KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 202 datë 24.06.2011
Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor (B.Sc.) në:
1. FIZIOTERAPI
2. IMAZHERI DHE RADIOTERAPI
3. MUZIKOLOGJI
4. PIKTURË
5. SKULPTURË
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për Programet e Reja të Studimit Bachelor, të kërkuar nga ShLUP “Kristal”, Tiranë, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
1. Përmbajtja e Programit të ri të Studimit, B.Sc. në “Fizioterapi”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
Ngarkesa relative për lëndët formuese të konceptohet në një raport edhe më të lartë në favor të lëndëve mjekësore.
Të rishikohen dhe të zbatohen konform Udhëzimeve të MASh: ngarkesa mësimore në auditor dhe jashtë auditorit; format e mësimdhënies për çdo lëndë/module; elementët përbërës të programit të studimit; raporti orë mësimi në auditor/punë e pavarur e studentit.
Të vendosen në raport të drejtë disiplinat që i përkasin njohurive formuese me ato të formimit të përgjithshëm duke reduktuar mbingarkesën e të parave dhe duke rritur atë të të dytave.
2. Përmbajtja e Programit të ri të Studimit, B.Sc. në “Imazheri dhe Radioterapi”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
Lëndët formuese mjekësore (p.sh Anatomia Normale) të kenë ngarkesë më të lartë, duke ulur ngarkesën e rritur në mënyrë artificiale të lëndëve formuese me karakter teknik (p.sh Hyrje në Informatikë).
Të rishikohen dhe të zbatohen konform Udhëzimeve të MASh: ngarkesa mësimore në auditor; numri total i provimeve dhe ndarja e lëndëve sipas veprimtarive formuese.
Të rishikohen syllabuset duke evidentuar elementët përbërës të veprimtarive formuese në konformitet me programin e studimit.
3. Përmbajtja e Programit të ri të Studimit, B.Sc. në “Muzikologji”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
Të plotësohen dhe të konkretizohen syllabuset me literaturën përkatëse (me gjithë kriteret e citimit të litëraturës si: Autori; Titulli; Shtëpia botuese; Viti dhe vend i botimit; numri i faqeve dhe ISBN);
Të paraqiten të dhëna që literatura e përdorur është e disponueshme në Institucion ose në Biblioteka të tjera të vendit;
Të kërkohet me shumë në literaturën specifike bashkëkohore europiane e më gjerë.
Të shikohet mundësia që studenti të familjarizohet me ESP dhe me terminologjinë e fushës përkatëse në mënyrë që të shfrytëzojë literaturën e specialitetit.
Puna e pavarur në auditor për studentët duhet të ketë më shumë peshë se puna në auditor.
4. Përmbajtja e Programit të ri të Studimit, B.Sc. në “Pikturë”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
Të plotësohen dhe të konkretizohen syllabuset me literaturën përkatëse (me gjithë kriteret e citimit të litëraturës si: Autori; Titulli; Shtëpia botuese; Viti dhe vend i botimit; numri i faqeve dhe ISBN);
Të paraqiten të dhëna që literatura e përdorur është e disponueshme në Institucion ose në Biblioteka të tjera të vendit;
5. Përmbajtja e Programit të ri të Studimit, B.Sc. në “Skulpturë”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
Të plotësohen dhe të konkretizohen syllabuset me literaturën përkatëse (me gjithë kriteret e citimit të litëraturës si: Autori; Titulli; Shtëpia botuese; Viti dhe vend i botimit; numri i faqeve dhe ISBN);
Të paraqiten të dhëna që literatura e përdorur është e disponueshme në Institucion ose në Biblioteka të tjera të vendit;
Institucioni aplikues Shkolla e Lartë Private “Kristal”, për programet e studimit: B.Sc. në “Fizioterapi”; B.Sc. në “Imazheri dhe Radioterapi”; B.Sc. në “Muzikologji”; B.Sc. në “Pikturë” dhe B.Sc. në “Skulpturë”, pasi të jenë plotësuar kushtet e mësipërme për secilin program studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programeve të mësipërme.
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar __________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________
Z. Shyqyri Llaci nuk ishte i pranishëm në këtë mbledhje.