Projekti ka për qëllim të forcojë sistemin e Sigurimit të Cilësisë (SC) në Arsimin e Lartë (AL) në Shqipëri, duke zhvilluar një kuadër të përgjithshëm kombëtar dhe të unifikuar për SC në Shqipëri, duke synuar ndërtimin e kapaciteteve të aktorëve që merren me këtë proces dhe duke hartuar një metodologji të bazuar në rezultate konkrete përsa i përket SC dhe vetëvlerësimit, apo vlerësimit të brendshëm të institucioneve të AL; duke nxitur pjesëmarrjen e studentëve dhe stafit akademik në vetëvlerësimin e institucionit.

Çfarë pritet nga ky projekt:

        Një kuadër i përgjithshëm kombëtar, legjitim për SC
        Metodologji për vlerësimin e brendshëm të lidhur ngushtësisht me vlerësimin e jashtëm
        Aktorë të përgatitur profesionalisht nga të gjithë partnerët
        Një mbështetje të fortë për krijimin e një tradite për përfshirjen e studentëve dhe stafit akademik në këtë proces

Partnerët në këtë projekt janë kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Partnerët ndërkombëtarë (nga BE):

        University of Koblenz-Landau; Universiteti Koblenz-Landau, Gjermani, (koordinator dhe kontraktor)
        Quality Assurance Netherlands Universities (QANU), Qendra për Sigurimin e Cilësisë në Universitetet e Hollandës, (Utrecht, Hollandë)
        Université du Maine – Le Mans; Universiteti i Maine (Francë).
        Centro Studi ed iniziative Europeo (CSIE); Qendra e Studimeve dhe Iniciativave Europiane, Itali.
        College of Information Management, Business Administration and Law Vltavska (Universiteti Vltavska për Menaxhim Informacioni, Administrim Biznesi dhe Juridik (Republika Çeke)

Partnerët nga Shqipëria:

        Ministria Arsimit dhe Sporteve (MAS)
        Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit Lartë (APAAL), Tiranë, Shqipëri, (koordinatori lokal)
        Universiteti ‘F. S. Noli’, Korçë
        Fakulteti i Drejtësisë, UT, Tiranë
        Universiteti ‘A. Xhuvani’, Elbasan
        Universiteti ‘A. Moisiu’, Durrës
        Universiteti Privat ‘Universiteti Europian i Tiranës’
        Shkolla e Lartë Universitare Private ‘Pavarësia’, Vlorë
        Shkolla e Lartë Universitare private ‘Universiteti Amerikan i Tiranës’

Nga data 16 deri 21 dhjetor, 2013, u zhvillua mbledhja e parë e të gjithë partnerëve të Projektit TEMPUS- ENCHASE, e drejtuar nga kordinatori i përgjithshëm dhe kontraktori i projektit Prof. Serge Chernyshenko, Universiteti Koblenz-Landau, Gjermani.

Të gjithë partnerët u paraqitën me prezantimet e tyre, në të cilat pasqyroheshin të dhëna për punën e tyre dhe çfarë pritej prej tyre në këtë projekt. U diskutuan disa çështje për takimin e rradhës (Mars 2014, në Tiranë).

Kordinatori lokal për institucionet shqiptare u zgjodh Dr. Clirim Duro përfaqësues i APAAL.