Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, informon publikun se faza tranzitore ndërmjet dy akreditimeve deri në vendimmarrjen nga Bordi i Akreditimit rregullohet me Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017 “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë dhe programeve të studimit”, pika 4, dhe me Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 22, datë 14.05.2020 “Për vlefshmërinë e afatit të akreditimit institucional dhe të programeve të studimit si dhe shtyrjen e afatit të aplikimit për akreditim”, pika 1.
Në pikë 4 citohet se: Për efekt të vlefshmërisë së akreditimit, kur vendimi final i Bordit të Akreditimit është pozitiv, Institucionet e Arsimit të Lartë që kanë paraqitur kërkesën për akreditim periodik ose plotësimin e rekomandimeve/kushteve, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe që kanë qenë në proces vlerësimi në kuadër të akreditimit, konsiderohen të akredituara për periudhën midis akreditimeve.
Për të parë listën e programeve të studimit të cilat janë në proces akreditimi, KLIKONI KËTU.