NJSBS

Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë

Sigurimi i brendshëm i cilësisë është një detyrim ligjor i institucioneve të arsimit të lartë, të cilat janë përgjegjëse për hartimin e politikave dhe procedurave për sigurimin e cilësisë.

Ky sistem ngrihet nga institucionet e arsimit të lartë dhe funksionon nëpërmjet njësisë së sigurimit të brendshëm të cilësisë (NjSBC). Struktura dhe funksionet e kësaj njësie përcaktohen në statutin e institucioneve të arsimit të lartë.

NjSBC harton standardet për sigurimin e cilësisë së brendshme në përputhje me Kodin e Cilësisë dhe monitoron zbatimin e tyre brenda institucionit.