KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 381, datë 26.10.2012

Për Programin e Studimit të Ciklit të Parë që përfundon me Bachelor (B.Sc.) në:
1. GJUHË – LETËRSI SHQIPE DHE ITALIANE

Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master Profesional (MP) në:
1. MËSUES I CIKLIT TË ULËT

Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1. FINANCË
2. MJEKËSI BIMORE

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për hapjen e Programeve të reja të studimit Bachelor, Master Profesional dhe Master i Shkencave, të kërkuara nga Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Gjuhë – Letërsi Shqipe dhe Italiane”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Negativ.

2. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “Mësues i Ciklit të Ulët”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Negativ.

3. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Financë”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet e mëposhtme:

4. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Mjekësi Bimore”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet e mëposhtme:

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit: Bachelor në Gjuhë – Letërsi Shqipe dhe Italiane
të mos hapet

Programi i Studimit: Master Profesional në Mësues i Ciklit të Ulët
të mos hapet

Programi i Studimit: Master i Shkencave në Financë
të hapet

Programi i Studimit: Master i Shkencave në Mjekësi Bimore
të hapet

BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT