Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor (B.Sc.) në:

  1. MENAXHIM
  2. FINANCË
  3. DREJTËSI
  4. MËSUESI PËR ARSIMIN FILLOR
  5. MËSUESI PËR ARSIMIN PARASHKOLLOR
  6. INFERMIERI

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për Programet e Reja të Studimit, Bachelor, të kërkuara nga Shkolla e Lartë Private “Talenti”, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:

1.Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bachelor në “Menaxhim”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet: Të realizohet modularizimi që përfshin semestra të ndryshëm, ndërkohë që numri i lëndëve të planifikuara ka hapësira; Të rregullohen mospërputhjet në orë/ECTS në syllabuset përkundrejt planit mësimor në lëndët “Parimet e menaxhimit” dhe “Kontabiliteti financiar”; Të saktësohet dhe të zëvendësohet lënda e “Anglishtes” si lëndë me zgjedhje

2.Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bachelor në “Financë”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:

Kushtet:

3.Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bachelor në “Drejtësi”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtin e mëposhtëm, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilit jep vlerësim përfundimtar: Të shihet mundësi që stafi akademik të jetë me kualifikimin e duhur dhe në përputhje me programin e studimit.

4.Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, B.Sc. në “Mësuesi për Arsimin Fillor”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet: Të paraqiten emrat e pedagogëve në shumicën e lëndëve; Të rregullohet përllogaritja e ngarkesës mësimore në auditor për leksione/seminare për çdo lëndë dhe për çdo vit; Të paraqitet literatura e ndarë në bazë dhe ndihmëse për syllabusin e lëndës “Gjuhë e huaj”.

5.Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bachelor në “Mësuesi për arsimin Parashkollor”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet: Të paraqiten emrat e pedagogëve në shumicën e lëndëve; Të rregullohet përllogaritja e ngarkesës mësimore në auditor për leksione/seminare për çdo lëndë dhe për çdo vit; Të paraqitet literatura e ndarë në bazë dhe ndihmëse për syllabusin e lëndës “Gjuhë e huaj”; Të rregullohet mospërputhja e emërtimit të lëndës “Letërsi për fëmijët e moshës parashkollore” të deklaruar në planin mësimor me atë të deklaruar në syllabus.

6.Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bachelor në “Infermieri”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtin e mëposhtëm, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilit jep vlerësim përfundimtar: Të paraqiten marrëveshje bashkëpunimi me spitalet për Praktikën profesional dhe të paraqiten dokumente që dëshmojne formën dhe mënyrat e bashkëpunimit.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit:                          Bachelor në Menaxhim

të hapet

 

Programi i Studimit:                          Bachelor në Mësuesi për Arsimin Fillor

të hapet

 

Programi i Studimit:                          Bachelor në Mësuesi për Arsimin Parashkollor

të hapet

Institucioni aplikues Shkolla e Lartë Private “Universiteti Talenti”, për programet e studimit: Bachelor në “Financë”, Bachelor në “Drejtësi” dhe Bachelor në “Infermieri”, pasi të ketë plotësuar kushtet e mësipërme për secilin program studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programeve të mësipërme.

Z. Emil Lamani dhe Z. Vladimir Nika nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.