Këshilli i Akreditimit, bazuar në nenin 138 të Ligjit Nr.80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuardhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programine studimit, me elementët si më poshtë:
a) Emërtimi i programit: Bachelor në “Shkenca politike”
b) Cikli i studimit: Cikli i Parë
c) Vendimi i hapjes/licencimit: Shkresë e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Nr. 2365 prot, datë 12/04/2006*
d) Vendimi i akreditimit të parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 288, datë 04.09.2009*
e) Institucioni që e ofron: ShLUJ “Universiteti Marin Barleti”
f) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Sociale e Politike
g) Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
h) Kredite (ECTS): 180 ECTS
i) Forma e studimit: Me kohë të plotë dhe kohë të pjesshme
j) Statusi i diplomës: ofrohet nga vetë IAL
k) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
1. Programi i studimit, Bachelor në “Shkenca politike” i përmbush “Standardet Shtetërore të Cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të parë.
2. Mbështetur në gjithë sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë për këtë program studimi vlerësimin pozitiv, me rekomandimet e mëposhtme:
a. Në kushtet e mbingarkesës mësimore të stafit akademik, të rishikohet ulja e kësaj ngarkese dhe të parashikohen veprimtaritë e kërkimit shkencor.
b. Të sigurohet edhe literatura elektronike me tituj relevant për programin e studimit.
c. Të përmirësohen format e kontrollit të njohurive për vlerësimin e studentëve.
d. Të përmirësohet shpërndarja e krediteve (ECTS) dhe orëve brenda disa moduleve.
3. Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Bachelor në “Shkenca politike”, me elementët e mësipërm, të akreditohet.
4. ShLUJ “Universiteti Marin Barleti”, për programin e studimit, Bachelor në “Shkenca politike”, duhet të sigurojë që standardet, mbi bazën e të cilave është dhënë akreditimi, të përmbushen për të gjithë periudhën kohore të vlefshmërisë së akreditimit.
5. Ngarkohet Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë të monitorojë në vazhdimësi ruajtjen e këtyre standardeve dhe të raportojë pranë Këshillit të Akreditimit.