Mbrojtja e të Dhënave Personale
ASCAL respekton privatësinë dhe mbron të dhënat personale të përpunuara në ushtrimin e veprimtarisë së saj, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale", të ndryshuar, si dhe me aktet nënligjore përkatëse.
Të dhënat personale përpunohen vetëm për qëllime të ligjshme, në mënyrë të drejtë dhe transparente, dhe ruhen për aq kohë sa është e nevojshme për realizimin e këtyre qëllimeve.
Të drejtat tuaja
- Të drejtën për t’u informuar mbi përpunimin e të dhënave tuaja;
- Të drejtën për akses, korrigjim dhe fshirje të të dhënave;
- Të drejtën për të kundërshtuar përpunimin, sipas parashikimeve ligjore.
Për çdo kërkesë apo ankesë lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale, mund të kontaktoni ASCAL nëpërmjet faqes Na Kontaktoni.