Historiku i ASCAL
Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) është institucioni publik përgjegjës për sigurimin e jashtëm të cilësisë në arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë. Agjencia vepron në bazë të Ligjit nr. 80/2015 "Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë" dhe VKM nr. 109, datë 15.02.2017 "Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) e të Bordit të Akreditimit".
Nëpërmjet proceseve të vlerësimit dhe akreditimit, ASCAL kontribuon në ngritjen e vazhdueshme të cilësisë akademike dhe në afrimin e sistemit të arsimit të lartë shqiptar me standardet dhe udhëzimet europiane (ESG).