{"id":2889,"date":"2023-03-03T12:12:06","date_gmt":"2023-03-03T11:12:06","guid":{"rendered":"https:\/\/www.ascal.al\/ascal-prezanton-rezultatet-sondazhit-kombetar-te-studenteve\/"},"modified":"2023-03-03T12:12:06","modified_gmt":"2023-03-03T11:12:06","slug":"ascal-prezanton-rezultatet-sondazhit-kombetar-te-studenteve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/dev.ascal.al\/en\/ascal-prezanton-rezultatet-sondazhit-kombetar-te-studenteve\/","title":{"rendered":"ASCAL prezanton rezultatet Sondazhit Komb\u00ebtar t\u00eb Student\u00ebve"},"content":{"rendered":"
Agjencia e Sigurimit t\u00eb Cil\u00ebsis\u00eb n\u00eb Arsimin e Lart\u00eb dhe Bordi i Akreditimit, n\u00eb pranin\u00eb e Ministres s\u00eb Arsimit dhe Sportit dhe Rektor\u00ebve t\u00eb institucioneve t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb, prezantuan\u00a0rezultatet e Sondazhit Komb\u00ebtar t\u00eb Student\u00ebve.<\/p>\n
Drejtoresha e ASCAL Znj. Xhiliola Bixheku n\u00eb fjal\u00ebn e saj falenderoi t\u00eb pranishmit dhe ve\u00e7an\u00ebrisht student\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt plot\u00ebsuan k\u00ebt\u00eb sondazh, theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka sondazhi si nj\u00eb detyrim ligjor i cili ka p\u00ebr q\u00ebllim sigurimin dhe rritjen e cil\u00ebsis\u00eb n\u00eb arsimin e lart\u00eb p\u00ebrmes vler\u00ebsimit t\u00eb performanc\u00ebs s\u00eb IAL-ve n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnies, m\u00ebsimnx\u00ebnies, kompetencave dhe aspekteve t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb operimit dhe funksionimit t\u00eb IAL-ve, si dhe prezantoi aktivitetet e realizuara nga ASCAL n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij procesi.<\/p>\n
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi vuri theksin tek r\u00ebnd\u00ebsia e realizimit t\u00eb k\u00ebtij Sondazhi, publikimin p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb rezultateve t\u00eb tij dhe nd\u00ebrmarrjen e hapave n\u00eb vijim nga ASCAL p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb metodologjie verifikimi p\u00ebr certifikimin e t\u00eb dh\u00ebnave dhe nivelin e besueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb tyre duke parashikuar p\u00ebr t\u00eb analizuar edhe nj\u00eb set pyetjesh leht\u00ebsisht t\u00eb verifikueshme nga burime t\u00eb ndryshme informacioni. Gjithashtu, Znj. Kushi theksoi nevoj\u00ebn e angazhimit edhe m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb vijim t\u00eb IAL-ve p\u00ebr rritjen e nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit dhe besimit tek student\u00ebt lidhur me sondazhin, me q\u00ebllim sigurimin e nj\u00eb pjes\u00ebmarrjeje sa m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb student\u00ebve n\u00eb sondazhet e rradh\u00ebs p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrftuar t\u00eb dh\u00ebna sa m\u00eb t\u00eb plota e t\u00eb sakta.\u00a0<\/p>\n
Gjat\u00eb k\u00ebtij takimi u prezantuan nga Kryetarja e BA Znj. Shqiponja Telhaj rezultatet e p\u00ebrgjithshme t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb student\u00ebve p\u00ebr IAL-t\u00eb publike dhe jopublike, si dhe disa prej rekomandimeve e masave p\u00ebr tu adresuar n\u00eb vijim.<\/p>\n
Rezultatet e k\u00ebtij Sondazhi do t\u00eb mbahen n\u00eb konsiderat\u00eb nga MAS n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hartimit t\u00eb politikave shtet\u00ebrore n\u00eb fush\u00ebn e Arsimit t\u00eb Lart\u00eb dhe k\u00ebrkimit shkencor me q\u00ebllim p\u00ebrmir\u00ebsimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb n\u00eb Arsimin e Lart\u00eb.<\/p>\n
Raporti me rezultatet e p\u00ebrgjithshme t\u00eb SKS do t\u00eb publikohet n\u00eb vijim n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb internetit t\u00eb ASCAL.<\/p>\n
<\/p>\n
<\/p>\n
<\/p>\n
<\/p>\n
<\/p>\n
<\/p>\n
<\/p>\n
<\/p>\n
<\/p>\n
<\/p>\n
<\/p>\n
<\/p>\n
<\/p>\n
<\/p>\n
\u00a0<\/p>\n
\u00a0<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Agjencia e Sigurimit t\u00eb Cil\u00ebsis\u00eb n\u00eb Arsimin e Lart\u00eb dhe Bordi i Akreditimit, n\u00eb pranin\u00eb e Ministres s\u00eb Arsimit dhe Sportit dhe Rektor\u00ebve t\u00eb institucioneve t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb, prezantuan rezultatet e Sondazhit Komb\u00ebtar t\u00eb Student\u00ebve.
\nDrejtoresh<\/p>","protected":false},"author":1,"featured_media":2890,"comment_status":"","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[47],"tags":[],"class_list":["post-2889","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"yoast_head":"\n