1. Riorganizimi i Programit të Studimit Bachelor në “Inxhinieri Kompjuterike”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
2. Riorganizimi i Programit të Studimit Bachelor në “Inxhinieri Ndërtimi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
3. Riorganizimi i Programit të Studimit Bachelor në “Financë – Bankë”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësimin përfundimtar:
Kushtet:
Të paraqitet një material dhe dokumentacion më i plotë nga IAL për riorganizimin e programit të studimit.
Të jepet më qartë vizioni dhe misioni i IAL lidhur me këtë program studimi.
Të përcaktohen më qartë forma e studimit e këtij programi.
Të paraqitet informacion apo ndonjë studim real tregu të IAL në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar.
Të specifikohen bashkëpunime të mundshme (ose të deklarohet i vetëm) me institucione të tjera për realizimin e këtij programi studimi.
Të parashikohet në planin mësimor Teza e diplomës apo provimi përfundimtar.
Të plotësohen syllabuset e lëndëve/moduleve me literaturën ndihmëse, dhe në ndonjë rast të veçantë edhe me literaturën bazë.
Të rregullohen mospërputhjet e llojit të disiplinës me disiplinën e paraqitur në planin mësimor.
Të jepet kualifikimi i pedagogut që do të zhvillojë lëndën.
Të realizohet një korrespondim më i plotë i titullit të lëndës dhe temave përkatëse të saj, psh. për lëndën “Menaxhimi Total i Cilësisë”, etj.
Të sillen të plota CV-të e titullarëve të lëndëve dhe personelit akademik të angazhuar në mësimdhënie.
Të paraqitet më shumë informacion nga IAL mbi personelin ndihmës mësimor shkencor dhe administrativ të nevojshëm dhe të përshtatshëm për të ofruar në mënyrë cilësore realizimin e orëve laboratorike dhe për mirëmbajtjen e laboratorëve e mjediseve shkollore.
Të paraqitet më shumë informacion nga IAL mbi personelin e mjaftueshëm për instruktimin, udhëheqjen dhe mbikqyrjen e studentëve në praktikën profesionale dhe mbi garantueshmërinë e mjediseve të mjaftueshme të IAL për zhvillimin e praktikave profesionale, nga vetë ajo apo në bashkëpunim me institucione të tjera.
Të paraqitet më shumë informacion nga IAL mbi kritere të veçanta për përzgjedhjen e kandidatëve të cilët kanë mbaruar Maturën Shtetërore, për t’u pranuar në ciklin e parë të studimeve.
Të paraqitet më shumë informacion mbi përshtatshmërinë e auditorëve, klasave dhe mjediseve të tjera për realizimin e programit të studimit.
4. Riorganizimi i Programit të Studimit Bachelor në “Ekonomiks”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësimin përfundimtar:
Kushtet:
Të paraqitet një material dhe dokumentacion më i plotë nga IAL për riorganizimin e këtij programi studimi.
Të paraqitet më qartë vizioni dhe misioni i IAL lidhur me këtë program studimi.
Të përcaktohen më qartë forma e studimit e këtij programi.
Të paraqitet informacion apo ndonjë studim real tregu të IAL në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar.
Të specifikohen bashkëpunime të mundshme (ose të deklarohet i vetëm) me institucione të tjera për realizimin e këtij programi studimi.
Të plotësohen syllabuset e lëndëve/moduleve me literaturën bazë dhe ndihmëse si dhe me kualifikimin e pedagogut që do të zhvillojë lëndën.
Të realizohet një korrespondim më i plotë i titullit të lëndës dhe temave përkatëse të saj, psh. për lëndën “Menaxhimi Total i Cilësisë”, etj.
Të unifikohet gjuha e përdorur në syllabuset e lëndëve si psh. temat e syllabusit “Ekonometri 2” janë përdorur herë në gjuhën shqipe, e herë në gjuhën angleze.
Të sillen të plota CV-të e titullarëve të lëndëve dhe personelit akademik të angazhuar në mësimdhënie.
Të paraqitet më shumë informacion nga IAL mbi personelin ndihmës mësimor shkencor dhe administrativ të nevojshëm dhe të përshtatshëm për të ofruar në mënyrë cilësore realizimin e orëve laboratorike dhe për mirëmbajtjen e laboratorëve e mjediseve shkollore.
Të paraqitet më shumë informacion nga IAL mbi personelin e mjaftueshëm për instruktimin, udhëheqjen dhe mbikqyrjen e studentëve në praktikën profesionale dhe mbi garantueshmërinë e mjediseve të mjaftueshme të IAL për zhvillimin e praktikave profesionale, nga vetë ajo apo në bashkëpunim me institucione të tjera.
Të paraqitet më shumë informacion nga IAL mbi kritere të veçanta për përzgjedhjen e kandidatëve të cilët kanë mbaruar Maturën Shtetërore, për t’u pranuar në ciklin e parë të studimeve.
Të paraqitet më shumë informacion mbi përshtatshmërinë e auditorëve, klasave dhe mjediseve të tjera për realizimin e programit të studimit.
5. Riorganizimi i Programit të Studimit Bachelor në “Administrim Biznesi”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësimin përfundimtar:
Kushtet:
Të paraqitet një material dhe dokumentacion më i plotë nga IAL për riorganizimin e këtij programi studimi.
Të paraqitet më qartë vizioni dhe misioni i IAL lidhur me këtë program studimi.
Të përcaktohen më qartë forma e studimit e këtij programi.
Të paraqitet informacion apo ndonjë studim real tregu të IAL në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar.
Të specifikohen bashkëpunime të mundshme (ose të deklarohet i vetëm) me institucione të tjera për realizimin e këtij programi studimi.
Të plotësohen syllabuset e lëndëve/moduleve me literaturën bazë dhe ndihmëse si dhe me kualifikimin e pedagogut që do të zhvillojë lëndën.
Të realizohet një korrespondim më i plotë i titullit të lëndës dhe temave përkatëse të saj, psh. për lëndën Menaxhimi Total i Cilësisë, etj.
Të sillen të plota CV-të e titullarëve të lëndëve dhe personelit akademik të angazhuar në mësimdhënie.
Të paraqitet më shumë informacion nga IAL mbi personelin ndihmës mësimor shkencor dhe administrativ të nevojshëm dhe të përshtatshëm për të ofruar në mënyrë cilësore realizimin e orëve laboratorike dhe për mirëmbajtjen e laboratorëve e mjediseve shkollore.
Të paraqitet më shumë informacion nga IAL mbi personelin e mjaftueshëm për instruktimin, udhëheqjen dhe mbikqyrjen e studentëve në praktikën profesionale dhe mbi garantueshmërinë e mjediseve të mjaftueshme të IAL për zhvillimin e praktikave profesionale, nga vetë ajo apo në bashkëpunim me institucione të tjera.
Të paraqitet më shumë informacion nga IAL mbi kritere të veçanta për përzgjedhjen e kandidatëve të cilët kanë mbaruar Maturën Shtetërore, për t’u pranuar në ciklin e parë të studimeve.
Të paraqitet më shumë informacion mbi përshtatshmërinë e auditorëve, klasave dhe mjediseve të tjera për realizimin e programit të studimit.
6. Riorganizimi i Programit të Studimit Bachelor në “Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet:
Të paraqitet më shumë informacion në lidhje me mënyrën se si realizohet ngarkesa jashtë auditorit dhe si kontrollohet ajo.
Të plotësohet literatura në syllabuset si: “Statistika I”; “Historia e politikës së shqipërisë” dhe “Teori të demokracisë”.
Të plotësohet literatura ndihmëse tek disa syllabuse si: “Sociologji Politike”; “Analiza e politikës së jashtme”; “Media dhe politika”, etj.
Programi i Studimit: Bachelor në Inxhinieri Kompjuterike
miratohet i riorganizuar
Programi i Studimit: Bachelor në Inxhinieri Ndërtimi
miratohet i riorganizuar
Programi i Studimit: Bachelor në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare
miratohet i riorganizuar
Z. Vladimir Nika nuk ishte i pranishëm në mbledhje.