Formular ankese për të Drejtën e Informimit

Nëse çmoni se ju janë shkelur të drejtat për informim, mund të paraqisni ankesë. Shkarkoni formularin e ankesës më poshtë dhe njihuni me procedurën ligjore sipas Ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”.

Ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”

Neni 24 — Procedurat për shqyrtimin e ankesave

1. Çdo person, kur çmon se i janë shkelur të drejtat e parashikuara nga ky ligj, ka të drejtë të ankohet në rrugë administrative pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

2. Ankimi bëhet brenda 30 ditëve pune nga dita kur: a) ankuesi ka marrë njoftim për refuzimin e informacionit; b) ka kaluar afati për dhënien e informacionit.

3. Me marrjen e ankesës, Komisioneri verifikon faktet dhe bazën ligjore; mund t’u kërkojë palëve parashtrime me shkrim dhe, kur duhet, zhvillon seancë dëgjimore publike.

4. Komisioneri merr vendim brenda 15 ditëve pune nga dorëzimi i ankimit.

5. Komisioneri vendos: a) mospranimin e ankesës; b) pranimin dhe urdhërimin e autoritetit publik për të dhënë informacionin; c) rrëzimin e ankesës; ç) afatin e zbatimit.

6. Nëse Komisioneri nuk merr vendim brenda afatit, ankuesit i lind e drejta t’i drejtohet gjykatës.

7. Kjo procedurë nuk cënon kompetencat e Avokatit të Popullit.