cikli studimi, veçanërisht në drejtim të nivelit të trajtimit të tematikave dhe thellësisë së përmbajtjes së tyre.
  3. Institucioni, të marrë masa për të rritur përfshirjen e studentëve të këtij programi studimi në programe mobiliteti dhe në aktivitete jashtëkurrikulare, duke krijuar mekanizma dhe mundësi konkrete që mbështesin zhvillimin e tyre akademik dhe profesional.
  4. Institucioni, të rishikojë formatin e syllabuseve të lëndëve të këtij programi studimi, në përputhje me parashikimet e akteve nënligjore në fuqi.
  5. Institucioni, të realizojë një studim të detajuar të tregut të punës në funksion të këtij programi studimi, me qëllim përcaktimin më të qartë të objektivave, perspektivës së zhvillimit dhe avantazheve konkurruese të tij, si dhe të krijojë një mekanizëm të qëndrueshëm për ndjekjen e studentëve të diplomuar, në funksion të vlerësimit të përputhjes së formimit profesional me kërkesat e tregut të punës dhe përmirësimit të vazhdueshëm të kurrikulës.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Europian i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 30, datë 27.02.2026

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “PSIKOLOGJI”, ME PROFIL “SHËNDET MENDOR”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 27.02.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Psikologji”, me profil “Shëndet Mendor”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Psikologji”, me profil “Shëndet Mendor”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 496, datë 07.10.2011, përshtatur me shkresë të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 8244/2, datë 12.09.2018
  4. Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 13, datë 24.01.2020
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Psikologjisë, Edukimit dhe Sporteve
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  8. Kredite (ECTS): 180 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Gjuha e mësimdhënies: Shqip
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Europian i Tiranës
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi periodik;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi periodik;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Mungesa e përfshirjes së një lënde të dedikuar për etikën, në planin mësimor të programit të studimit.
    2. Mungesa e literaturës së mjaftueshme në gjuhën shqipe që trajton dhe reflekton kontekstin shqiptar në mbështetje të programit të studimit.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Psikologji”, me profil “Shëndet Mendor”, të Universitetit Europian të Tiranës.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 26.02.2031.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 30, datë 27.02.2026, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Bachelor në “Psikologji”, me profil “Shëndet Mendor”, të Universitetit Europian të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të përfshijë lëndën e etikës dhe deontologjisë së psikologut në kurrikulën e programit të studimit, me qëllim forcimin e lidhjes së studentëve me profesionin dhe me entet rregullatore përkatëse.
  2. Institucioni, të marrë masa për shtimin e literaturës në gjuhën shqipe, duke u fokusuar në materiale që trajtojnë shëndetin mendor në kontekstin profesional dhe shoqëror shqiptar.
  3. Institucioni, të marrë masa për zgjerimin e ambienteve të bibliotekës, në funksion të këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Europian i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 31, datë 27.02.2026

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “SHKENCA KOMUNIKIMI”, ME PROFILE “MARRËDHËNIE PUBLIKE POLITIKE”, “MENAXHIM MARKETINGU”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 27.02.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Shkenca Komunikimi”, me profile “Marrëdhënie Publike Politike”, “Menaxhim Marketingu”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Shkenca Komunikimi”, me profile “Marrëdhënie Publike Politike”, “Menaxhim Marketingu”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 74, datë 21.01.2009
  4. Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 8244/1 Prot., datë 12.09.2018
  5. Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 23, datë 11.05.2018
  6. Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës
  7. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Humane dhe Komunikimit
  8. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  9. Kredite (ECTS): 120 kredite
  10. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  11. Gjuha e mësimdhënies: Shqip
  12. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Europian i Tiranës
  13. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, pa rekomandime;
  6. Brezi i fundit i studentëve të pranuar në këtë program studimi ka qënë në vitin akademik 2024-2025;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Përqendrimi i pozicionit të Dekanit të njësisë kryesore dhe drejtuesit të njësisë bazë, përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi, në një person të vetëm, në mungesë të dokumentacionit të mjaftueshëm që provon ekzistencën e mekanizmave të pavarur për trajtimin e ankesave dhe mbrojtjen e lirisë akademike, në funksion të këtij programi studimi.
    2. Mungesa e masave të mjaftueshme teknike dhe organizative për mbrojtjen e të dhënave personale, duke përfshirë njoftimin paraprak, procedurat për dhënien e miratimit për verifikimin e të dhënave, si dhe kufizime të qarta mbi aksesin vetëm nga persona të autorizuar.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Shkenca Komunikimi”, me profile “Marrëdhënie Publike Politike”, “Menaxhim Marketingu”, të Universitetit Europian të Tiranës.
  2. Akreditimin e programit të studimit vetëm për studentët e regjistruar deri në vitin akademik 2024-2025 dhe që aktualisht ndjekin këtë program studimi, deri në diplomimin e tyre.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 32, datë 27.02.2026

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “SHKENCË TË DHËNASH DHE ANALITIKË BIZNESI”, TË UNIVERSITETIT TË NEW YORK-UT NË TIRANË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 27.02.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Shkencë të Dhënash dhe Analitikë Biznesi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Shkencë të Dhënash dhe Analitikë Biznesi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 440, datë 10.08.2023
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti i New York-ut në Tiranë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Sistemeve të Informacionit dhe Inteligjente
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Gjuha e mësimdhënies: Anglisht
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i New York-ut në Tiranë
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Kualifikimi i disa prej anëtarëve të personelit akademik, si edhe mbulimi i ngarkesës mësimore nga personeli akademik me kohë të pjesshme, nuk janë në përputhje me parshikimet ligjore e nënligjore në fuqi.
    2. Mosfunksionimi i njësisë së auditimit të brendshëm, në funksion të këtij programi studimi, sikurse parashikohet në Statutin e institucionit.
    3. Mangësi në transferimin e krediteve dhe në specifikimin e veprimtarive formuese, të reflektuara në mungesën e klasifikimit sipas ECTS në kurrikul, çka vështirëson mobilitetin e studentëve, të këtij programi studimi.
    4. Mungesa e harmonizimit midis rregullores së njësisë bazë dhe asaj të programit të studimit, në lidhje me elementët e vlerësimit dhe ndarjen e pikëve për notat, në funksion të këtij prorami studimi.
    5. Studentët e këtij programi studimi nuk janë të informuar mjaftueshëm mbi përfaqësuesit e tyre në strukturat vendimmarrëse dhe mekanizmat e zgjedhjes së tyre.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Shkencë të Dhënash dhe Analitikë Biznesi”, të Universitetit të New York-ut në Tiranë.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 26.02.2029.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 32, datë 27.02.2026, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Shkencë të Dhënash dhe Analitikë Biznesi”, të Universitetit të New York-ut në Tiranë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i anëtarëve të personelit akademik, si edhe mbulimi i ngarkesës mësimore nga personeli akademik me kohë të pjesshme, të jenë në përputhje me parshikimet ligjore e nënligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të marrë masa për funksionimin e njësisë së auditimit të brendshëm, në funksion të këtij programi studimi, sikurse parashikohet në Statutin e tij.
  3. Institucioni, të rishikojë ndarjen e krediteve për lëndët e këtij programi studimi, me qëllim shmangien e moduleve me 10 kredite ECTS, si edhe të specifikojë saktë orët në auditor.
  4. Institucioni, të marrë masa për harmonizimin e rregullores së njësisë bazë me atë të programit të studimit, në lidhje me elementët e vlerësimit dhe ndarjen e pikëve për notat, në funksion të këtij programi studimi.
  5. Institucioni, të marrë masa për përmirësimin e informimit të studentëve të këtij programi studimi mbi përfaqësuesit e tyre në strukturat vendimmarrëse dhe mbi mekanizmat e zgjedhjes së tyre.
  6. Institucioni, të marrë masa për përkthimin dhe publikimin në faqen zyrtare të internetit të raporteve të vlerësimit të cilësisë edhe në gjuhën shqipe.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i New York-ut në Tiranë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 33, datë 27.02.2026

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “AKTIVITETI FIZIK DHE SHËNDETI”, TË UNIVERSITETIT TË SPORTEVE TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 27.02.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Aktiviteti Fizik dhe Shëndeti”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Aktiviteti Fizik dhe Shëndeti”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 48, datë 05.02.2015
  4. Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 19, datë 19.02.2021
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti i Sporteve të Tiranës
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Lëvizjes dhe Shëndetit
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Gjuha e mësimdhënies: Shqip
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Sporteve të Tiranës
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur tre rekomandime plotësisht, katër kryesisht dhe një i papërmbushur, të lëna nga akreditimi i parë;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Programi i studimit nuk është rishikuar që nga licencimi i tij, çka ka sjellë mospërditësim të pjesshëm të kurrikulës dhe të literaturës, si dhe mospërputhje me zhvillimet bashkëkohore ndërkombëtare në fushën përkatëse.
    2. Mbingarkesë e personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi dhe shfrytëzim jo optimal i infrastrukturës, pavarësisht disponueshmërisë së kapaciteteve të mjaftueshme, çka ndikon në realizimin efektiv të programit të studimit.
    3. Përfshirje e kufizuar e partnerëve të tregut të punës në zhvillimin dhe rishikimin e programit të studimit, si dhe mungesë evidencash të mjaftueshme për përdorimin e feedbackut të studentëve dhe përfshirjen e tyre në veprimtari kërkimore.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Aktiviteti Fizik dhe Shëndeti”, të Universitetit të Sporteve të Tiranës.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 26.02.2031.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 33, datë 27.02.2026, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master i Shkencave në “Aktiviteti Fizik dhe Shëndeti”, të Universitetit të Sporteve të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa për rishikimin periodik të programit të studimit, me qëllim përditësimin e kurrikulës dhe literaturës, si dhe përafrimin e tij me zhvillimet bashkëkohore ndërkombëtare në fushën përkatëse.
  2. Institucioni, të marrë masa për rishpërndarjen e ngarkesës së personelit akademik dhe optimizimin e përdorimit të infrastrukturës, në funksion të rritjes së efektivitetit në realizimin e programit të studimit.
  3. Institucioni, të marrë masa për rritjen e përfshirjes së partnerëve të tregut të punës në zhvillimin dhe rishikimin e programit të studimit, si dhe për forcimin e mekanizmave për mbledhjen dhe përdorimin e feedbackut të studentëve dhe përfshirjen e tyre në veprimtari kërkimore.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Sporteve të Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 34, datë 27.02.2026

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “ANGLISHT”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 27.02.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Anglisht”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Anglisht”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 199, datë 16.05.2012
  4. Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 2600/1 Prot., datë 02.06.2021
  5. Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 39, datë 12.03.2021
  6. Institucioni që e ofron: Universiteti Privat “Albanian University”
  7. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Edukimit dhe Anglishtes
  8. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  9. Kredite (ECTS): 180 kredite
  10. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Europian i Tiranës
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi periodik;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni nuk ka përmbushur plotësisht rekomandimet e lëna nga akreditimi periodik;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Një nga rekomandimet kryesore të lëna gjatë akreditimit periodik, nuk është adresuar plotësisht nga institucioni, më konkretisht literatura fizike bazë dhe e rekomanduar, në funksion të këtij programi studimi, vazhdon të jetë e pamjaftueshme për të përmbushur objektivat e këtij programi studimi.
    2. Biblioteka nuk është pasuruar me libra vitet e fundit, duke ndikuar negativisht në këtë program studimi.
    3. Numri shumë i ulët i studentëve të regjistruar në këtë program studimi, ndikon negativisht në funksionimin optimal të tij dhe në menaxhimin efikas të burimeve.
    4. Zyra e përgjegjëse për gjurmimin e studentëve të diplomuar, nuk bën përditësime të tabelave statistikore mbi të dhënat e punësimit të studentëve sipas profilit të punësimit.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Anglisht”, të Universitetit Privat “Albanian University”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 26.02.2029.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 34, datë 27.02.2026, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Bachelor në “Anglisht”, të Universitetit Privat “Albanian University”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të pasurojë dhe rrise fondin fizik të literaturës bazë dhe asaj të rekomanduar në funksion të këtij programi studimi.
  2. Institucioni, të marrë masa për rritjen e numrit të studentëve të regjistruar në këtë program studimi, në një nivel të qëndrueshëm, në të kundërt të shqyrtojë mundësinë e mbylljes së programit.
  3. Institucioni, nëpërmjet zyrës përgjegjëse për gjurmimin e studentëve të diplomuar, të bëjë përditësime të tabelave statistikore mbi të dhënat e punësimit të studentëve sipas profilit të punësimit.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Privat “Albanian University”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 35, datë 27.02.2026

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË DOKTORATË NË “SHKENCA SOCIALE DHE TË SJELLJES”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 27.02.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të tretë, Doktoratë në “Shkenca Sociale dhe të Sjelljes”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Doktoratë në “Shkenca Sociale dhe të Sjelljes”
  2. Cikli i studimit: Cikli i tretë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 111, datë 04.03. 2022, ndryshuar me Urdhërin e Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 251, datë 09.05. 2022
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Sociale të Aplikuara
  6. Kohëzgjatja (Vite): 3 vite
  7. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  8. Gjuha e programit: Shqip
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Europian i Tiranës
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 8

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportimin e Grupit të Vlerësimit të Jashtëm dhe institucionit, në përgjigje të pyetjeve të Bordit të Akreditimit.

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të tretë “Doktoratë”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Shumica e anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk plotësojnë kërkesat e Standardit III.2, kriteri 1 dhe 5 të Kodit të Cilësisë, më konkretisht:
    • Një pjesë e udhëheqësve shkencorë të angazhuar në këtë program studimi, nuk kanë publikime në revista të indeksuara në Scopus dhe një pjesë tjetër kanë vetëm një ose dy publikime;
    • Një pjesë e udhëheqësve shkencorë, të angazhuar në këtë program studimi, nuk janë të listuar me H-index në databazën e Google Scholar, ndërsa të tjerë kanë si H-index treguesin 3 ose tregues më të ulët;
    • Shumica e udhëheqësve shkencorë të angazhuar në këtë program studimi nuk kanë eksperiencë akademike ndërkombëtare.
  1. Disa nga udhëheqësit shkencorë të angazhuar në këtë program studimi, udhëheqin studentë doktorantë në fusha kërkimi të ndryshme nga fusha e tyre e kërkimit shkencor, ku më konkretisht udhëheqësi i specializuar në disiplinën e violinës udhëheq temat doktorale “Rivitalizimi urban dhe impakti ne ekonomi. Qyteti i Vlores” dhe “Veprat e ndaluara në regjimin komunist”, po ashtu udhëheqësi i specializuar në disiplinën e muzikës, udhëheq temën doktorale “Impakti i Shakespirit në shoqëri dhe politikë”.
  2. Mungesa e marrëveshjeve zyrtare për përfshirjen në këtë program studimi të personelit akademik si udhëheqës shkencor, lektor ose si bashkëpunëtorë shkencorë të studentëve doktorantë, nga të paktën një universitet i vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, OECD-së ose G20-ës sipas kërkesave të Standardit III. 5, kriteri 2, të Kodit të Cilësisë. Pavarësisht se institucioni ka ftuar një numër të vogël lektorësh për të dhënë leksione për studentët e këtij programi në kuadër të programit Erasmus+, këta lektorë nuk janë të lidhur në mënyrë të posaçme me këtë program studimi, për më tepër, kjo përfshirje lektorësh ka qenë shumë e ulët në raport me numrin e studentëve në këtë program studimi dhe me spektrin shumë të gjerë të temave doktorale të cilat kërkojnë një përfshirje më domethënëse të personelit akademik ndërkombëtar.
  3. Numër i ulët i marrëveshjeve të shkëmbimit me të paktën një universitet nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, OECD-së ose G20-ës, me qëllim garantimin efektiv të shkëmbimit të personelit akademik dhe të mbi tetëdhjetë studentëve të këtij programi studimi.
  4. Përfshirje shumë e ulët e studentëve të këtij programi studimi, në projekte kërkimore të përbashkëta me institucione ndërkombëtare, sipas kërkesave të Standardit III.5, kriteri 4, të Kodit të Cilësisë.
  5. Emërtimi i programit të studimit nuk reflekton në mënyrë të saktë përmbajtjen dhe shtrirjen reale të studimeve doktorale të ofruara. Edhe pse programi është konceptuar si interdisiplinor, evidentohet se në praktikë kërkimi shkencor i studentëve zhvillohet kryesisht brenda një disipline të vetme. Kjo krijon një mospërputhje ndërmjet emërtimit të programit dhe natyrës faktike të veprimtarisë kërkimore. Për rrjedhojë, dhënia e një grade shkencore me karakter interdisiplinar nuk rezulton plotësisht e justifikuar, për sa kohë që kërkimi i realizuar nuk përmbush kriteret e mirëfillta të interdisiplinaritetit në fushën e shkencave shoqërore dhe të sjelljes.
  6. Moduli teorik i programit të studimit nuk reflekton nivelin e avancuar që kërkohet për studimet doktorale. Përmbajtja e tij nuk siguron një thellim të mjaftueshëm teorik dhe nuk garanton përgatitjen e duhur të studentëve në aspektin e njohurive bashkëkohore dhe të metodologjive të kërkimit shkencor në fushat përkatëse. Si pasojë, studentët nuk pajisen në mënyrë të plotë me kompetencat teorike dhe metodologjike të nevojshme për zhvillimin e kërkimit të pavarur në nivel doktoral.
  7. Mungesa e programeve të përbashkëta të doktoraturës, pavarësisht kapaciteteve dhe interesit të deklaruar institucional, dhe faktit që ky program studimi ka regjistruar studentë që në vitin akademik 2021-2022.
  8. Vetëm një pjesë e studentëve të regjistruar në këtë program studimi, reflektojnë progres të pjesshëm lidhur me detyrimet e tyre përgjatë programit të studimit, duke përfshirë publikime në revista ndërkombëtare me faktor impakti dhe të indeksuara si dhe pjesëmarrje në konferenca. Në disa raste ka mospërputhje midis publikimeve dhe fushës së kërkimit shkencor të studentit, ku më konkretisht studenti doktorant në fushën e të drejtës ndërkombëtare, rezulton të ketë publikuar në fushën e shëndetit publik.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar NEGATIV për programin e studimit Doktoratë në “Shkenca Sociale dhe të Sjelljes”, të Universitetit Europian të Tiranës.
  2. Të mos e akreditojë programin e studimit të ciklit të tretë Doktoratë në “Shkenca Sociale dhe të Sjelljes”, Universitetit Europian të Tiranës.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin dhe publikim e këtij vendimi, brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 36, datë 27.02.2026

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË DOKTORATË NË “INTELIGJENCA ARTIFICIALE DHE SISTEMET INTELIGJENTE”, TË UNIVERSITETIT “METROPOLITAN TIRANA”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 27.02.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të tretë, Doktoratë në “Inteligjenca Artificiale dhe Sistemet Inteligjente”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Doktoratë në “Inteligjenca Artificiale dhe Sistemet Inteligjente”
  2. Cikli i studimit: Cikli i tretë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 105, datë 01.03. 2022, ndryshuar me Urdhërat e Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 173, datë 03.04. 2023 dhe Nr. 522, datë 09.10.2024
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Metropolitan Tirana”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Inxhinierisë Kompjuterike
  6. Kohëzgjatja (Vite): 3 vite
  7. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  8. Gjuha e programit: Anglisht
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Metropolitan Tirana”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 8

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Raportimin e Grupit të Vlerësimit të Jashtëm dhe institucionit, në përgjigje të pyetjeve të Bordit të Akreditimit.

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të tretë “Doktoratë”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk plotësojnë kërkesat e Standardit III.2, kriteri 1 dhe 5 të Kodit të Cilësisë, më konkretisht:
    • tre nga udhëheqësit shkencorë, të angazhuar në këtë program studimi, nuk kanë publikime në fushën e Inteligjencës Artificiale dhe Sistemeve Inteligjente;
    • dy nga tre udhëheqësit shkencorë të angazhuar në këtë program studimi, nuk kanë publikime ndërkombëtare.
  1. Disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, si personel mbështetës, nuk përmbushin kërkesat e Standardit III.2, kriteri 1 të Kodit të Cilësisë, si edhe një prej anëtarëve të angazhuar si personel mbështetës nuk ka kualifikimin e duhur për t’u angazhuar në këtë program studimi.
  2. Pavarësisht ekzistencës së marrëveshjeve me dy institucione të arsimit të lartë jashtë vendit, për udhëheqjen e përbashkët të tre projekteve doktorale nga udhëheqës të identifikuar në mënyrë specifike, për pesë studentët e tjerë të regjistruar në programin e studimit nuk ekzistojnë të tilla marrëveshje.
  3. Mungesa e marrëveshjeve të formalizuara dhe specifike të bashkëpunimit me institucione të huaja të arsimit të lartë, të cilat do të mundësonin shkëmbimin e të paktën 5 studentëve të këtij programi studimi për një periudhë minimale 3 mujore, në përputhje me Standardin III.5, kriteri 3 i Kodit të Cilësisë; aktualisht, mobiliteti mbështetet kryesisht në projekte Erasmus+ me kohëzgjatje të kufizuar dhe pa garantuar qëndrueshmëri afatgjatë.
  4. Për pesë nga tetë studentët e këtij programi studimi, institucioni nuk ka siguruar marrëveshje bashkëpunimi me institucione brenda ose jashtë vendit për të mundësuar përfshirjen e tyre në projekte të përbashkëta kërkimore shkencore, sikurse parashikohet në Standardin III.5, kriteri 4 të Kodit të Cilësisë.
  5. Mungesa e një laboratori të specilizuar në Inteligjencë Artificiale sipas praktikave më të mira ndërkombëtare, e shoqëruar me pamjaftueshmërinë e burimeve infrastrukturore dhe teknike, kufizon zhvillimin e kërkimit shkencor eksperimental dhe mbështetjen e kërkimeve të avancuara, duke mos mundësuar realizimin e plotë të një programi doktorature në fushën e inteligjencës artificiale dhe sistemeve inteligjente.
  6. Mangësi në rregulloren e programit të studimit dhe/ose në atë të Komisionit të Përhershëm për dhënien e gradës shkencore “Doktor”, në lidhje me parashikimin e qartë të procedurave dhe mundësive në rastet e një vendimi negativ për mbrojtjen e gradës, apo kur kandidati, për arsye madhore, nuk paraqitet në mbrojtje.
  7. Hapësira e bibliotekës është e kufizuar dhe e pamjaftueshme për të përmbushur nevojat e programit të studimit.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Doktoratë në “Inteligjenca Artificiale dhe Sistemet Inteligjente”, të Universitetit “Metropolitan Tirana”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 1 (një) viti.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 26.02.2027.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 36, datë 27.02.2026, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Doktoratë në “Inteligjenca Artificiale dhe Sistemet Inteligjente”, të Universitetit “Metropolitan Tirana”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa me qëllim që të gjithë udhëheqësit e angazhuar në këtë program studimi të përmbushin kërkesat e Standardit III.2, kriteri 1 dhe 5 të Kodit të Cilësisë.
  2. Institucioni, të lidhë marrëveshje bashkëpunimi me universitete ndërkombëtare me qëllim angazhimin e personelit akademik të kualifikuar, në udhëheqjen e të gjithë studentëve të këtij programi studimi.
  3. Institucioni, të marrë masa për hartimin dhe formalizimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit me institucione të huaja të arsimit të lartë, me qëllim mundësimin e shkëmbimit të studentëve të këtij programi studimi për një periudhë minimale 3 mujore, në përputhje me Standardin III.5, kriteri 3 të Kodit të Cilësisë, si dhe të zhvillojë marrëveshje bashkëpunimi me institucione brenda dhe jashtë vendit për të mundësuar përfshirjen e studentëve në projekte të përbashkëta kërkimore shkencore, sikurse parashikohet në Standardit III.5, kriteri 4 të Kodit të Cilësisë.
  4. Institucioni, të marrë masa për zhvillimin e një programi të përbashkët doktorature me universitete homologe në rajon ose në vende anëtare të Bashkimit Evropian, OECD-së ose G20-ës, në përputhje me kërkesat ligjore e nënligjore në fuqi.
  5. Institucioni, të marrë masa për ngritjen e një laboratori të specializuar në Inteligjencë Artificiale, në funksion të zhvillimit të kërkimit shkencor eksperimental dhe aplikimit praktik të njohurive në fushën e inteligjencës artificiale, si dhe të forcojë burimet infrastrukturore dhe teknike në mbështetje të këtij programi studimi, veçanërisht për kërkime të avancuara.
  6. Institucioni, të rishikojë dhe përditësojë rregulloren e programit të studimit dhe/ose atë të Komisionit të Përhershëm për dhënien e gradës shkencore “Doktor”, me qëllim përfshirjen e qartë të procedurave për rastet e një vendim negativ për mbrojtjen e gradës, si dhe kur kandidati, për arsye madhore, nuk paraqitet në mbrojtje. Gjithashtu, rekomandohet që rregullorja të strukturohet më qartë në nene, duke përcaktuar në mënyrë të organizuar detyrat, të drejtat, përgjegjësitë dhe proceset e këtij cikli studimi, si dhe rolin e aktorëve të përfshirë.
  7. Institucioni, të marrë masa për zgjerimin dhe përmirësimin e hapësirës së bibliotekës, në mënyrë që të përmbushë nevojat e programit të studimit.
  8. Institucioni, të marrë masa për përditësimin e CV-ve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, si edhe të rishikojë dhe përditësojë kontratat e tyre në përputhje me kërkesat aktuale.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Metropolitan Tirana”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 37, datë 27.02.2026

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INFERMIERI E PËRGJITHSHME”, TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” KORÇË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 27.02.2026, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Infermieri e Përgjithshme”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Infermieri e Përgjithshme”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 423, datë 08.06.2011
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Infermierisë
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Gjuha e mësimdhënies: Shqip
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Raportimin e ekspertëve të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm, në mbledhjen e Bordit.
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Infrastruktura e godinës ku zhvillohet programi i studimit paraqet mangësi të theksuara dhe nuk garanton akses për studentët me aftësi të kufizuara.
    2. Mungesa në këtë program studimi e personelit akademik me kohë të plotë i kategorisë Profesor, ndikon negativisht në cilësinë e programit.
    3. Pjesëmarrja e ulët e studentëve të këtij programi studimi në plotësimin e pyetësorit për vlerësimin e programit kufizon mbledhjen e të dhënave të nevojshme për përmirësimin e tij.
    4. Raporti vjetor i programit nuk ofron evidencë për masa konkrete dhe mekanizma të përcaktuar për adresimin e mangësive dhe përmirësimin e vazhdueshëm të tij.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Infermieri e Përgjithshme”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 2 (dy) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 26.02.2028.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 37, datë 27.02.2026, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Infermieri e Përgjithshme”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa për përmirësimin e infrastrukturës së godinës ku zhvillohet programi i studimit, me qëllim krijimin e një mjedisi më të përshtatshëm për mësimdhënie dhe të nxënit, si dhe garantimin e aksesit për studentët me aftësi të kufizuara.
  2. Institucioni, të angazhojë në këtë program studimi të paktën një personel akademik me kohë të plotë të kategorisë Profesor.
  3. Institucioni, të nxisë përfshirjen më të madhe të studentëve të këtij programi studimi në plotësimin e pyetësorëve, si një instrument thelbësor për përmirësimin e programit dhe adresimin e problematikave.
  4. Institucioni, të përmirësojë raportin vjetor të programit, duke përfshirë plane konkrete dhe mekanizma të qartë për adresimin e mangësive dhe përmirësimin e vazhdueshëm të tij.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

The post Vendimet e mbledhjes 26 – 27 Shkurt 2026 appeared first on ASCAL.

]]>
ASCAL zhvillon trajnim me Grupin e Vlerësimit të Brendshëm të Universitetit Europian të Tiranës në kuadër të përgatitjeve për akreditim https://dev.ascal.al/en/ascal-zhvillon-trajnim-me-grupin-e-vleresimit-te-brendshem-te-universitetit-europian-te-tiranes-ne-kuader-te-pergatitjeve-per-akreditim/ Fri, 06 Mar 2026 08:36:10 +0000 https://www.ascal.al/ascal-zhvillon-trajnim-me-grupin-e-vleresimit-te-brendshem-te-universitetit-europian-te-tiranes-ne-kuader-te-pergatitjeve-per-akreditim/ Në vijim të bashkëpunimit institucional dhe në funksion të përgatitjes për procesin e akreditimit, ASCAL organizoi një trajnim të dedikuar me Grupin e Vlerësimit të Brendshëm të Universitetit Europian të Tiranës, me qëllim rritjen e kapaciteteve prof

The post ASCAL zhvillon trajnim me Grupin e Vlerësimit të Brendshëm të Universitetit Europian të Tiranës në kuadër të përgatitjeve për akreditim appeared first on ASCAL.

]]>
Në vijim të bashkëpunimit institucional dhe në funksion të përgatitjes për procesin e akreditimit, ASCAL organizoi një trajnim të dedikuar me Grupin e Vlerësimit të Brendshëm të Universitetit Europian të Tiranës, me qëllim rritjen e kapaciteteve profesionale për hartimin e raportit të vetëvlerësimit dhe strukturimin e dokumentacionit mbështetës.

Trajnimi u fokusua në interpretimin e standardeve dhe treguesve përkatës, në saktësimin e kërkesave proceduriale të parashikuara në legjislacionin në fuqi dhe në Manualin e Procedurave, si dhe në orientimin praktik për hartimin e një raporti vetëvlerësimi të qartë, të argumentuar dhe të mbështetur në evidenca të verifikueshme.

Gjatë diskutimeve u theksua domosdoshmëria e përputhshmërisë ndërmjet dokumentacionit të paraqitur dhe funksionimit real të proceseve akademike e administrative në institucion.

3

2

The post ASCAL zhvillon trajnim me Grupin e Vlerësimit të Brendshëm të Universitetit Europian të Tiranës në kuadër të përgatitjeve për akreditim appeared first on ASCAL.

]]>
ASCAL Organizes Training for the Internal Evaluation Group of the European University of Tirana on Self-Evaluation Reporting https://dev.ascal.al/en/ascal-organizes-training-for-the-internal-evaluation-group-of-the-european-university-of-tirana-on-self-evaluation-reporting/ Fri, 06 Mar 2026 08:30:39 +0000 https://www.ascal.al/ascal-organizes-training-for-the-internal-evaluation-group-of-the-european-university-of-tirana-on-self-evaluation-reporting/ As part of ongoing institutional cooperation and in preparation for the accreditation process, ASCAL organized a dedicated training session with the Internal Evaluation Group of the European University of Tirana, aimed at strengthening professional c

The post ASCAL Organizes Training for the Internal Evaluation Group of the European University of Tirana on Self-Evaluation Reporting appeared first on ASCAL.

]]>
As part of ongoing institutional cooperation and in preparation for the accreditation process, ASCAL organized a dedicated training session with the Internal Evaluation Group of the European University of Tirana, aimed at strengthening professional capacities for drafting the self-evaluation report and structuring the supporting documentation.

The training focused on the interpretation of the relevant standards and indicators, the clarification of procedural requirements set out in the applicable legislation and in the Procedures Manual, as well as practical guidance for preparing a clear, well-reasoned self-evaluation report supported by verifiable evidence.

During the discussions, particular emphasis was placed on the need to ensure consistency between the submitted documentation and the actual functioning of academic and administrative processes within the institution.