KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 260 datë 16.09.2011
Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master Profesional (MP) në:
1. PEDAGOGJI E SPECIALIZUAR SOCIALE
Për Programin e Studimit të Ciklit të Tretë që përfundon me Doktoraturë (Dr) në:
1. SHKENCA POLITIKE
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programet e reja të Studimit, të kërkuar nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të
Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP në “Pedagogji e specializuar sociale”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
2. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Dr në “Shkenca Politike”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
· Të paraqiten marrëveshjet zyrtare të bashkëpunimit me institucionet brenda dhe jashtë vendit.
· Të përmbushet detyrimi ligjor që studenti të kryerje një periudhë tremujore kërkimi jashtë vendit.
· Të përfshihen më shumë personel akademik me grada dhe tituj si dhe të shikohet mundësia për të ftuar edhe lektorë të huaj.
· Të saktësohen detyrimet që duhet të përmbushin kandidatët, para marrjes së gradës shkencor.
· Të shihet mundësia e përfshirjes së këtij programi studimi brenda një projekti të madh zhvillimor e kërkimor.
· Të planifikohet zhvillimi i një provimi të përgjithshëm teorik në përfundim të vitit të parë, për të përcaktuar nëse kandidati është në nivelin e duhur për të vazhduar studimet e doktoratës.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master Profesional në Pedagogji e specializuar sociale të hapet
Institucioni aplikues Universiteti i Tiranës, Fakulteti Juridik, për programin e studimit: Dr në “Shkenca Politike” pasi të jenë plotësuar kushtet e mësipërme për këtë program studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programit të mësipërm.
KËSHILLI i AKREDITIMIT