{"id":1610,"date":"2011-12-14T13:03:35","date_gmt":"2011-12-14T12:03:35","guid":{"rendered":"https:\/\/www.ascal.al\/vendim-nr-204-date-29072011\/"},"modified":"2011-12-14T13:03:35","modified_gmt":"2011-12-14T12:03:35","slug":"vendim-nr-204-date-29072011","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/dev.ascal.al\/en\/vendim-nr-204-date-29072011\/","title":{"rendered":"VENDIM Nr. 203 dat\u00eb 29.07.2011 – SHLUP \u201cUniversiteti Biznes dhe Ligj\u201d"},"content":{"rendered":"

K\u00cbSHILLI I AKREDITIMIT<\/strong>
VENDIM<\/strong>
Nr. 204 dat\u00eb 29.07.2011<\/strong><\/p>\n

Programet e Studimit t\u00eb Ciklit t\u00eb Par\u00eb q\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb me Bachelor (Bsc) n\u00eb:<\/strong>
1. PSIKOLOGJI<\/strong>
2. DREJT\u00cbSI<\/strong>
3. FINANC\u00cb<\/strong>
4. ADMINISTRIM BIZNESI<\/strong>
5. INFERMIERI<\/strong>
K\u00ebshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet p\u00ebr Programet e Reja t\u00eb Studimit, Bachelor, t\u00eb k\u00ebrkuara nga Shkolla e Lart\u00eb Private \u201cUniversiteti Dyrrahu\u201d, bazuar n\u00eb raportet e vler\u00ebsimit teknik dhe n\u00eb p\u00ebrmbajtje, raportimin e Agjencis\u00eb Publike t\u00eb Akreditimit t\u00eb Arsimit t\u00eb Lart\u00eb p\u00ebr procedur\u00ebn e vler\u00ebsimit dhe respektimin e kritereve, bazuar n\u00eb standardet shtet\u00ebrore t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb, arrin n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrfundim se:
1. P\u00ebrmbajtja e Programit t\u00eb Ri t\u00eb Studimit, Bsc n\u00eb \u201cPsikologji\u201d, nuk p\u00ebrmbush standardet e cil\u00ebsis\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye jep vler\u00ebsimin Negativ, me argumentat:
Fusha akademike e p\u00ebrgjithshme e personelit akademik kryesisht nuk p\u00ebrputhet me l\u00ebnd\u00ebn dhe nd\u00ebrkoh\u00eb pedagog\u00ebt nuk kan\u00eb formim p\u00ebr fusha t\u00eb ve\u00e7anta dhe nuk kan\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb k\u00ebrkimore.
Syllabuset e l\u00ebnd\u00ebve nuk paraqiten t\u00eb plota, me kualifikimin e personelit akademik, emrin e titullarit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs dhe temat e programit (p.sh n\u00eb l\u00ebnd\u00ebn Studime gjinore).
2. P\u00ebrmbajtja e Programit t\u00eb Ri t\u00eb Studimit, Bsc n\u00eb \u201cDrejt\u00ebsi\u201d, nuk p\u00ebrmbush standardet e cil\u00ebsis\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye jep vler\u00ebsimin Negativ, me argumentat:
Plani m\u00ebsimor i propozuar nuk lejon dhe nuk siguron nj\u00eb njohje t\u00eb instituteve t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb organike dhe logjike. L\u00ebnd\u00eb t\u00eb cilat jan\u00eb propozuar n\u00eb vitin e par\u00eb (E Drejta Civile; E Drejta Penale) si dhe l\u00ebnd\u00ebt e vitit t\u00eb dyt\u00eb (Kriminalogjia- Penalogjia; Mjek\u00ebsia ligjore) nga pik\u00ebpamja metodologjike sjellin nj\u00eb mosp\u00ebrputhje t\u00eb objektivave; misionit t\u00eb k\u00ebtij programi dhe nuk lejojn\u00eb q\u00eb t\u00eb sigurohet efekshm\u00ebrin\u00eb dhe rezulatin e tij mbi student\u00ebt, ku dijet e tyre shpesh her\u00eb miksohen p\u00ebr shkak t\u00eb mos nj\u00eb renditje sistemetike t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve m\u00ebsimore.
Ka syllabuse, ku p\u00ebrmbajtja e tyre nuk \u00ebsht\u00eb konform me titullin e l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb propozuar, t\u00eb tilla, si: E drejta civile (Pjesa e p\u00ebrgjith\u00ebshme), E drejta e pron\u00ebsis\u00eb intelektuale, E drejta e sigurimeve shoq\u00ebrore.
Syllabuset e l\u00ebnd\u00ebve nuk shoq\u00ebrohen nga nj\u00eb metodologji adekuate e m\u00ebsimdh\u00ebnies. Z\u00ebri i quajtur \u201cmetodologji\u201d n\u00eb pjes\u00ebn hyrse t\u00eb \u00e7do syllabusi (Leksione+Seminare), nuk mund t\u00eb konsiderohet i till\u00eb, sepse nuk p\u00ebrmban elemente t\u00eb metodologjis\u00eb, pra m\u00ebnyrat mbi t\u00eb cilat ajo bazohet.
Z\u00ebri i quajtur \u201cPolitikat e Universitetit\u201d konfondohet me frekuentimin e studentit, me politikat nd\u00ebshkuese q\u00eb ai mund t\u00eb marr\u00eb kundrej atyre student\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt shkelin aktet e Universitetit.
3. P\u00ebrmbajtja e Programit t\u00eb Ri t\u00eb Studimit, Bsc n\u00eb \u201cFinanc\u00eb\u201d, nuk p\u00ebrmbush standardet e cil\u00ebsis\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye jep vler\u00ebsimin Negativ, me argumentat:
Nuk p\u00ebrputhet em\u00ebrtimi i diplom\u00ebs n\u00eb modelin e diplom\u00ebs, n\u00eb currikul\u00eb, etj. me em\u00ebrtimin e paraqitur n\u00eb suplement dhe relacionin mbi organizimin.
N\u00eb k\u00ebt\u00eb program studimit nuk parashikohen disiplina t\u00eb tjera si psh, \u201cParaja dhe banka\u201d, \u201cDrejtimi bankar\u201d, \u201cKontabiliteti bankar\u201d n\u00ebse pretendohet p\u00ebrgatitja edhe e specialist\u00ebve t\u00eb bank\u00ebs dhe nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb disiplina si Drejtimi i Sigurimeve, Drejtimi financiar nd\u00ebrkomb\u00ebtar etj n\u00ebse pretendohet p\u00ebrgatitja e specialist\u00ebve p\u00ebr financ\u00eb.
Personeli akademik i paraqitur \u00ebsht\u00eb i pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar t\u00eb gjitha l\u00ebnd\u00ebt e pretenduara, nuk jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar k\u00ebrkesat e displinave t\u00eb k\u00ebtij programi n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe t\u00eb profilit t\u00eb financ\u00ebs n\u00eb ve\u00e7anti, nuk kan\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb gjat\u00eb pedagogjike dhe nuk p\u00ebrputhen me profilin e tyre t\u00eb diplomimit.
N\u00eb l\u00ebnd\u00ebt e specialitetit (Financ\u00eb apo Kontabilitet) nuk jan\u00eb parashikuar mjaftuesh\u00ebm detyra kursi apo punime vjetore.
N\u00eb shumic\u00ebn e programeve ka paqart\u00ebsi n\u00eb sistemin e vler\u00ebsimit gjith\u00ebvjetor.
4. P\u00ebrmbajtja e Programit t\u00eb Ri t\u00eb Studimit, Bsc n\u00eb \u201cAdministrim Biznesi\u201d, p\u00ebrmbush pjes\u00ebrisht standardet e cil\u00ebsis\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye vendos kushtin e m\u00ebposht\u00ebm, pas plot\u00ebsimit dhe verifikimit t\u00eb t\u00eb cilit jep vler\u00ebsim p\u00ebrfundimtar: T\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb k\u00ebt\u00eb program studimi personel akademik me p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnie dhe t\u00eb p\u00ebrputhet fushat e tyre e eskpertiz\u00ebs me l\u00ebnd\u00ebt p\u00ebrkat\u00ebse.
5. P\u00ebrmbajtja e Programit t\u00eb Ri t\u00eb Studimit, Bsc n\u00eb \u201cInfermieri, p\u00ebrmbush pjes\u00ebrisht standardet e cil\u00ebsis\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye vendos kushtin e m\u00ebposht\u00ebm, pas plot\u00ebsimit dhe verifikimit t\u00eb t\u00eb cilit jep vler\u00ebsim p\u00ebrfundimtar:<\/p>\n