Për Programet e Studimit të Ciklit të Tretë që përfundojnë me Doktoraturë (Dr) në:
1. ADMINISTRIM BIZNESI, me profile: a. Shkenca Ekonomike; b. Financë; c. Menaxhim; d. Marketing; e. Kontabilitet; f. Biznes ndërkombëtar
2. SHKENCA KOMPJUTERIKE, me profile: a. Shkenca kompjuterike; b. Sisteme menaxhimi informacioni
3. SHKENCA SHOQËRORE DHE HUMANE, me profile: a. Edukim; b. Drejtësi; c. Shkenca politike/Marrëdhënie Ndërkombëtare; d. Psikologji

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për hapjen e Programeve të reja të studimit, Doktoraturë, të kërkuara nga Shkolla e Lartë Universitare Private “New York University of Tirana”, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Doktoraturë në “Administrim Biznesi, me profilet: Shkenca Ekonomike; Financë; Menaxhim; Marketing; Kontabilitet dhe Biznes ndërkombëtar”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

2. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Doktoraturë në “Shkenca Kompjuterike, me profilet: Shkenca kompjuterike; Sisteme menaxhimi informacioni”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

3. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Doktoraturë në “Shkenca shoqërore dhe Humane, me profil: Edukim”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësimin përfundimtar:
Kushtet:

4. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Doktoraturë në “Shkenca shoqërore dhe Humane, me profil: Drejtësi”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësimin përfundimtar:
Kushtet:

5. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Doktoraturë në “Shkenca shoqërore dhe Humane, me profil: Shkenca Politike/Marrëdhënië Ndërkombëtare”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

6. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Doktoraturë në “Shkenca shoqërore dhe Humane, me profil: Psikologji”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

  1. Programi i Studimit: Doktoraturë në Administrim Biznesi, me profilet: a. Shkenca Ekonomike; b. Financëc. Menaxhim; d. Marketing; e. Kontabilitet dhe Biznes Ndërkombëtar të hapet
  2. Programi i Studimit: Doktoraturë në Shkenca Kompjuterike, me profilet: a. Shkenca Kompjuterike; b. Sisteme Menaxhimi Informacioni të hapet
  3. Programi i Studimit: Doktoraturë në Shkenca shoqërore dhe Humane, me profila. Shkenca Politike/Marrëdhënië Ndërkombëtare të hapet
  4. Programi i Studimit: Doktoraturë në Shkenca shoqërore dhe Humane, me profila. Psikologji të hapet

Shkolla e Lartë Universitare Private “New York University of Tirana” për programet e studimit: Dr në “Shkenca shoqërore dhe Humane”, me profil: “Edukim” dhe Dr në “Shkenca shoqërore dhe Humane”, me profil: “Drejtësi”, pasi të ketë plotësuar kushtet e mësipërme për secilin program studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programeve të mësipërme.