Sekretariati Teknik i Bordit të Akreditimit
Bordi i Akreditimit mbështetet nga sekretariati teknik, i cili përbëhet nga nëpunës të ASCAL, të caktuar në këtë pozicion nga drejtori i agjencisë.
Sekretariati ndihmon kryetarin e Bordit të Akreditimit dhe anëtarët e tij për përgatitjen e agjendës dhe mbarëvajtjen e mbledhjeve. Misioni dhe detyrat e sekretariatit teknik janë të përcaktuara në rregulloren e brendshme të ASCAL dhe në rregulloren e Bordit të Akreditimit.
Për informacion të mëtejshëm në lidhje me Bordin e Akreditimit dhe mbledhjet e tij, mund të kontaktoni ASCAL nëpërmjet faqes Na Kontaktoni.