Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor në:

  1. GAZETARI – KOMUNIKIM
  2. SOCIOLOGJI – ANTROPOLOGJI SOCIALE

 

Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave (M.Sc.) në:

  1. SHKENCAT E EDUKIMIT, me profile:

a.Politikat e edukimit

b.Administrim shkollor

 

Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master Profesional (MP) në:

1. INFORMATIKË E APLIKUAR, me profile:

a.Dizenjim dhe zhvillim aplikimesh

b.Bazë të dhënash

c.Informatikë sociale

2.MËSUESI

3.PSIKOLOGJI SHKOLLORE

4.SOCIOLOGJI E APLIKUAR, me profile:

a.Anketim social – politik

b.Anketim tregu

 

Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi propozimin për plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 152 datë 18.02.2011, të Programeve të reja të studimit, të kërkuar nga ShLUP “Universiteti Europian i Tiranës”, bazuar në raportin e vlerësimit në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:

1.Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Gazetari – Komunikim”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

2.Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Sociologji – Antropologji Sociale”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

3.Përmbajtja e Programit të ri të studimit, M.Sc. në “Shkencat e Edukimit”, me profile: Politikat e edukimit; Administrim shkollor, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

4.Përmbajtja e Programit të ri të studimit, MP në “Informatikë e aplikuar”, me profile: Dizenjim dhe zhvillim aplikimesh; Bazë të dhënash; Informatikë sociale, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

5.Përmbajtja e Programit të ri të studimit, MP në “Mësuesi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

6.Përmbajtja e Programit të ri të studimit, MP në “Psikologji Shkollore”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:

Kushtet:

7.Përmbajtja e Programit të ri të studimit, MP në “Sociologji e Aplikuar”, me profile: Anketim social-politik;    Anketim tregu, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit:                          Bachelor në Gazetari – Komunikim

                                                          të hapet

 Programi i Studimit:                          Bachelor në Sociologji – Antropologji Sociale

                                                          të hapet

 

Programi i Studimit:                          Master i Shkencave në Shkencat e Edukimit, me profile:

a.Politikat e edukimit

b.Administrim shkollor

                                                          të hapet

 

Programi i Studimit:                          Master Profesional në Informatikë e aplikuar, me profile:

a.Dizenjim dhe zhvillim aplikimesh

b.Bazë të dhënash

c.Informatikë sociale

                            të hapet

 

Programi i Studimit:                          Master Profesional në Mësuesi

                            të hapet

 

Programi i Studimit:                          Master Profesional në Sociologji e Aplikuar, me profile:

a.Anketim social-politik 

b.Anketim tregu

                            të hapet

 

Institucioni  aplikues “Universiteti Europian i Tiranës”, për programin e studimit MP në “Psikologji Shkollore”, pasi të jenë plotësuar kushtet e mësipërme për këtë program studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programit të mësipërm.

Z. Emil Lamani dhe Z. Vladimir Nika nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.