Strategjia
Vizioni
ASCAL synon të jetë një agjenci e besueshme dhe e pavarur e sigurimit të cilësisë, që promovon një kulturë të qëndrueshme cilësie në arsimin e lartë, në përputhje me standardet dhe udhëzimet europiane (ESG).
Misioni
Të garantojë standardet akademike dhe profesionale të institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri nëpërmjet proceseve transparente e të paanshme të vlerësimit dhe akreditimit.
Objektivat strategjikë
- Forcimi i sistemit të sigurimit të jashtëm të cilësisë dhe i kapaciteteve të agjencisë;
- Afrimi i mëtejshëm me standardet europiane (ESG) dhe bashkëpunimi ndërkombëtar;
- Mbështetja e institucioneve për zhvillimin e kulturës së brendshme të cilësisë;
- Rritja e transparencës dhe e përdorimit të të dhënave në vendimmarrje.