Rreth Nesh

Projekte

ASCAL Legjislacioni
Rreth Nesh
Kreu/Rreth Nesh/Projekte

Projekte

Nisma dhe projekte bashkëpunimi të ASCAL që mbështesin modernizimin, ndërkombëtarizimin dhe zhvillimin e arsimit të lartë.

Projektet

ASCAL merr pjesë në projekte bashkëpunimi që lidhen me njohjen e të nxënit të mëparshëm, arsimin dual, modernizimin e kurrikulave dhe përputhjen me standardet evropiane të sigurimit të cilësisë.

Projekti APEL-WB

Projekti “Accreditation of Prior Experiential Learning Capacity-Building in the Western Balkans: APEL-WB” synon të promovojë një qasje të bazuar në evidenca për identifikimin dhe zhvillimin e masave mbështetëse për individët me përvoja të të nxënit joformal ose informal.

Objektivi kryesor është zhvillimi dhe zbatimi i një sistemi të Vlerësimit të të Nxënit të Mëparshëm (PLA), për të lehtësuar qasjen në arsimin e lartë dhe njohjen e të nxënit të mëparshëm në Ballkanin Perëndimor.

  • Të shërbejë si katalizator për ndryshime shoqërore, rritje dhe zhvillim në Ballkanin Perëndimor.
  • Të rrisë kapacitetet e institucioneve të arsimit të lartë dhe autoriteteve kompetente për modernizimin e sistemeve të arsimit të lartë.
  • Të përmirësojë zhvillimin profesional të stafit akademik dhe administrativ.
  • Të forcojë bashkëpunimin institucional dhe shkëmbimin e praktikave të mira.

Aktivitete: 20-22 Nëntor 2025

Projekti DUALBA

Qëllimi kryesor i projektit është përmirësimi i kompetencave të të diplomuarve në arsimin e lartë në Shqipëri, përmes zhvillimit të modelit të përgjithshëm të arsimit dual dhe krijimit të një kuadri ligjor e strategjik për zbatimin e tij.

  • Përmirësimi i kompetencave të të diplomuarve në përputhje me nevojat e punëdhënësve.
  • Rritja e motivimit për studim dhe përmirësimi i mundësive të punësimit.
  • Lehtësimi i aksesit në arsimin e lartë për studentët nga familjet me të ardhura të ulëta.
  • Përmirësimi i kuadrit ligjor dhe strategjik për arsimin dual në Shqipëri.

Partnerë: Universitet u Novum Sadu, FH Joanneum, Business Academy in Novi Sad, Universiteti i New York-ut në Tiranë, TBU, UAMD, UV, UET, ASCAL, MAS dhe partnerë të tjerë institucionalë e privatë.

Aktivitete: 3-4 Shkurt 2025, 14-16 Prill 2025, 23-25 Shtator 2025

Projekti ENGINE

ENGINE fokusohet në modernizimin dhe ndërkombëtarizimin e kurrikulave të AFP-së dhe Bachelor në Inxhinieri për Energjitë e Rinovueshme në universitetet shqiptare, në përputhje me zhvillimet në sektor dhe kërkesat e tregut të punës.

Projekti synon trajnimin e stafit akademik, ngritjen e laboratorëve dhe zgjerimin e rrjetit të bashkëpunimit me institucione ndërkombëtare të arsimit të lartë.

Aktivitete: 25 Maj 2022, 30 Maj - 2 Qershor 2022, 14-15 Mars 2023, 29-30 Maj 2023, 13-15 Qershor 2023

Projekti SEQA-ESG

Objektivi kryesor i projektit është të mbështesë agjencitë e sigurimit të cilësisë dhe autoritetet kombëtare përgjegjëse për arsimin e lartë për krijimin e një sistemi të sigurimit të cilësisë në përputhje me ESG.

Aktivitete: 4 Nëntor 2020, 28-29 Qershor 2022, 1-2 Shtator 2022, 23 Nëntor 2022

Projekti DualAFS

DualAFS është një projekt i financuar nga BE në fushën e arsimit në Kosovë dhe Shqipëri, që synon punësim më të mirë të të diplomuarve dhe rritjen e kapaciteteve inovative në shkencat bujqësore dhe zooteknike.

ASCAL është një nga partnerët e asociuar pjesë e këtij projekti.

Aktivitete: Kliko këtu