Projekte
Projekte
Nisma dhe projekte bashkëpunimi të ASCAL që mbështesin modernizimin, ndërkombëtarizimin dhe zhvillimin e arsimit të lartë.
Projektet
ASCAL merr pjesë në projekte bashkëpunimi që lidhen me njohjen e të nxënit të mëparshëm, arsimin dual, modernizimin e kurrikulave dhe përputhjen me standardet evropiane të sigurimit të cilësisë.
Projekti APEL-WB
Projekti “Accreditation of Prior Experiential Learning Capacity-Building in the Western Balkans: APEL-WB†synon të promovojë një qasje të bazuar në evidenca për identifikimin dhe zhvillimin e masave mbështetëse për individët me përvoja të të nxënit joformal ose informal.
Objektivi kryesor është zhvillimi dhe zbatimi i një sistemi të Vlerësimit të të Nxënit të Mëparshëm (PLA), për të lehtësuar qasjen në arsimin e lartë dhe njohjen e të nxënit të mëparshëm në Ballkanin Perëndimor.
- Të shërbejë si katalizator për ndryshime shoqërore, rritje dhe zhvillim në Ballkanin Perëndimor.
- Të rrisë kapacitetet e institucioneve të arsimit të lartë dhe autoriteteve kompetente për modernizimin e sistemeve të arsimit të lartë.
- Të përmirësojë zhvillimin profesional të stafit akademik dhe administrativ.
- Të forcojë bashkëpunimin institucional dhe shkëmbimin e praktikave të mira.
Aktivitete: 20-22 Nëntor 2025
Projekti DUALBA
Qëllimi kryesor i projektit është përmirësimi i kompetencave të të diplomuarve në arsimin e lartë në Shqipëri, përmes zhvillimit të modelit të përgjithshëm të arsimit dual dhe krijimit të një kuadri ligjor e strategjik për zbatimin e tij.
- Përmirësimi i kompetencave të të diplomuarve në përputhje me nevojat e punëdhënësve.
- Rritja e motivimit për studim dhe përmirësimi i mundësive të punësimit.
- Lehtësimi i aksesit në arsimin e lartë për studentët nga familjet me të ardhura të ulëta.
- Përmirësimi i kuadrit ligjor dhe strategjik për arsimin dual në Shqipëri.
Partnerë: Universitet u Novum Sadu, FH Joanneum, Business Academy in Novi Sad, Universiteti i New York-ut në Tiranë, TBU, UAMD, UV, UET, ASCAL, MAS dhe partnerë të tjerë institucionalë e privatë.
Aktivitete: 3-4 Shkurt 2025, 14-16 Prill 2025, 23-25 Shtator 2025
Projekti ENGINE
ENGINE fokusohet në modernizimin dhe ndërkombëtarizimin e kurrikulave të AFP-së dhe Bachelor në Inxhinieri për Energjitë e Rinovueshme në universitetet shqiptare, në përputhje me zhvillimet në sektor dhe kërkesat e tregut të punës.
Projekti synon trajnimin e stafit akademik, ngritjen e laboratorëve dhe zgjerimin e rrjetit të bashkëpunimit me institucione ndërkombëtare të arsimit të lartë.
Aktivitete: 25 Maj 2022, 30 Maj - 2 Qershor 2022, 14-15 Mars 2023, 29-30 Maj 2023, 13-15 Qershor 2023
Projekti SEQA-ESG
Objektivi kryesor i projektit është të mbështesë agjencitë e sigurimit të cilësisë dhe autoritetet kombëtare përgjegjëse për arsimin e lartë për krijimin e një sistemi të sigurimit të cilësisë në përputhje me ESG.
Aktivitete: 4 Nëntor 2020, 28-29 Qershor 2022, 1-2 Shtator 2022, 23 Nëntor 2022
Projekti DualAFS
DualAFS është një projekt i financuar nga BE në fushën e arsimit në Kosovë dhe Shqipëri, që synon punësim më të mirë të të diplomuarve dhe rritjen e kapaciteteve inovative në shkencat bujqësore dhe zooteknike.
ASCAL është një nga partnerët e asociuar pjesë e këtij projekti.
Aktivitete: Kliko këtu