Bazuar në Ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor” dhe VKM nr. 109, datë 15.02.2017, një nga mekanizmat kryesorë të sigurimit të jashtëm të cilësisë është vlerësimi i cilësisë së mësimdhënies nëpërmjet Sondazhit Kombëtar të Studentëve (SKS). Procesi është anonim dhe bazohet tërësisht në opinionin individual të studentëve për institucionet ku ata studiojnë. Të dhënat përpunohen statistikisht dhe përdoren pa referenca individuale. Më poshtë gjeni metodologjinë dhe instrumentet për çdo edicion të SKS.