Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë”, i ndryshuar dhe mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit:
1. Specifikimi i përdorur “Universiteti “POLIS” dhe Universiteti Erasmus, Hollandë” në të gjithë rastet e përdorura të ndryshohet në “Universiteti “POLIS” në bashkëpunim me Universitetin Erasmus, Hollandë”.
2. Termi i përdorur “i përbashkët” të hiqet në të gjitha rastet.
3. Pika j të ndryshohet në“Diploma që lëshohet: Diplomë Master Profesional në “Politikat e Zhvillimit të Territorit” me tre profile: “Planifikim Hapësinor dhe Aplikime GIS”, “Strehim dhe Zhvillim Toke” dhe “Zhvillim Social Urban dhe Burime Njerëzore”, lëshuar nga Universiteti POLIS”.