REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 194, datë 17.10.2016
MBI
VLERËSIMIN NË KUADËR TË HEQJES SË KUSHTEVE DHE HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “INXHINIERI KOMPJUTERIKE DHE TEKNOLOGJI INFORMACIONI, ME PROFILE: INXHINIERI KOMPJUTERIKE DHE BIG DATA; RRJETET KOMPJUTERIKE DHE SIGURIA KIBERNITIKE; MULTIMEDIA-DIZAJN”, TË SHKOLLA E LARTË UNIVERSITARE PRIVATE “INSTITUTI KANADEZ I TEKNOLOGJISË”, TIRANË
a) Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Inxhinieri kompjuterike dhe teknologji informacioni” me profile: “Inxhinieri kompjuterike dhe Big Data”, “Rrjetet kompjuterike dhe Siguria Kibernetike” dhe “Multimedia-Dizajn”
b) Cikli i studimit: Cikli i dytë
c) Institucioni që e ofron: ShLUP “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, Tiranë
d) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Inxhinierisë
e) Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
f) Kredite (ECTS): 120 ECTS
g) Forma e studimit: me kohë të plotë
h) Gjuha e studimeve: Anglisht
i) Diploma lëshohet: vetëm nga IAL propozuese
j) Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 30 studentë
k) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7
VENDOSI
1. Shkolla e Lartë Universitare Private “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, Tiranë i ka plotësuar kushtet dhe rekomandimet e vëna në Vendimin e Këshillit të Akreditimit Nr. 189, datë 07.07.2016, për programin e studimit, Master i Shkencave në “Inxhinieri kompjuterike dhe teknologji informacioni” me profile: “Inxhinieri kompjuterike dhe Big Data”, “Rrjetet kompjuterike dhe Siguria Kibernetike” dhe “Multimedia-Dizajn”.
2. Mbështetur në gjithë sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë vlerësim pozitiv për programin e studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri kompjuterike dhe teknologji informacioni” me profile: “Inxhinieri kompjuterike dhe Big Data”, “Rrjetet kompjuterike dhe Siguria Kibernetike” dhe “Multimedia-Dizajn”, të Shkollës së Lartë Universitare Private, “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, Tiranë.
3. Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri kompjuterike dhe teknologji informacioni” me profile: “Inxhinieri kompjuterike dhe Big Data”, “Rrjetet kompjuterike dhe Siguria Kibernetike” dhe “Multimedia-Dizajn”, i Shkollës së Lartë Universitare Private, “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, Tiranë, të hapet.
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË