a) Emërtimi i programit: Bachelor në “Inxhinieri kompjuterike dhe teknologji informacioni”
b) Cikli i studimit: Cikli i parë
c) Institucioni që e ofron: ShLUP “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, Tiranë
d) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Inxhinierisë
e) Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
f) Kredite (ECTS): 180 ECTS
g) Forma e studimit: me kohë të plotë
h) Gjuha e studimeve: anglisht
i) Diploma lëshohet: vetëm nga IAL propozuese
j) Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 30 studentë
k) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 6
1. Shkolla e Lartë Universitare Private “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, Tiranë i ka plotësuar kushtet dhe rekomandimet e vëna në Vendimin e Këshillit të Akreditimit Nr. 187, datë 07.07.2016, për programin e studimit Bachelor në “Inxhinieri kompjuterike dhe teknologji informacioni”.
2. Mbështetur në gjithë sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë vlerësim pozitiv për programin e studimit Bachelor në “Inxhinieri kompjuterike dhe teknologji informacioni”, të Shkollës së Lartë Universitare Private, “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, Tiranë.
3. Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit Bachelor në “Inxhinieri kompjuterike dhe teknologji informacioni”, i Shkollës së Lartë Universitare Private, “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, Tiranë, të hapet.