Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” dhe mbështetur në raportin e vlerësimit të plotësimit të kushteve si dhe në dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit Master i Shkencave në “Studime Europiane” me profil: “Politika Evropiane dhe Administrim Publik”, të ShLUJ “Universiteti Marin Barleti”.
1. ShLUJ “Universiteti Marin Barleti” i ka plotësuar kushtet dhe rekomandimet e vëna në Urdhërin e Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 347, datë 17.09.2015, për programin e studimit Master i Shkencave në “Studime Europiane” me profil: “Politika Evropiane dhe Administrim Publik”.
2. Mbështetur në gjithë sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë vlerësim pozitiv për programin e studimit Master i Shkencave në “Studime Europiane” me profil: “Politika Evropiane dhe Administrim Publik”, të ShLUJ “Universiteti Marin Barleti” dhe rekomandon heqjen e kushteve të akreditimit sipas Urdhërit të Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 347, datë 17.09.2015.
3. Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit Master i Shkencave në “Studime Europiane” me profil: Politika Evropiane dhe Administrim Publik”, i ShLUJ “Universiteti Marin Barleti”, të akreditohet.