Këshilli i Akreditimit, bazuar në nenin 138 të Ligjit Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në raportin e vlerësimit të plotësimit të kushteve si dhe në dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit Master Profesional në “Financë Kontabilitet”, të Shkollës së Lartë Private “Logos”,
1. Shkolla e Lartë Private “Logos”, i ka plotësuar kushtet e vëna në Urdhërin e Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 342, datë 17.09.2015, për programin e studimit Master Profesional në “Financë Kontabilitet”.
2. Mbështetur në gjithë sa më sipër, Këshilli i Akreditimit jep vlerësim përfundimtar pozitiv për programin e studimit Master Profesional në “Financë Kontabilitet”, të Shkollës së Lartë Private “Logos”, dhe rekomandon heqjen e kushteve të akreditimit sipas Urdhërit të Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 342, datë 17.09.2015.
3. Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit Master Profesional në “Financë Kontabilitet”, të Shkollës së Lartë Private “Logos”, të akreditohet.