KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 467, datë 03.05.2013

Për akreditimin e Programeve të Studimit që përfundojnë me Bachelor në “Psikologji”; “Bachelor në Informatikë Ekonomike, me profile: Menaxhim biznesi; Financë dhe Bankë”; Master i Shkencave në “Shkenca Edukimi, me profile: Politikat e edukimit; Administrim Shkollor”; “Master Profesional në “Informatikë e Aplikuar, me profile: Dizenjim dhe Zhvillim Aplikimesh; Baza të Dhënash; Informatikë Sociale” dhe Master Profesional në “Psikologji shkollore”, të “Universiteti Europian i Tiranës”.

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin e Programeve të Studimit që përfundojnë me Bachelor “Psikologji”; “Bsc Informatikë Ekonomike, me profile: Menaxhim biznesi; Financë dhe Bankë”; Master i Shkencave në “Shkenca Edukimi, me profile: Politikat e edukimit; Administrim Shkollor”; “Master Profesional në “Informatikë e Aplikuar, me profile: Dizenjim dhe Zhvillim Aplikimesh; Baza të Dhënash; Informatikë Sociale” dhe Master Profesional “Psikologji shkollore”, të “Universiteti Europian i Tiranës”, të mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.

Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi programet e studimit, i përmbushin objektivat formues, por kanë edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim

 REKOMANDON:

Për programin e studimit Bachelor në “Psikologji”

 

Për programin e studimit Bachelor në “Informatikë Ekonomike, me profile: Menaxhim biznesi; Financë dhe Bankë”
§  Realizimin e studimit të tregut bazuar në metoda dhe instrumenta të provuar për të identifikuar pritshmëritë e punëdhënësve për aftësitë që studentët duhet të zotërojnë në përfundim të studimeve në programin e studimit “Bsc Informatikë Ekonomike, me profile: Financë dhe Bankë; Menaxhim Biznesi”.
§  Implementimin e një sistemi të qendërzuar për automatizimin e menaxhimit të studentëve dhe personelit.
§  Pasurimin e faqes së internetit me të dhëna mbi proçesin dhe rezultatet e akreditimit të institucionit dhe programeve mësimore.
§  Pasurimin e faqes së internetit me rezultatet e vlerësimit të nxjera nga KSBC si dhe rezultatet që universiteti synon të arrijë.
Për programin e studimit Master i Shkencave në “Shkenca Edukimi, me profile: Politikat e edukimit; Administrim Shkollor”
§  Përfshirjen e studentëve në veprimtari me fokus “kërkime shkencore”.
§  Identifikimi dhe kontraktimi i institucioneve prestigjoze ku mund të bëhet praktika e studentëve, si IZHA, IKT, MASH, QKV e tjerë.
§  Pasurimin i biblotekës me “tituj” të mirënjohur në shkencat e edukimit në nivel europian dhe përtej që do të jene bazë teorike për të bërë hulumtime në shkencat e edukimit.
§  Përfshirjen e studentëve në institucione vendimarrëse si: Këshilli i Etikës, Senati Akademik e tjerë.
§  Të sigurohet që studentët e këtij programi studimi të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.
Për programin e studimit Master Profesional në “Informatikë e Aplikuar, me profile: Dizenjim dhe Zhvillim Aplikimesh; Baza të Dhënash; Informatikë Sociale”
§  Ngritjen e një sistemi të unifikuar që do të lehtësonte identifikimin e plagjiaturës (eventualisht një sistemi informatik)
§  Përfshirjen e studentëve në vendimarrje, megjithë hapësirat e shumta që ekzistojnë në këtë drejtim.
§  Përfshirjen e studentëve në veprimtarinë kërkimore shkencore të UET
§  Adoptimin e filozofisë së të mësuarit nëpërmjet pjesëmarrjes në punë kërkimore
§  Pasurimin e bibliotekës me botime bazë në fushën e teknologjisë së informacionit
§  Sigurimin e mbështetjes nga burime të jashtme për zbatimin e projekteve kërkimore
§  Të krijohen mundësitë për të patur akses më të lartë në financimet e BE-së.
§  Të sigurohet që studentët e këtij programi studimi të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.

Për programin e studimit Master Profesional në “Psikologji shkollore”
§  Pasurimin e biblotekës me literaturë shkencore e akademike në gjuhën shqipe në përputhje me lëndët.
§  Rishikimin edhe njëherë të disa programeve si psh. Zhvillimi i fëmijës dhe adoleshentit , pasi ngjajnë me programin e nivelit të parë.
§  Ndërtimi i një klinike këshillimi dhe psikoterapie, e pajisur me infrastukturën dhe teknologjinë e përshtatshme për vëzhgimin e seancave dhe punës konkrete me rste specifike. Si dhe hartimin e një rregullore përkatëse në përputhje me parimet etike të praktikës së psikologut.
§  Të sigurohet që studentët e këtij programi studimi të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, dat         ë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit:                          Bachelor në “Psikologji”
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Bachelor në “Informatikë Ekonomike”, me profile:
a.    Menaxhim biznesi
b.    Financë dhe Bankë
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Master i Shkencave në “Shkenca Edukimi”, me profile:
a.    Politikat e edukimit
b.    Administrim Shkollor
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Master Profesional në “Informatikë e Aplikuar, me profile:
a.    Dizenjim dhe Zhvillim Aplikimesh
b.    Baza të Dhënash
c.    Informatikë Sociale
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Master Profesional në “Psikologji shkollore”
të akreditohet.

BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT