Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave (M.Sc.) në:

  1. 1.KËSHILLIM PSIKOLOGJIK DHE PSIKOTERAPI POZITIVE

 

Për Programet e Studimit të Ciklit të Tretë që përfundojnë me Doktor (Dr.) në:

  1. 1.SHKENCA EKONOMIKE, me profile:
    1. a.Financë
    2. b.Menaxhim
    3. c.Ekonomi dhe Zhvillim i qëndrueshëm
    4. d.Menaxhim i Sistemeve të Informacionit
  2. 2.SHKENCA SOCIALE, me profile:
    1. a.Shkenca Komunikimi
    2. b.Shkenca politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare
    3. c.Sociologji – Antropologji Sociale
    4. d.Psikologji – Pedagogji
  3. 3.SHKENCA JURIDIKE, me profile:
    1. a.E Drejtë Publike
    2. b.E Drejtë Ndërkombëtare
    3. c.E Drejtë Civile
    4. d.E Drejtë Biznesi

 

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për Programet e Reja të Studimit Master i Shkencave dhe Doktoraturë të kërkuar nga ShLUP “Universiteti Europian i Tiranës”, Tiranë, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

 

  1. Përmbajtja e Programit të ri të Studimit, M.Sc. në “Këshillim Psikologjik dhe Psikoterapi Pozitive”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:

Kushtet:

2.Përmbajtja e Programit të ri të Studimit, Doktoraturë në “Shkenca Ekonomike” me profile: Financë; Menaxhim; Ekonomi dhe Zhvillim i Qëndrueshëm; Menaxhim i Sistemeve të Informacionit, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

3.Përmbajtja e Programit të ri të Studimit, Doktoraturë në “Shkenca Sociale” me profile: Shkenca Komunikimi; Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare; Sociologji – Antropologji Sociale, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

4.Përmbajtja e Programit të ri të Studimit, Doktoraturë në “Shkenca Sociale” me profil: Psikologji – Pedagogji, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet: Të bëhet diferencimi i këtij programi pasi Pedagogjia dhe Psikologjia janë drejtime të ndryshme dhe si të tilla duhen trajtuar edhe në një program doktrature; Të caktohen lëndë specifike për çdo drejtim dhe të përshtatshme për nivelin e shkollës së doktoraturës; personeli akademik të jetë me kualifikim adekuat dhe në përputhje me secilin drejtim; të shikohet mundësia për të bashkëpunuar me Universitetin e Tiranës.

5.Përmbajtja e Programit të ri të Studimit, Doktoraturë në “Shkenca Juridike” me profile: E Drejtë Publike; E Drejtë Ndërkombëtare; E Drejtë Civile; E Drejtë Biznesi, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit:                          Doktoraturë në Shkenca Ekonomike, me profile:

                  1. Financë
                  2. Menaxhim
                  3. Ekonomi dhe Zhvillim i Qëndrueshëm
                  4. Menaxhim i Sistemeve të Informacionit

të hapet

Programi i Studimit:                          Doktoraturë në Shkenca Sociale, me profile:

                  1. Shkenca Komunikimi
                  2. Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare
                  3. Sociologji – Antropologji Sociale
                  4. Psikologji – Pedagogji

të hapet

Programi i Studimit:                          Doktoraturë në Shkenca Juridike, me profile:

                  1. E Drejtë Publike
                  2. E Drejtë Ndërkombëtare
                  3. E Drejtë Civile
                  4. E Drejtë Biznesi

të hapet

Institucioni aplikues ShLUP “Universiteti Europian i Tiranës”, për programin e studimit: M.Sc. në “Këshillim Psikologjik dhe Psikoterapi Pozitive”, pasi të ketë plotësuar kushtet e mësipërme për këtë program studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programit të mësipërm.

Z. Emil Lamani dhe Z. Vladimir Nika nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.