BËHUNI EKSPERT
Formulari i Aplikimit për Ekspert
Ekspertët e vlerësimit janë pjesë thelbësore e proceseve të sigurimit të cilësisë dhe akreditimit. Nëse dëshironi të bëheni pjesë e regjistrit të ekspertëve të ASCAL, plotësoni formularin e mëposhtëm dhe bashkëngjitni dokumentet e kërkuara (CV, lista e publikimeve dhe dokumenti i gradës/titullit akademik).
Regjistri i Ekspertëve
ASCAL mban regjistrin e ekspertëve të vlerësimit të jashtëm, të përzgjedhur sipas fushave të ekspertizës. Ekspertët janë pjesë e grupeve të vlerësimit të institucioneve dhe programeve të studimit.
Studentët janë palë e rëndësishme e interesit në proceset e sigurimit të cilësisë. ASCAL nxit përfshirjen e studentëve në vlerësimin e jashtëm dhe në Sondazhin Kombëtar të Studentëve, si zë i drejtpërdrejtë për cilësinë e mësimdhënies dhe të shërbimeve.