Nisma dhe projekte bashkëpunimi të ASCAL që mbështesin modernizimin, ndërkombëtarizimin dhe zhvillimin e arsimit të lartë.
Projekti APEL-WB
Projekti “Accreditation of Prior Experiential Learning Capacity-Building in the Western Balkans: APEL-WB” synon të promovojë një qasje të bazuar në evidenca për identifikimin dhe zhvillimin e masave mbështetëse për individët me përvoja të të nxënit joformal ose informal.
Projekti DUALBA
Qëllimi kryesor i projektit është përmirësimi i kompetencave të të diplomuarve në arsimin e lartë në Shqipëri, përmes zhvillimit të modelit të përgjithshëm të arsimit dual dhe krijimit të një kuadri ligjor e strategjik për zbatimin e tij.
Projekti ENGINE
ENGINE fokusohet në modernizimin dhe ndërkombëtarizimin e kurrikulave të AFP-së dhe Bachelor në Inxhinieri për Energjitë e Rinovueshme në universitetet shqiptare, në përputhje me zhvillimet në sektor dhe kërkesat e tregut të punës.
Projekti SEQA-ESG
Objektivi kryesor i projektit është të mbështesë agjencitë e sigurimit të cilësisë dhe autoritetet kombëtare përgjegjëse për arsimin e lartë për krijimin e një sistemi të sigurimit të cilësisë në përputhje me ESG.
Projekti DualAFS
DualAFS është një projekt i financuar nga BE në fushën e arsimit në Kosovë dhe Shqipëri, që synon punësim më të mirë të të diplomuarve dhe rritjen e kapaciteteve inovative në shkencat bujqësore dhe zooteknike.