KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 454, datë 03.05.2013

Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master Profesional (MP) në:

1.   MËSIMDHËNIE NË CIKLIN FILLOR ME DREJTIM MINOR: MËSIMDHËNIE NË CIKLIN PARASHKOLLOR

 

Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master i Shkencave (M.Sc.) në:

1.   EDUKIM

2.   PËRKTHIM
 

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për hapjen e Programeve të reja të studimit Master Profesional dhe Master i Shkencave, të kërkuara nga Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

 

1.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “Mësimdhënie në ciklin fillor me drejtim minor: Mësimdhënie në ciklin parashkollor”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Negativ, me argumentet e mëposhtme:

§  Aplikimi i formularit dhe rregullorja e programit “Master Profesional në Mësimdhënie në Ciklin Fillor me drejtim minor – Mësimdhënie në ciklin parashkollor” është paraqitur së bashku me formularin e aplikimit Master Shkencor në Edukim dhe nuk është parashikuar me 90 ECTS dhe nuk është në pëpruthje me udhëzimin e MASH për përgatitjen e mësuesve.

§  Forma e studimit nuk është përcaktuar qartë nëse është me kohë të plotë apo me kohë të pjeshme.

§  Në syllabuset e lëndëve mungojnë të dhëna për Detyrat e kursit, Format e mësimdhënies dhe literatura nuk është e ditëve të sotme.

§  Nuk janë paraqitur CV e stafit akademik që do të marrin pjesë në realizimin e këtij programi studimi.

§  Kriteret e pranimit në këtë program studimi nuk janë rishikuar për të shërbyer si informacion që jep ky program studimi.

§  Janë paraqitur syllabuset e lëndëve që kanë ngjashmëri me lëndë që janë zhvilluar në ciklin e parë të studimeve.

§  Raporti i orëve në auditor dhe jashtë auditorit nuk është në përputhjet me udhëzimet e MASh në fuqi.

§  Nuk është paraqitur një dokument studimor që flet për lidhjen e këtij programi me tregun e punës.
 

2.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Edukim”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Negativ, me argumentet e mëposhtme:

 
3.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Përkthim”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
 

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit:                          Master Profesional në Mësimdhënie në ciklin fillor me drejtim minor: Mësimdhënie në ciklin parashkollor
                                                       të mos hapet

 
Programi i Studimit:                          Master i Shkencave në Edukim
                                                       të mos hapet
 

Programi i Studimit:                          Master i Shkencave në Përkthim
                                                      të hapet
 

BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT