Vendimet KA Archives - ASCAL https://dev.ascal.al/sq/category/vendimet-keshillit-te-akreditimit/ Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë Fri, 21 Apr 2017 06:51:06 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.3 https://dev.ascal.al/wp-content/uploads/2026/04/logo-150x63.png Vendimet KA Archives - ASCAL https://dev.ascal.al/sq/category/vendimet-keshillit-te-akreditimit/ 32 32 VENDIM Nr. 7, datë 07.04.2017 PËR RIORGANIZIMIN E NJËSISË KRYESORE TË UNIVERSITETIT POLIS, “INSTITUTI PËR KËRKIM E ZHVILLIM” NË “FAKULTETIN PËR KËRKIM DHE ZHVILLIM” https://dev.ascal.al/sq/vendim-nr-7-date-07-04-2017-per-riorganizimin-e-njesise-kryesore-te-universitetit-polis-instituti-per-kerkim-e-zhvillim-ne-fakultetin-per-kerkim-dhe-zhvillim/ Fri, 21 Apr 2017 06:51:06 +0000 https://www.ascal.al/vendim-nr-7-date-07-04-2017-per-riorganizimin-e-njesise-kryesore-te-universitetit-polis-instituti-per-kerkim-e-zhvillim-ne-fakultetin-per-kerkim-dhe-zhvillim/ VENDIM
Nr. 7, datë 07.04.2017
PËR
RIORGANIZIMIN E  NJËSISË KRYESORE TË UNIVERSITETIT POLIS, “INSTITUTI PËR KËRKIM E ZHVILLIM” NË “FAKULTETIN PËR KËRKIM DHE ZHVILLIM” 
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për

The post VENDIM Nr. 7, datë 07.04.2017 PËR RIORGANIZIMIN E NJËSISË KRYESORE TË UNIVERSITETIT POLIS, “INSTITUTI PËR KËRKIM E ZHVILLIM” NË “FAKULTETIN PËR KËRKIM DHE ZHVILLIM” appeared first on ASCAL.

]]>
VENDIM
Nr. 7, datë 07.04.2017
PËR
RIORGANIZIMIN E  NJËSISË KRYESORE TË UNIVERSITETIT POLIS, “INSTITUTI PËR KËRKIM E ZHVILLIM” NË “FAKULTETIN PËR KËRKIM DHE ZHVILLIM” 

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, pas vlerësimit të dokumentacionit të përcjellë nga MAS dhe raportin e vlerësimit të ASCAL përkundrejt kërkesave ligjore e akademike aktuale për njësitë kryesore të Institucioneve të Arsimit të Lartë, Bordi i Akreditimit:

VENDOSI:

1.      Njësia kryesore e propozuar “Fakulteti për Kërkim dhe Zhvillim” i Universitetit “Polis”, në kuadër të riorganizimit të njësisë aktuale “Instituti për Kërkim e Zhvillim”, e përbërë nga tre njësi bazë:
a.      Departamenti i Kërkimit Shkencor
b.      Departamenti i Kërkimit të Aplikuar
c.       Qendra e Burimeve dhe Informacionit
i përmbush kërkesat ligjore dhe akademike aktuale në fuqi për njësitë kryesore të IAL-ve.
2.      Mbështetur në sa më sipër, Bordi i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit miratimin e riorganizimit të njësisë kryesore aktuale ”Instituti për Kërkim e Zhvillim” në “Fakultetin për Kërkim dhe Zhvillim” të Universitetit “Polis” me elementët sipas pikës 1 më lart.

The post VENDIM Nr. 7, datë 07.04.2017 PËR RIORGANIZIMIN E NJËSISË KRYESORE TË UNIVERSITETIT POLIS, “INSTITUTI PËR KËRKIM E ZHVILLIM” NË “FAKULTETIN PËR KËRKIM DHE ZHVILLIM” appeared first on ASCAL.

]]>
VENDIM Nr. 6, datë 07.04.2017 PËR HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “ADMINISTRIM PUBLIK”, TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË https://dev.ascal.al/sq/vendim-nr-6-date-07-04-2017-per-hapjen-e-programit-te-studimit-te-ciklit-te-dyte-master-profesional-ne-administrim-publik-te-universitetit-fan-s-noli-korce/ Fri, 21 Apr 2017 06:50:00 +0000 https://www.ascal.al/vendim-nr-6-date-07-04-2017-per-hapjen-e-programit-te-studimit-te-ciklit-te-dyte-master-profesional-ne-administrim-publik-te-universitetit-fan-s-noli-korce/ VENDIM
Nr. 6, datë 07.04.2017
PËR
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “ADMINISTRIM PUBLIK”, TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e

The post VENDIM Nr. 6, datë 07.04.2017 PËR HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “ADMINISTRIM PUBLIK”, TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË appeared first on ASCAL.

]]>
VENDIM
Nr. 6, datë 07.04.2017
PËR
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “ADMINISTRIM PUBLIK”, TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, mbështetur në procedurën e ndjekur nga ASCAL dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programit të studimit me elementët:

 

a)      Emërtimi i programit: Master Profesional në “Administrim Publik”
b)      Cikli i studimit: Cikli i dytë
c)      Institucioni që e ofron: Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
d)      Njësia përgjegjës: Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane
e)      Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vite / 2 semestra
f)       Kredite (ECTS): 60 ECTS
g)      Forma e studimit: me kohë të plotë
h)      Diploma lëshohet: vetëm nga IAL propozuese
i)       Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: deri 60 studentë
j)       Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7
 
VENDOSI:

1.      Programi i studimit  Master Profesional në “Administrim Publik”, i përmbush kërkesat ligjore dhe “Standardet Shtetërore të Cilësisë për programet e studimit të ciklit të dytë të institucioneve të arsimit të lartë”.
2.      Mbështetur në gjithë sa më sipër, Bordi i Akreditimit jep vlerësim pozitiv me rekomandimet e mëposhtme:
a.       Institucioni  të parashikojë uljen e numrit të lëndëve teorike, duke i dhënë peshë më të madhe praktikave profesionale.
b.      Rekomandohet zëvendësimi i lëndës “Informatikë e zbatuar” me lëndët “Menaxhim i burimeve njerëzore në sektorin publik”, ose “Menaxhim projekti”, pasi këto lëndë përputhen më mirë me profilin profesional të këtij programi studimi.
3.      Për gjithë sa më sipër BA jep vlerësim përfundimtar pozitiv dhe i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit Master Profesional në “Administrim Publik”, me elementët e mësipërm të hapet.

The post VENDIM Nr. 6, datë 07.04.2017 PËR HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “ADMINISTRIM PUBLIK”, TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË appeared first on ASCAL.

]]>
VENDIM Nr. 5, datë 07.04.2017 MBI VLEFSHMËRINË E AKREDITIMIT TË PROGRAMEVE TË STUDIMIT MASTER PROFESIONAL NË “POLITIKAT E ZHVILLIMIT TË TERRITORIT” ME TRE PROFILE “PLANIFIKIM HAPËSINOR DHE APLIKIME GIS”, “STREHIM DHE ZHVILLIM TOKE”, “ZHVILLIM SOCIAL URBAN https://dev.ascal.al/sq/vendim-nr-5-date-07-04-2017-mbi-vlefshmerine-e-akreditimit-te-programeve-te-studimit-master-profesional-ne-politikat-e-zhvillimit-te-territorit-me-tre-profile-planifikim-hapesinor-dhe-aplikime-gis-str/ Fri, 21 Apr 2017 06:48:55 +0000 https://www.ascal.al/vendim-nr-5-date-07-04-2017-mbi-vlefshmerine-e-akreditimit-te-programeve-te-studimit-master-profesional-ne-politikat-e-zhvillimit-te-territorit-me-tre-profile-planifikim-hapesinor-dhe-aplikime-gis-str/ VENDIM
Nr. 5, datë 07.04.2017
MBI
VLEFSHMËRINË E AKREDITIMIT TË PROGRAMEVE TË STUDIMIT MASTER PROFESIONAL NË “POLITIKAT E ZHVILLIMIT TË TERRITORIT” ME TRE PROFILE “PLANIFIKIM HAPËSINOR DHE APLIKIME GIS”, “STREHIM DHE ZHVILLIM TOKE”, “ZHVILLIM SOCI

The post VENDIM Nr. 5, datë 07.04.2017 MBI VLEFSHMËRINË E AKREDITIMIT TË PROGRAMEVE TË STUDIMIT MASTER PROFESIONAL NË “POLITIKAT E ZHVILLIMIT TË TERRITORIT” ME TRE PROFILE “PLANIFIKIM HAPËSINOR DHE APLIKIME GIS”, “STREHIM DHE ZHVILLIM TOKE”, “ZHVILLIM SOCIAL URBAN appeared first on ASCAL.

]]>
VENDIM
Nr. 5, datë 07.04.2017
MBI
VLEFSHMËRINË E AKREDITIMIT TË PROGRAMEVE TË STUDIMIT MASTER PROFESIONAL NË “POLITIKAT E ZHVILLIMIT TË TERRITORIT” ME TRE PROFILE “PLANIFIKIM HAPËSINOR DHE APLIKIME GIS”, “STREHIM DHE ZHVILLIM TOKE”, “ZHVILLIM SOCIAL URBAN DHE BURIME NJERËZORE” DHE MASTER PROFESIONAL NË “DIZAJN PARAMETRIK” ME TRE PROFILE “DIZAJN ARKITEKTONIK DHE PARAMETRIK”, “DIZAJN ESTETIK STRUKTUROR”, “DIZAJN URBAN DHE PEIZAZHI” TË OFRUARA NGA UNIVERSITETI “POLIS”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e BA Nr. 1, datë 07.04.2017;

Bordi i Akreditimit:

a.       pasi shqyrtoi kërkesën e MAS përcjellë me shkresën Nr. 506/1 Prot, datë 10.03.2017 “Kërkohet interpretim i Këshillit të Akreditimit”, në të cilën kërkohet interpretim nga Këshilli i Akreditimit në lidhje me vlefshmërinë e akreditimit të programeve të studimit Master Profesional në “Politikat e zhvillimit të territorit” me tre profile “Planifikim Hapësinor dhe Aplikime GIS”, “Strehim dhe Zhvillim Toke”, “Zhvillim Social Urban dhe Burime Njerëzore” dhe Master Profesional në “Dizajn parametrik” me tre profile “Dizajn Arkitektonik dhe Parametrik”, “Dizajn Estetik Strukturor”, “Dizajn Urban dhe Peizazhi”, të ofruara nga Universiteti privat “Polis;

b.      pasi mori në analizë dokumentacionin përkatës, procedurat e vlerësimit në kuadër të akreditimit të këtyre programeve përpara riorganizimit dhe vlerësimin në kuadër të riorganizimit të tyre, si dhe disa komunikime ndërinstitucionale në këtë kuadër; dhe

c.       pasi shqyrtoi vlerësimin e krahasues të kryer nga ASCAL në formë, strukturë dhe përmbajtje të këtyre programeve të studimit para dhe pas riorganizimit të tyre,

KONSTATOI se

Programet e studimit të akredituara si Master Profesional në “Dizajn urban dhe peizazhi”, Master Profesional në “Dizajn estetik strukturor”, Master Profesional në “Dizajn arkitektonik dhe parametrik”, Master Profesional në “Strehim dhe zhvillim toke”, Master Profesional në “Zhvillim social urban dhe burime njerëzore” dhe Master Profesional në “Planifikim hapësinor dhe aplikime GIS” me Urdhër Nr. 250, datë 14.06.2013 të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, krahasuar me programet e studimit Master Profesional në “Politikat e zhvillimit të territorit” me tre profile “Planifikim Hapësinor dhe Aplikime GIS”, “Strehim dhe Zhvillim Toke”, “Zhvillim Social Urban dhe Burime Njerëzore” dhe Master Profesional në “Dizajn parametrik” me tre profile “Dizajn Arkitektonik dhe Parametrik”, “Dizajn Estetik Strukturor”, “Dizajn Urban dhe Peizazhi” të riorganizuara përkatësisht me Urdhër  Nr. 431, datë 11.11.2015 dhe Urdhër Nr.438, datë 12.11.2015, (sikurse ishte evidentuar nga APAAL dhe KA edhe gjatë procesit të vlerësimit në kuadër të riorganizimit) nuk paraqesin ndryshime në strukturën e planit mësimor, në lëndët, modulet dhe kreditet përkatëse, formën e studimit, në përmbajtje të syllabuseve dhe standardet e cilësisë në fuqi për programet e studimit të këtij niveli dhe lloji.

Mbështetur në sa më sipër, Bordi i Akreditimit;

VENDOSI:

Vendimi për akreditimin e këtyre programeve, sipas Urdhërit  Nr. 250 datë 14.06.2013, të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës “Për akreditimin e programeve të studimit që përfundojnë me diplomat universitare “Bachelor”, “Master i Shkencave” dhe “Master Profesional” të Universitetit “Polis””, është dhe mbetet i vlefshëm për këto programe studimi edhe pas riorganizimit të tyre, me Urdhër Nr. 431, datë 11.11.2015 “Për riorganizimin e tre programeve të ciklit të dytë, “Master Profesional” në “Planifikim hapësinor dhe aplikime GIS”, “Master Profesional” në “Strehim dhe zhvillim toke” dhe “Master Profesional” në “Zhvillim social urban dhe burime njerëzore”, në programin e studimit të ciklit të dytë “Master Profesional” në “Politikat e zhvillimit të territorit” me tre profile “Planifikim Hapësinor dhe Aplikime GIS”, “Strehim dhe Zhvillim Toke”, “Zhvillim Social Urban dhe Burime Njerëzore”, në Universitetin “Polis” në bashkëpunim me Universitetin “Erasmus”, Hollandë” për programin e studimit Master Profesional në “Politikat e zhvillimit të territorit”; dhe Urdhër Nr. 438, datë 12.11.2015 “Për riorganizimin e tre programeve të studimit “Master Profesional” në “Dizajn arkitektonik dhe parametrik”, “Master Profesional” në “Dizajn estetik strukturor” dhe “Master Profesional” në “Dizajn urban dhe peizazhi”, në programin e studimit të ciklit të dytë me tre profile “Dizajn Arkitektonik dhe Parametrik”, “Dizajn Estetik Strukturor”, “Dizajn Urban dhe Peizazhi” në Universitetin “Polis” në bashkëpunim me Universitetin “Erasmus”, Hollandë”, për kohëzgjatjen sikurse parashikohej nga legjislacioni në fuqi në datën e urdhërit të akreditimit (14/06/2013).

The post VENDIM Nr. 5, datë 07.04.2017 MBI VLEFSHMËRINË E AKREDITIMIT TË PROGRAMEVE TË STUDIMIT MASTER PROFESIONAL NË “POLITIKAT E ZHVILLIMIT TË TERRITORIT” ME TRE PROFILE “PLANIFIKIM HAPËSINOR DHE APLIKIME GIS”, “STREHIM DHE ZHVILLIM TOKE”, “ZHVILLIM SOCIAL URBAN appeared first on ASCAL.

]]>
VENDIM Nr. 4, datë 07.04.2017 PËR PËR NJË NDRYSHIM NË VKA NR. 70, DATË 27.07.2015 “PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “TEKNIK I LARTË LABORATORËSH MJEKËSORË”, TË SHKOLLËS SË LARTË PRIVATE “LOGOS” https://dev.ascal.al/sq/vendim-nr-4-date-07-04-2017-per-per-nje-ndryshim-ne-vka-nr-70-date-27-07-2015-per-akreditimin-e-programit-te-studimit-te-ciklit-te-dyte-master-profesional-ne-teknik-i-larte-laboratoresh-mjekesore-te-s/ Fri, 21 Apr 2017 06:47:52 +0000 https://www.ascal.al/vendim-nr-4-date-07-04-2017-per-per-nje-ndryshim-ne-vka-nr-70-date-27-07-2015-per-akreditimin-e-programit-te-studimit-te-ciklit-te-dyte-master-profesional-ne-teknik-i-larte-laboratoresh-mjekesore-te-s/ VENDIM
Nr. 4, datë 07.04.2017
PËR
PËR NJË NDRYSHIM NË VKA NR. 70, DATË 27.07.2015 “PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “TEKNIK I LARTË LABORATORËSH MJEKËSORË”, TË SHKOLLËS SË LARTË PRIVATE “LOGOS”

The post VENDIM Nr. 4, datë 07.04.2017 PËR PËR NJË NDRYSHIM NË VKA NR. 70, DATË 27.07.2015 “PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “TEKNIK I LARTË LABORATORËSH MJEKËSORË”, TË SHKOLLËS SË LARTË PRIVATE “LOGOS” appeared first on ASCAL.

]]>
VENDIM
Nr. 4, datë 07.04.2017
PËR
PËR NJË NDRYSHIM NË VKA NR. 70, DATË 27.07.2015 “PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “TEKNIK I LARTË LABORATORËSH MJEKËSORË”, TË SHKOLLËS SË LARTË PRIVATE “LOGOS”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, dhe Vendimin Nr. 1, datë 07.04.2017 të BA, mori në shqyrtim kërkesën e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, përmes shkresës Nr. 368 Prot, datë 18.01.2017 me lëndë “Saktësim i Vendimit të Këshillit të Akreditimit”, mbështetur në urdhrin Nr. 89, datë 26.02.2016 “Për ndryshimin e emërtimit të programit të studimit “Master Profesional” të ofruar nga Shkolla e Lartë Private “Logos”, të Ministrit të Arsimit dhe Sportit, urdhër ky i lëshuar pas marrjes së vendimit të KA ku rekomandohet akreditimi i programit në fjalë (VKA Nr.70 datë 27.07.2015 “Për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Teknik i Lartë Laboratorësh Mjekësorë”, të Shkollës së Lartë Private “LOGOS”).

Mbështetur në sa më lart, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI 

Emërtimi i programit të studimit Master Profesional në “Teknik i Lartë Laboratorësh Mjekësorë”, të ndryshohet në Master Profesional në “Teknikë e lartë në laboratorë mjekësorë”, në të gjithë tekstin e VKA Nr. 70 datë 27.07.2015, kudo ku citohet ky emërtim.

The post VENDIM Nr. 4, datë 07.04.2017 PËR PËR NJË NDRYSHIM NË VKA NR. 70, DATË 27.07.2015 “PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “TEKNIK I LARTË LABORATORËSH MJEKËSORË”, TË SHKOLLËS SË LARTË PRIVATE “LOGOS” appeared first on ASCAL.

]]>
VENDIM Nr. 3, datë 07.04.2017 PËR SHPALLJEN E VENDIMEVE TË KËSHILLIT TË AKREDITIMIT PËR AKREDITIMIN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, DOKTORATË NË “SHKENCA KOMPJUTERIKE ME PROFILE: SHKENCA KOMPJUTERIKE; SISTEME MENAXHIMI INFORMACIONI”; DOKTORAT https://dev.ascal.al/sq/vendim-nr-3-date-07-04-2017-per-shpalljen-e-vendimeve-te-keshillit-te-akreditimit-per-akreditimin-e-programeve-te-studimit-te-ciklit-te-trete-doktorate-ne-shkenca-kompjuterike-me-profile-shkenca-kompj/ Fri, 21 Apr 2017 06:43:38 +0000 https://www.ascal.al/vendim-nr-3-date-07-04-2017-per-shpalljen-e-vendimeve-te-keshillit-te-akreditimit-per-akreditimin-e-programeve-te-studimit-te-ciklit-te-trete-doktorate-ne-shkenca-kompjuterike-me-profile-shkenca-kompj/ VENDIM
Nr. 3, datë 07.04.2017
PËR
SHPALLJEN E VENDIMEVE TË KËSHILLIT TË AKREDITIMIT PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, DOKTORATË NË “SHKENCA KOMPJUTERIKE ME PROFILE: SHKENCA KOMPJUTERIKE; SISTEME MENAXHIMI INFORMACIO

The post VENDIM Nr. 3, datë 07.04.2017 PËR SHPALLJEN E VENDIMEVE TË KËSHILLIT TË AKREDITIMIT PËR AKREDITIMIN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, DOKTORATË NË “SHKENCA KOMPJUTERIKE ME PROFILE: SHKENCA KOMPJUTERIKE; SISTEME MENAXHIMI INFORMACIONI”; DOKTORAT appeared first on ASCAL.

]]>
VENDIM
Nr. 3, datë 07.04.2017
PËR
SHPALLJEN E VENDIMEVE TË KËSHILLIT TË AKREDITIMIT PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, DOKTORATË NË “SHKENCA KOMPJUTERIKE ME PROFILE: SHKENCA KOMPJUTERIKE; SISTEME MENAXHIMI INFORMACIONI”; DOKTORATË NË “ADMINISTRIM BIZNESI ME PROFILE: FINANCË; MENAXHIM; MARKETING;”; DOKTORATË NË “SHKENCA SHOQËRORE DHE HUMANE ME PROFILE: EDUKIM; DREJTËSI; SHKENCA POLITIKE/MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE”, TË UNIVERSITETIT TË NEW YORK-UT NË TIRANË

Bordi i Akreditimit, mbështetur në legjislacionin në fuqi dhe në VBA Nr. 1, datë 07.04.2017 “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të institucioneve të sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë” në kushtet kur ka kaluar afati një mujor, sipas parashikimeve nënligjore për nxjerrjen e Urdhrit të Akreditimit, nga data 23.12.2016 e marrjes së njoftimit nga M  AS për vendimet e Këshillit të Akreditimit:

a.       VKA Nr. 215, datë 16.12.2016, “Për akreditimin e programit të studimit të ciklit të tretë, Doktoratë në “Shkenca Kompjuterike me profile: Shkenca Kompjuterike; Sisteme Menaxhimi Informacioni”, të Universitetit të New York-ut në Tiranë”;

b.      VKA Nr. 216, datë 16.12.2016, “Për akreditimin e programit të studimit të ciklit të tretë, Doktoratë në “Administrim Biznesi me profile: Financë; Menaxhim; Marketing”, të Universitetit të New York-ut në Tiranë”, dhe

c.       VKA Nr. 217, datë 16.12.2016, “Për akreditimin e programit të studimit të ciklit të tretë, Doktoratë në “Shkenca Shoqërore dhe Humane me profile: Edukim; Drejtësi; Shkenca Politike/Marrëdhënie Ndërkombëtare”, të Universitetit të New York-ut në Tiranë;

Bordi i Akreditimit,

Vendosi:

1.      Të shpallë Vendimin Nr. 215, datë 16.12.2016, “Për akreditimin e programit të studimit të ciklit të tretë, Doktoratë në “Shkenca Kompjuterike me profile: Shkenca Kompjuterike; Sisteme Menaxhimi Informacioni”, të Universitetit të New York-ut në Tiranë”:

2.      Të shpallë Vendimin Nr. 216, datë 16.12.2016, “Për akreditimin e programit të studimit të ciklit të tretë, Doktoratë në “Administrim Biznesi me profile: Financë; Menaxhim; Marketing;”, të Universitetit të New York-ut në Tiranë”

3.      Të shpallë Vendimin Nr. 217, datë 16.12.2016, “Për akreditimin e programit të studimit të ciklit të tretë, Doktoratë në “Shkenca Shoqërore dhe Humane me profile: Edukim; Drejtësi; Shkenca Politike/Marrëdhënie Ndërkombëtare”, të Universitetit të New York-ut në Tiranë”,

4.      Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin të Lartë për zbatimin e këtij Vendimit.

Një kopje e këtij Vendimi i përcillet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Universitetit të New York-ut në Tiranë.

The post VENDIM Nr. 3, datë 07.04.2017 PËR SHPALLJEN E VENDIMEVE TË KËSHILLIT TË AKREDITIMIT PËR AKREDITIMIN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, DOKTORATË NË “SHKENCA KOMPJUTERIKE ME PROFILE: SHKENCA KOMPJUTERIKE; SISTEME MENAXHIMI INFORMACIONI”; DOKTORAT appeared first on ASCAL.

]]>
VENDIM Nr. 2, datë 07.04.2017 PËR PËRCAKTIMIN E KOHËZGJATJES DHE AFATEVE TË VLEFSHMËRISË SË AKREDITIMIT NË KUADËR TË VENDIMMARRJES PËR AKREDITIMIN E INSTITUCIONEVE TË ARSIMIT TË LARTË DHE PROGRAMEVE TË STUDIMIT https://dev.ascal.al/sq/vendim-nr-2-date-07-04-2017-per-percaktimin-e-kohezgjatjes-dhe-afateve-te-vlefshmerise-se-akreditimit-ne-kuader-te-vendimmarrjes-per-akreditimin-e-institucioneve-te-arsimit-te-larte-dhe-programeve-te/ Fri, 21 Apr 2017 06:40:50 +0000 https://www.ascal.al/vendim-nr-2-date-07-04-2017-per-percaktimin-e-kohezgjatjes-dhe-afateve-te-vlefshmerise-se-akreditimit-ne-kuader-te-vendimmarrjes-per-akreditimin-e-institucioneve-te-arsimit-te-larte-dhe-programeve-te/ VENDIM
Nr. 2, datë 07.04.2017
PËR
PËRCAKTIMIN E KOHËZGJATJES DHE AFATEVE TË VLEFSHMËRISË SË AKREDITIMIT NË KUADËR TË VENDIMMARRJES PËR AKREDITIMIN E INSTITUCIONEVE TË ARSIMIT TË LARTË DHE PROGRAMEVE TË STUDIMIT 
Bordi i Akreditimit, bazuar

The post VENDIM Nr. 2, datë 07.04.2017 PËR PËRCAKTIMIN E KOHËZGJATJES DHE AFATEVE TË VLEFSHMËRISË SË AKREDITIMIT NË KUADËR TË VENDIMMARRJES PËR AKREDITIMIN E INSTITUCIONEVE TË ARSIMIT TË LARTË DHE PROGRAMEVE TË STUDIMIT appeared first on ASCAL.

]]>
VENDIM
Nr. 2, datë 07.04.2017
PËR
PËRCAKTIMIN E KOHËZGJATJES DHE AFATEVE TË VLEFSHMËRISË SË AKREDITIMIT NË KUADËR TË VENDIMMARRJES PËR AKREDITIMIN E INSTITUCIONEVE TË ARSIMIT TË LARTË DHE PROGRAMEVE TË STUDIMIT 

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligjin Nr. Nr. 8480, date 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për Përmbylljen e Procedurave të Mbartura për Shkak të Riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, në mbledhjen e tij të parë datë 7-8 Prill 2017,

KONSTATON SE  : 

Sipas nenit 106, pika 4, të Ligjit Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” përcaktohet se “Vlefshmëria e çdo akreditimi institucional dhe e programeve të studimit që lidhen me të nuk mund të zgjasë më shumë se 6 vjet”; dhe sipas gërmës “c)”, të pikës 21, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë” përcaktohet se ”Vendimi përfundimtar i Bordit tëAkreditimit mund të jetë:“pozitiv”, kur përmbushen standardet dhe kriteret përkatëse institucionale apo të programeve. Kohëzgjatja dhe afati i vlefshmërisë së akreditimit institucional përcaktohen sipas shkallës së plotësimit të standardeve të cilësisë, ndërsa për programet e studimit edhe në varësi të kohëzgjatjes së tyre. Kohëzgjatja maksimale e vlefshmërisë së akreditimit institucional dhe/ose programeve të studimit nuk mund të jetë më shumë se 6 vite”.
 
Nga sa më sipër, Bordi i Akreditimit, në kushtet e nevojës për të identifikuar elemente dhe kritere që udhëzojnë përcaktimin e kohëzgjatjes së vlefshmërisë dhe afateve të akreditimit të institucioneve të arsimit të lartë dhe programeve te studimit që ato ofrojnë, në kuadër të vendimmarrjes pozitive të akreditimit,

VENDOSI:

1.      Elementet e shkallës së plotësimit të standardeve të cilësisë, të cilat orientojnë Bordin e Akreditimit në përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afatit të vlefshmërisë së akreditimit konsistojnë në:

a)      Nivelin e plotësimit të standardeve shtetërore sipas rezultateve të vlerësimit të jashtëm të cilësisë;

b)      Rezultatet e akreditimeve të mëparshme dhe plotësimin e rekomandimeve në vijim si dhe në ecurinë e cilësisë nga njëri akreditim në tjetrin.

c)      Rezultatet e monitorimit dhe ruajtjen e standardeve të cilësisë nga licensimi/hapja e Institucionit të arsimit të lartë dhe/ose programit të studimit e në vijim.

d)      Qëndrueshmërinë institucionale në lidhje me të dhënat, dokumentacionin dhe proceset që lidhen e janë në funksion të ruajtjes dhe rritjes së standardeve të cilësisë së ofertës akademike.

e)      Për programet e studimit, kohëzgjatja e vlefshmërisë dhe afatit të akreditimit, përcaktohet në raport edhe me kohëzgjatjen e programit të studimit

2.      Kohëzgjatja e vlefshmërisë së akreditimit institucional dhe të programeve të studimit shprehet në vite akademike.

3.      Afati i akreditimit përcakton datën fundore të vlefshmërisë së akreditimit të shprehur në ditë/muaj/vit (DD/MM/VV).

4.      Për efekt të vlefshmërisë së akreditimit, kur vendimi final i Bordit të Akreditimit është pozitiv, Institucionet e Arsimit të Lartë që kanë paraqitur kërkesën për akreditimin periodik ose plotësimin e rekomandimeve/kushteve, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe që kanë qënë në proces vlerësimi në kuadër të akreditimit, konsiderohen të akredituara për periudhën midis akreditimeve.

5.       Ngarkohet Agjencia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë per zbatimin e këtij Vendimi.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

The post VENDIM Nr. 2, datë 07.04.2017 PËR PËRCAKTIMIN E KOHËZGJATJES DHE AFATEVE TË VLEFSHMËRISË SË AKREDITIMIT NË KUADËR TË VENDIMMARRJES PËR AKREDITIMIN E INSTITUCIONEVE TË ARSIMIT TË LARTË DHE PROGRAMEVE TË STUDIMIT appeared first on ASCAL.

]]>
VENDIM Nr. 1, datë 07.04.2017 PËR MBYLLJEN E PROCEDURAVE TË MBARTURA PËR SHKAK TË RIORGANIZIMIT TË INSTITUCIONEVE TË SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË https://dev.ascal.al/sq/vendim-nr-1-date-07-04-2017-per-mbylljen-e-procedurave-te-mbartura-per-shkak-te-riorganizimit-te-institucioneve-te-sigurimit-te-cilesise-ne-arsimin-e-larte/ Fri, 21 Apr 2017 06:39:32 +0000 https://www.ascal.al/vendim-nr-1-date-07-04-2017-per-mbylljen-e-procedurave-te-mbartura-per-shkak-te-riorganizimit-te-institucioneve-te-sigurimit-te-cilesise-ne-arsimin-e-larte/ VENDIM
Nr. 1, datë 07.04.2017
PËR
MBYLLJEN E PROCEDURAVE TË MBARTURA PËR SHKAK TË RIORGANIZIMIT TË INSTITUCIONEVE TË SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË 
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e

The post VENDIM Nr. 1, datë 07.04.2017 PËR MBYLLJEN E PROCEDURAVE TË MBARTURA PËR SHKAK TË RIORGANIZIMIT TË INSTITUCIONEVE TË SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË appeared first on ASCAL.

]]>
VENDIM
Nr. 1, datë 07.04.2017
PËR
MBYLLJEN E PROCEDURAVE TË MBARTURA PËR SHKAK TË RIORGANIZIMIT TË INSTITUCIONEVE TË SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË 

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligjin Nr. Nr.8480, date 27.5.1999, “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, në mbledhjen e tij të parë datë 7-8 Prill 2017,

KONSTATON SE:

1.      Në Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) gjenden të depozituara disa procedura dhe çështje të papërfunduara dhe/ose të mbetura pezull, për shqyrtim e vendimmarrje nga Këshilli i Akreditimit të Arsimit të Lartë (KA), për arsye të riorganizimit të këtyre institucioneve (ASCAL-BA) në përputhje me dispozitat e nenit 136 të Ligjit Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.

2.      Procedurat e papërfunduara dhe/ose të mbetura pezull përfshijnë çështje të:  vendimmarrjes në kuadër të akreditimit të IAL-ve dhe/ose programeve të studimit; ankimimit mbi vendimet e mëparshme të KA; shpalljes dhe publikimit të Vendimeve të KA; kërkesave për ndryshim/saktësim të Vendimeve të KA dhe cështje të tjera që lidhen me këto procese, procedura e vendime.

Për këto arsye dhe në kushtet e nevojës për vendimarrje dhe për zgjidhjen e problematikave të mësipërme, Bordi i Akreditimit:

VENDOSI: 

1.      Të marrë në shqyrtim dhe të përmbyllë procedurat e vlerësimit të papërfunduara dhe kërkesat e depozituara në ASCAL përpara fillimit të veprimtarisë të këtij Bordi dhe për të cilat kërkohet vendimarrje sipas legjislacionit në fuqi.

2.      Të shpallen e të publikohen Vendimet e Këshillit të Akreditimit, për të cilat nuk është nxjerrë urdhëri përkatës nga Ministria e Arsimit dhe Sportit e të cilave u ka kaluar periudha 1 mujore nga marrja e njoftimit nga MAS. 

3.       Ngarkohet Agjencia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

The post VENDIM Nr. 1, datë 07.04.2017 PËR MBYLLJEN E PROCEDURAVE TË MBARTURA PËR SHKAK TË RIORGANIZIMIT TË INSTITUCIONEVE TË SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË appeared first on ASCAL.

]]>
VENDIM Nr. 220, datë 16.12.2016 PËR VLERËSIMIN NË KUADËR TË HEQJES SË KUSHTEVE TË AKREDITIMIT PËR PROGRAMIN E INTEGRUAR TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “FARMACI”, TË AKADEMISË SË STUDIMEVE TË APLIKUARA “REALD” https://dev.ascal.al/sq/vendim-nr-220-date-16-12-2016-per-vleresimin-ne-kuader-te-heqjes-se-kushteve-te-akreditimit-per-programin-e-integruar-te-studimit-te-ciklit-te-dyte-master-i-shkencave-ne-farmaci-te-akademise-se-studim/ Fri, 06 Jan 2017 10:18:42 +0000 https://www.ascal.al/vendim-nr-220-date-16-12-2016-per-vleresimin-ne-kuader-te-heqjes-se-kushteve-te-akreditimit-per-programin-e-integruar-te-studimit-te-ciklit-te-dyte-master-i-shkencave-ne-farmaci-te-akademise-se-studim/ REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 220, datë 16.12.2016
PËR
VLERËSIMIN NË KUADËR TË HEQJES SË KUSHTEVE TË AKREDITIMIT PËR PROGRAMIN E INTEGRUAR TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “

The post VENDIM Nr. 220, datë 16.12.2016 PËR VLERËSIMIN NË KUADËR TË HEQJES SË KUSHTEVE TË AKREDITIMIT PËR PROGRAMIN E INTEGRUAR TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “FARMACI”, TË AKADEMISË SË STUDIMEVE TË APLIKUARA “REALD” appeared first on ASCAL.

]]>
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 220, datë 16.12.2016
PËR
VLERËSIMIN NË KUADËR TË HEQJES SË KUSHTEVE TË AKREDITIMIT PËR PROGRAMIN E INTEGRUAR TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “FARMACI”, TË AKADEMISË SË STUDIMEVE TË APLIKUARA “REALD”

 

Këshilli i Akreditimit, bazuar në nenin 138 të Ligjit Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në raportin e vlerësimit të plotësimit të kushteve si dhe në dokumentacionin mbështetës, për programin e integruar të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Farmaci”, të Akademisë së Studimeve të Aplikuara “REALD”

VENDOSI:

1.      Akademia e Studimeve të Aplikuara “REALD”, i ka plotësuar kushtet e vëna në Urdhërin e Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 399, datë 22.07.2016, për programin e integruar të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Farmaci”.

2.      Mbështetur në gjithë sa më sipër, Këshilli i Akreditimit jep vlerësim përfundimtar pozitiv për programin e integruar të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Farmaci”, të Akademisë së Studimeve të Aplikuara “REALD” dhe rekomandon heqjen e kushteve të akreditimit sipas Urdhërit të Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 399, datë 22.07.2016. 

3.      Institucioni do të monitorohet nga APAAL dhe KA për të garantuar qëndrueshmërinë e përmirësimeve të reflektuara në kuadër të plotësimit të kushteve dhe veçanërisht ato që lidhen me zbatimin konkret të kurrikulës së përmirësuar, qëndrueshmërinë e stafit akademik efektiv dhe të laboratorëve mësimorë për realizimin e këtij programi studimi. Për sa më lart, IAL, duhet të raportojë pranë APAAL brenda vitit akademik 2016-2017.

4.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i integruar i studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Farmaci”, i Akademisë së Studimeve të Aplikuara “REALD”, të akreditohet.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË

The post VENDIM Nr. 220, datë 16.12.2016 PËR VLERËSIMIN NË KUADËR TË HEQJES SË KUSHTEVE TË AKREDITIMIT PËR PROGRAMIN E INTEGRUAR TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “FARMACI”, TË AKADEMISË SË STUDIMEVE TË APLIKUARA “REALD” appeared first on ASCAL.

]]>
VENDIM Nr. 219, datë 16.12.2016 PËR VLERËSIMIN NË KUADËR TË HEQJES SË KUSHTEVE TË AKREDITIMIT PËR PROGRAMIN E INTEGRUAR TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “STOMATOLOGJI”, TË AKADEMISË SË STUDIMEVE TË APLIKUARA “REALD” https://dev.ascal.al/sq/vendim-nr-219-date-16-12-2016-per-vleresimin-ne-kuader-te-heqjes-se-kushteve-te-akreditimit-per-programin-e-integruar-te-studimit-te-ciklit-te-dyte-master-i-shkencave-ne-stomatologji-te-akademise-se-s/ Fri, 06 Jan 2017 10:17:42 +0000 https://www.ascal.al/vendim-nr-219-date-16-12-2016-per-vleresimin-ne-kuader-te-heqjes-se-kushteve-te-akreditimit-per-programin-e-integruar-te-studimit-te-ciklit-te-dyte-master-i-shkencave-ne-stomatologji-te-akademise-se-s/ REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 219, datë 16.12.2016
PËR
VLERËSIMIN NË KUADËR TË HEQJES SË KUSHTEVE TË AKREDITIMIT PËR PROGRAMIN E INTEGRUAR TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “STOMA

The post VENDIM Nr. 219, datë 16.12.2016 PËR VLERËSIMIN NË KUADËR TË HEQJES SË KUSHTEVE TË AKREDITIMIT PËR PROGRAMIN E INTEGRUAR TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “STOMATOLOGJI”, TË AKADEMISË SË STUDIMEVE TË APLIKUARA “REALD” appeared first on ASCAL.

]]>
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 219, datë 16.12.2016
PËR
VLERËSIMIN NË KUADËR TË HEQJES SË KUSHTEVE TË AKREDITIMIT PËR PROGRAMIN E INTEGRUAR TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “STOMATOLOGJI”, TË AKADEMISË SË STUDIMEVE TË APLIKUARA “REALD”

Këshilli i Akreditimit, bazuar në nenin 138 të Ligjit Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në raportin e vlerësimit të plotësimit të kushteve si dhe në dokumentacionin mbështetës, për programin e integruar të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Stomatologji”, të Akademisë së Studimeve të Aplikuara “REALD”

VENDOSI:

1. Akademia e Studimeve të Aplikuara “REALD”, i ka plotësuar kushtet e vëna në Urdhërin e Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 406, datë 26.07.2016, për programin e integruar të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Stomatologji”.
2. Mbështetur në gjithë sa më sipër, Këshilli i Akreditimit jep vlerësim përfundimtar pozitiv për programin e integruar të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Stomatologji”, të Akademisë së Studimeve të Aplikuara “REALD” dhe rekomandon heqjen e kushteve të akreditimit sipas Urdhërit të Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 406, datë 26.07.2016.
3. Institucioni do të monitorohet nga APAAL dhe KA në lidhje me qëndrueshmërinë e përmirësimeve të reflektuara në kuadër të plotësimit të kushteve dhe veçanërisht ato që lidhen me zbatimin e kurrikulës së përmirësuar, qëndrueshmërinë e stafit akademik efektiv dhe të literaturës bazë dhe dytësore në mbështetje të këtij programi studimi. Për sa më lart, IAL, duhet të raportojë pranë APAAL brenda vitit akademik 2016-2017.
4. Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i integruar i studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Stomatologji”, i Akademisë së Studimeve të Aplikuara “REALD”, të akreditohet.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË

The post VENDIM Nr. 219, datë 16.12.2016 PËR VLERËSIMIN NË KUADËR TË HEQJES SË KUSHTEVE TË AKREDITIMIT PËR PROGRAMIN E INTEGRUAR TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “STOMATOLOGJI”, TË AKADEMISË SË STUDIMEVE TË APLIKUARA “REALD” appeared first on ASCAL.

]]>
VENDIM Nr. 218, datë 16.12.2016 PËR VLERËSIMIN NË KUADËR TË HEQJES SË KUSHTEVE TË AKREDITIMIT PËR PROGRAMIN E STUDIMIT, BACHELOR NË “INFERMIERI”, TË AKADEMISË SË STUDIMEVE TË APLIKUARA “REALD” https://dev.ascal.al/sq/vendim-nr-218-date-16-12-2016-per-vleresimin-ne-kuader-te-heqjes-se-kushteve-te-akreditimit-per-programin-e-studimit-bachelor-ne-infermieri-te-akademise-se-studimeve-te-aplikuara-reald/ Fri, 06 Jan 2017 10:16:41 +0000 https://www.ascal.al/vendim-nr-218-date-16-12-2016-per-vleresimin-ne-kuader-te-heqjes-se-kushteve-te-akreditimit-per-programin-e-studimit-bachelor-ne-infermieri-te-akademise-se-studimeve-te-aplikuara-reald/ REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 218, datë 16.12.2016
PËR
VLERËSIMIN NË KUADËR TË HEQJES SË KUSHTEVE TË AKREDITIMIT PËR PROGRAMIN E STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “INFERMIERI”, TË AKADEMI

The post VENDIM Nr. 218, datë 16.12.2016 PËR VLERËSIMIN NË KUADËR TË HEQJES SË KUSHTEVE TË AKREDITIMIT PËR PROGRAMIN E STUDIMIT, BACHELOR NË “INFERMIERI”, TË AKADEMISË SË STUDIMEVE TË APLIKUARA “REALD” appeared first on ASCAL.

]]>
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 218, datë 16.12.2016
PËR
VLERËSIMIN NË KUADËR TË HEQJES SË KUSHTEVE TË AKREDITIMIT PËR PROGRAMIN E STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “INFERMIERI”, TË AKADEMISË SË STUDIMEVE TË APLIKUARA “REALD”

Këshilli i Akreditimit, bazuar në nenin 138 të Ligjit Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në raportin e vlerësimit të plotësimit të kushteve si dhe në dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit Bachelor në “Infermieri”, të Akademisë së Studimeve të Aplikuara “REALD”
VENDOSI:
1.      Akademia e Studimeve të Aplikuara “REALD”, i ka plotësuar kushtet e vëna në Urdhërin e Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 398, datë 22.07.2016, ndryshuar me Urdhërin e Ministrit dhe Sportit Nr. 470, datë 19.09.2016, për programin e studimit Bachelor në “Infermieri”.

2.      Mbështetur në gjithë sa më sipër, Këshilli i Akreditimit jep vlerësim përfundimtar pozitiv për programin e studimit Bachelor në “Infermieri”, të Akademisë së Studimeve të Aplikuara “REALD” dhe rekomandon heqjen e kushteve të akreditimit sipas Urdhërit të Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 398, datë 22.07.2016, ndryshuar me Urdhërin e Ministrit dhe Sportit Nr. 470, datë 19.09.2016.

3.      Institucioni do të monitorohet nga APAAL dhe KA në lidhje me qëndrueshmërinë e përmirësimeve të reflektuara në kuadër të plotësimit të kushteve dhe ruajtjen në vijim të standardeve akademike për këtë program studimi. Për këtë qëllim, IAL, duhet të raportojë pranë APAAL brenda vitit akademik 2016-2017.

4.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit Bachelor në “Infermieri”, të Akademisë së Studimeve të Aplikuara “REALD”, të akreditohet.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË

The post VENDIM Nr. 218, datë 16.12.2016 PËR VLERËSIMIN NË KUADËR TË HEQJES SË KUSHTEVE TË AKREDITIMIT PËR PROGRAMIN E STUDIMIT, BACHELOR NË “INFERMIERI”, TË AKADEMISË SË STUDIMEVE TË APLIKUARA “REALD” appeared first on ASCAL.

]]>